Historiku
2002
Hendbolli në rërë apo në termin ndërkombëtar BEACH HANDBALL në Kosovë zanafillën e ka në vitin 2002 kur pas një takimi ne Shkup me Përfaqësuesit skuadrës nga Turqia ‘KILIQOGLU’ kryetari i atëhershëm i FHK-së tani kryetar nderi Mexhit Devaja dhe Izet Gjinovci sekretar i përgjithshëm morrën ftesën nga zyrtarët e klubit turk, që Përfaqësuesja e Kosovës të merr pjesë në Turneun e dytë ndërkombëtar në rërë “ANTALYA 2002″ që organizohej ne qytetin e njohur bregdetar te Turqisë.
Perfaqesuesja drejtohej nga Përzgjedhësi Tefik Mikushnica, kurse në përberje të Përfaqësuesës ishin lojtarët Sami Çerkini, Veton Hajrizi, Florent Beqiri, Arben Muqolli, Alban Dobroshi, Shehadin Zenuni, Shaqir Kertoku,Faton Ferati, Erhan Shahini, Rijad Hasani, ndërsa udhëheqës rruge ishte Syrja Shalqini. Edhe pse për herë të parë luajtën me shumë sukses në këtë event me rëndësi të veçant për hendbollin e Kosovës.
Në vitin 2003 Përfaqësuesja e Kosovës morri pjesë në tre (3) turne ndërkombëtarë në hendbollin në rërë:
– ” ALANYA 2003″ në Allanja të Turqisë nga data nën organizimin e Federatës së Turqisë dhe Federatës së Hendbollit të Evropës
– “ANTALYA 2003″ në Anatalya të Turqisë nga data
– ” ALANYA 2003″ në Allanja të Turqisë nga data
“ANTALYA 2003″ në Anatalya të Turqisë
Përfaqësuesja e Kosovës ne turnet e vitit 2003 të lartëshënenuara drejtohej nga Përzgjedhësi Verim Zherka, i cili ne dispozicion kishte këta lojtarë: Veton Hajrizi, Shaqir Kërtoku, Alban Dobroshi, Faton Ferati, Shehadin Zenuni, Rijad Hasani, Leonard Cula, Burim Zaskoku, kurse Syrja Shalqini ishte udhehëqes rruge.
Në Turneun e ‘ANTALYA 2003″ portieri Veton Hajrizi i Përfaqësuesës së Kosovës u shpall portieri më i mirë i turneut kurse, Përfaqësuesja e Kosovës u plasua ne vendin e katertë në konkurrencën e 21 skuadrave.
“GIRNE 2003″ në qytetin Girne të Qipros veriore nga data