NESËR MBAHET KUVENDI I JASHTËZAKONSHËM ZGJEDHORË I FHK-së

Nesër me fillim prej ora 12:00 ne lokalët e objektit hotelier ‘LA CORT’ mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhorë i Federatës së Hendbollit të Kosovës sipas rekonandimit të Komitetit Olimpik të Kosovës për të hyr në zgjedhje sipas ciklit Olimpik.

 

Në Kuvend pritet të marrinë pjesë 37 delegatët e 33 klubeve dhe dy Shoqatave, të cilët për pos të shyqrtimit dhe Raporteve të pounës dhe ati financiar në mes dy Kuvendeve,  duhet të zgjedhin kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e Bordit të FHK-së.

 

 

Po ashtu do të zgjedhët edhe Këshilli mbikqyrës si dhe tre delegate të cilët do e përfaqësojnë FHK-në në Komitetin Olimpik të Kosovës në periudhën e ardhshme katervjeqare.