• Shqip
  • English
  • German
  • French
IHF DHE EHF KOSOVËN E DËRGOJNË NË KON
IHF DHE EHF KOSOVËN E  DËRGOJNË NË KON
Ditë më parë në Vjenë në në selinë e EHF-it  krerët e Federatës Evropiane të Hendbollit (më saktësisht më 24 tetor) Jean Brihault (president), Arne Ellovson (nën president), Ralf Dejaco (anetar i Komitetit Ekzekutiv) , Michael Wiederer (sekretar i përgjithshëm) u takuan me krerët  e Federates Ndërkombëtare te Hendbollit  që përfaqësohej nga dr Hassan Moustafa (president),  Miguel Roca (nen- president), Sandi Sholla, Jean Deplançe  (anëtar  të Komitetit ekzekutiv) për ti dakorduar aktivitetet e tyre në periudhën e ardhshme në disa fusha duke filluar organizimit te Kampionateve botërore dhe evropiane, transferimet e transfereve kontinetale të lojtarëve, por e veçanta për ne ishte pika për Federatën e Hendbollit të Kosovës.\r\n\r\n\r\n\r\nDiskutimi i çështjës së zgjedhjës së kërkesës së Federatës së Hendbollit të Kosovës për antarësim të plotë,  ishte në rend dite pas konkluzave të marra në Kongresin e  e 11-të Federates Evropiane te Hendbollit, Kongres ky i mbajtur më 24/25 qershor 2012 në Monte Carlo, kur anëtarët e  Kongresit miratuan  propozimin e Komiteteit ekzekutiv të EHF-it që lënda e FHK-së në bashkëpunim me Federatën Botërore te Hendbollit ti procedohet Komitetit Olimpik Ndërkombëtar  për të dhënë sqarime të tjera lidhur me pranimin e  FHK-së me status te Federatës  me  të drejta të plota në EHF, pasi çështja e Kosovës është politike, sepse në aspektin organizativ,  sportiv dhe garues FHK-ja është federatë më e organizuar më shumë se gjysma e federatave anëtare te plota te EHF-it, kur ti shtohet se që nga18 dhjetori i  vitit 2004 kur FHK-ja u pranua me të drejta të kushtëzuara ne Kongresin e 7-të të EHF-it në Budapest të Hungarisë, skuadrat, lojtarët, gjyqtarët, vëzhguesit, trajneret dhe zyrtaret e FHK-së ishin pjesë e barabartë me federatat anëtare të EHF-it. Kurse nga 5 shkurti 2007 FHK-ja është anëtare po ashtu me të drejta të kushtëzuara edhe nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit, kur ne Keln gjatë Kampionatit Botërorë Ekzekutivi i këtij asociacioni mori vendim, vendim  ky i cili u ratifikua edhe në Kongresin e IHF-it mbajtur në  Madrid nga anëtarët e Kongresit.\r\n\r\nMirepo, me formimin e Shoqatës së sporteve kolektive (Federates se Futbollit, Basketbollit, Hendbollit, Volejbollit, Hokejit ne akull) para 4 vieteve vjen deri te ngadalësimi i pranimit te FHK-së me të drejta të plota, mu për shkak të marrëveshjes së këtij asociacioni.\r\n\r\nEdhe pse kërkesat e FHK-së ishin të parreshtura si ne takime zyrtare ashtu edhe jo zyrtare (si takimi i fundit paradisa ditëve mes kryetarit Mexhit Devaja dhe sekretarit te përgjithshem te EHF-it Michael Wiederer ne Vjenë), pranimi ende nuk ndodhi, prandaj jetësimi i konkluzave të Kongresit te 11-të të EHF-it është një sinjal i mirë që jep shpresa, mirëpo duke e ditur qëndrimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar  nuk duhet të jemi euforik, mirëpo edhe vizita e delegacionit te Komitetit Olimpik ndërkombëtar më 19/20 nëntor qe do ti bëhet Kosovës mund të sqaron shumë enigma.\r\n\r\n 
List of videos
Edicioni 2019/2020
Kastrioti - : - Vushtrria
28.09.2019 | 00:00
P1 Kastrioti - : - Vushtrria
Prizreni - : - BESA Famgas
28.09.2019 | 00:00
P1 Prizreni - : - BESA Famgas
Drita - : - Prishtina
28.09.2019 | 00:00
P1 Drita - : - Prishtina
Vëllaznimi - : - Llapi
28.09.2019 | 00:00
P1 Vëllaznimi - : - Llapi
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 BESA Famgas 0 0 0 0 0 : 0 0 0
2 Kastrioti 0 0 0 0 0 : 0 0 0
3 Prishtina 0 0 0 0 0 : 0 0 0
4 Vëllaznimi 0 0 0 0 0 : 0 0 0
5 Drita 0 0 0 0 0 : 0 0 0
6 Vushtrria 0 0 0 0 0 : 0 0 0
7 Llapi 0 0 0 0 0 : 0 0 0
8 Prizreni 0 0 0 0 0 : 0 0 0
Edicioni 2019/2020
Prishtina 39 : 26 Vëllaznimi
14.09.2019 | 14:30
P1 Prishtina 24 : 13 Vëllaznimi
Jusuf Gërvalla 21 : 32 Ferizaj
14.09.2019 | 13:30
P1 Jusuf Gërvalla 9 : 15 Ferizaj
Kastrioti 26 : 22 Shqiponja
14.09.2019 | 17:00
P1 Kastrioti 13 : 13 Shqiponja
Drita 9 : 36 Vushtrria
14.09.2019 | 17:30
P1 Drita 4 : 16 Vushtrria
Samadrexha - : - Istogu
20.09.2019 | 18:00
P1 Samadrexha - : - Istogu
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Vushtrria 1 1 0 0 36 : 9 27 2
2 Prishtina 1 1 0 0 39 : 26 13 2
3 Ferizaj 1 1 0 0 32 : 21 11 2
4 Kastrioti 1 1 0 0 26 : 22 4 2
5 Istogu 0 0 0 0 0 : 0 0 0
6 Samadrexha 0 0 0 0 0 : 0 0 0
7 Shqiponja 1 0 0 1 22 : 26 -4 0
8 Jusuf Gërvalla 1 0 0 1 21 : 32 -11 0
9 Vëllaznimi 1 0 0 1 26 : 39 -13 0
10 Drita 1 0 0 1 9 : 36 -27 0

Facebook