• Shqip
  • English
  • German
  • French
Besa fiton derbin e fortë dhe dramatik në Ferizaj
Besa fiton derbin e fortë dhe dramatik në Ferizaj
Kampioni aktual, Besa Famgas ka barazuar pikët me Kastriotin në krye të tabelës pasi e ka mposhtur këtë skuadër të shtunën mbrëma në Ferizaj. Superderbin e fortë të luajtur para afro 1200 shikuesve, Besa e fitoi me rezultat 23:22, me gol të shënuar në sekondën e fundit. Ishte aloja B. Idrizi që shënoi golin e fitores në sekondën e fundit të ndeshjes. Tani dy skuadrat e para i kanë nga 36 pikë dhe gara e fortë mes tyre për vendin e parë dhe për titull pritet të vazhdojë deri në fund të kampionatit.
Derbi i javës 20 të Superligës A ashtu si pritej ishte shumë i fortë. Sidomos në mbrojtje skuadrat kanë dhënë shumë dhe për këtë edhe numri i golave nuk ishte i madh. Kastrioti ka nisur më mirë ndeshjen duke krijuar epërsi 5:1 e 6:2, por pejanët nuk janë ndalur dhe kanë barazuar rezultatin në minutën e 20-të (6:6). Më pas kanë kaluar në epërsi me një gol. Por të udhëhequr nga D. Terziqi, Kastrioti ka mbyllur pjesën e parë me një gol epërsi, 11:10.
Lojë e fortë ka vazhduar edhe në pjesën e dytë. Kastrioti ka krijuar epërsi 13:10 e 14:11, por lojtarët e Besës kanë vazhduar me angazhim dhe kanë kaluar në epërsi 17:16 në minutën e 45-të. Në minutën e 50-të Besa krijoi epërsi prej dy gola, 20:18. Kastrioti sërish ktheu epërsinë, 21:20, por Besa shënoi dy gola për 22:21. Afrikani që debutoi për Kastriotin, P. Bassomben shënoi në minutën e fundit për 22:22, por Besa pati edhe disa sekonda për aksion dhe e shfrytëzoi maksimalisht kohën për të shënuar gol dhe për të fituar derbin e madh.
Tani Besa ka dy fitore ndaj Kastriotit, ndërsa deri në fund të Superligës A e luajnë edhe një ndeshje në Pejë. Më pas priten përballje mes dy skuadrave edhe në plejof. D. Terziqi ishte më efikasi te Kastrioti me 12 gola, kurse te Besa pesë gola i shënoi D. Tahirukaj.
Të shtunën janë luajtur edhe dy ndeshjet tjera të javës së 20-të në Superligën A dhe dy ndeshjet e javës së 19-të të Superligës B.

Superliga A – 20
Vushtrria – Drita 31:29 (14:11)

Vushtrria: Melenica, Shabani 8 , Ar. Karaça 2, Gubetini 6, Sadiku, Neziri 3, A. Karaça 1, Emini, Lahu, Ademi 2, Musa 6, Jashari 3, Demiri, Ibishi

Drita: Sylejmani, Sllamniku 5, Bunjaku 3, Veliu 3, Mehmeti 3, Misini 8, Latifi 7

Vëllaznimi - Prishtina 23:35 (11:15)

Vëllaznimi: Luzha 1, Hoxha, Spahija 1, Halili 1, Mamusha 1, Gaxha 1, Rexha 5, Rama 1, Neziri 12, Bardhoku

Prishtina: Agushi, Berisha, Beqiraj, Krasniqi 8, Basholli 5, Bajqinovci 3, Fetahu 2, Visoka 1, Shahini 3, Beshiri 4, Gjuka 4, Kastrati 5

Kastrioti – Besa Famgas 22:23 (11:10)

Kastrioti: Curri, Syla, B. Syla 1, Zherka, A. Dugolli, Prekazi, Terziqi 12, Shabani 3, Ramadani, Rudari, Mustafa, Esati, Rajatoski 1, D. Dugolli, Basomben 5

