Kastrioti e Prishtina në gjysmëfinale të Kupës

Lojtari ka topin në dorë dhe po vrapon, dy bashkëlojtarë të tij po i ndihmojnë duke u munduar t’i ndalojnë dy lojtarët kundërshtarë që mos t’a pengojnë gjuajtjen e lojtarit që ka topin.

Janë luajtur të mërkurën dy ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Ashtu si pritej, Kastrioti e Prishtina kanë kaluar në gjysmëfinale. Fituesi në fuqi i Kupës, Kastrioti, ka fituar në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultatin 43:30. Pjesa e parë ishte më e barabartë dhe u fitua nga ferizajasit me katër gola dallim, 18:14. Por në të dytën dallimi në paraqitjen e skuadrave ishte evident dhe Kastrioti arriti te fitorja bindëse.

Bindshëm ka fituar edhe Prishtina ndaj Drenicës. Ndeshja e luajtur në Prishtinë përfundoj me rezultatin 42:25 për ekipin vendas. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:14.

Të enjten është ndeshja kryesore e çerekfinales në mes të Vëllaznimit dhe Trepçës.

Vushtrria – Kastrioti 30:43 (14:18)

Vushtrria: Melenica, Pllana, F. Musa, A. Musa 6, M. Jashari 10, Selaci 1, Emini, Miftari, Krasniqi 1, Mehmeti 2, Neziri 3, A. Mehmeti, Sadiku, Gubetini 5,F. Jashari 1, L. Krasniqi 1.

Kastrioti: Curri, D. Dugolli, Esati, Syla, Bega 2, A. Dugolli 3, Vozila 6, Selmani 2, Bislimi, Shabani 12, Qerimi 1, Rudari 5, Mustafa 5, Brahimi 1, Selmani 2, Bytyqi 4.

Prishtina – Drenica 42:25 (22:14)

Prishtina: Terziqi 3, Syla 2, Prekazi 2, Ramadani 1, Abazi 10, Ademi, Bajqinovci 8, Gjuka 6, M. Ademi 4, Sherifi 1, Qela, Kuleta, D. Ramadani 1, Havolli 1, Agushi 2, Beqiraj.

Drenica: Geci, Muqolli, Batatina 1, Zekaj 11, Sahiti 3, Binaku 3, Bunjaku, Hamza 2, S. Muqolli 3, Baliu, Zariqi 2.

Lajme tjera