Besa Famgas: Idrizi 4, Vokshi, Broqi, Gjuka 4, Jupa 4, Tetova, Dr. Tahirukaj 5, D. Tahirukaj 2, Ramosaj 1, Kukrika 1, Bislimi, Çuziq 2, Muqolli, Sylejmani, Mehmeti, Berisha

Superliga B - 19
Trepça – Samadrexha 37:32 (20:16)

Trepça: Terziqi, Buqinca, Fejzullahu 4, Mujka 8, Maxhera 8, Abazxhiku 5, Pllana, Zhuri, Çabra 1, Shala 1, Sejdijaj 2, Shabani 8

Samadrexha: K. Maloku 1, A. Maloku 3, S. Maloku 7, B. Maloku 6, Jashari 4, Basholli 3, Krasniqi 2, Hyseni 5, Bunjaku
List of videos
Sezoni 2018/2019
Besa Famgas 39 : 10 Vëllaznimi
11.05.2019 | 17:00
P1 Besa Famgas 19 : 4 Vëllaznimi
Kastrioti 28 : 21 Prishtina
11.05.2019 | 19:00
P1 Kastrioti 12 : 8 Prishtina
Vëllaznimi 12 : 37 Besa Famgas
15.05.2019 | 19:00
P1 Vëllaznimi 6 : 20 Besa Famgas
Prishtina 26 : 32 Kastrioti
15.05.2019 | 18:00
P1 Prishtina 14 : 17 Kastrioti
Besa Famgas - : - Kastrioti
22.05.2019 | 20:30
P1 Besa Famgas - : - Kastrioti
Kastrioti - : - Besa Famgas
25.05.2019 | 00:00
P1 Kastrioti - : - Besa Famgas
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Besa Famgas 28 26 0 2 935 : 487 448 52
2 Kastrioti 28 24 1 3 1042 : 609 433 49
3 Prishtina 28 19 2 7 948 : 700 248 40
4 Vëllaznimi 28 9 4 15 705 : 873 -168 22
5 Vushtrria 28 9 5 14 721 : 898 -177 22
6 Drita 28 10 0 18 735 : 890 -155 19
7 Trepça 24 11 1 12 649 : 732 -83 23
8 Drenica 24 8 2 14 619 : 717 -98 18
9 Zhegra 24 7 1 16 712 : 874 -162 15
10 Samadrexha 24 1 0 23 612 : 898 -286 2
Sezoni 2018/2019
Istogu 35 : 26 Shqiponja
11.05.2019 | 19:00
P1 Istogu 16 : 10 Shqiponja
Vushtrria 26 : 19 Prishtina
11.05.2019 | 17:00
P1 Vushtrria 12 : 11 Prishtina
Shqiponja 25 : 31 Istogu
15.05.2019 | 15:00
P1 Shqiponja 13 : 17 Istogu
Prishtina 22 : 24 Vushtrria
15.05.2019 | 16:00
P1 Prishtina 11 : 12 Vushtrria
Istogu - : - Vushtrria
22.05.2019 | 00:00
P1 Istogu - : - Vushtrria
Vushtrria - : - Istogu
25.05.2019 | 00:00
P1 Vushtrria - : - Istogu
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 18 17 0 1 642 : 366 276 34
2 Vushtrria 18 15 1 2 642 : 378 264 31
3 Prishtina 18 12 3 3 574 : 407 167 27
4 Shqiponja 18 11 1 6 594 : 453 141 23
5 Kastrioti 18 10 1 7 450 : 387 63 20
6 Drita 18 7 0 11 476 : 570 -94 14
7 Samadrexha 18 7 0 11 416 : 531 -115 14
8 Jusuf Gervalla 18 4 1 13 385 : 540 -155 9
9 Vëllaznimi 18 3 1 14 356 : 628 -272 7
10 Vjosa 18 0 0 18 242 : 517 -275 0

Facebook