• Shqip
  • English
  • German
  • French
Cabanas: Objektivi kryesor është kualifikimi
Cabanas: Objektivi kryesor është kualifikimi

Trajneri spanjoll i Besa Famgas, Javier Cabanas ka vlerësuar se Bosna Vispak Visoko është kundërshtar i kalueshëm.
Besa Famgas takohet me Bosnën në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Ndeshja e parë luhet në Bosnjë kurse e dytë në Pejë. Të dy ndeshjet luhen në nëntor, kurse zhvillimi i ndeshjes së dytë në Pejë është përparësi për kampionin kosovar.
“Nuk di shumë gjëra për Bosna Visokon në këtë moment. Është ekipi i tretë në Bosnjë dhe mendoj se kemi shanse të fitojmë këto ndeshje eliminatore. Mendoj po ashtu se ka pasur ekipe më të vështira të mundshme në short. Ndeshjen e dytë do ta luajmë në shtëpi dhe kjo është mirë për ne. Objektivi ynë kryesor është të fitojmë eliminatoret dhe të luajmë në raundin e tretë. Në ditët e ardhshme do të kemi më shumë informata për kundërshtarin”, ka thënë Cabanas për faqen zyrtare të FHK-së.
Besa Famgas ka synime të mëdha për garat evropiane këtë edicion. Pos Cabanasit ka angazhuar edhe lojtarë cilësorë të huaj. Natyrisht e ka fondin shumë të pasur me lojtarë cilësorë të vendit.
List of videos
Edicioni 2020/2021
Edicioni 2020/2021
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Besa Famgas 0 0 0 0 0 : 0 0 0
2 Prishtina 0 0 0 0 0 : 0 0 0
3 Trepça 0 0 0 0 0 : 0 0 0
4 Kastrioti 0 0 0 0 0 : 0 0 0
5 Vëllaznimi 0 0 0 0 0 : 0 0 0
6 Vushtrria 0 0 0 0 0 : 0 0 0
7 Prizreni 0 0 0 0 0 : 0 0 0
8 Drenica 0 0 0 0 0 : 0 0 0
9 Llapi 0 0 0 0 0 : 0 0 0
10 Zhegra 0 0 0 0 0 : 0 0 0
Ediconi 2020/2021
Ediconi 2020/2021
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Ferizaj 0 0 0 0 0 : 0 0 0
2 Istogu 0 0 0 0 0 : 0 0 0
3 Vushtrria 0 0 0 0 0 : 0 0 0
4 Prishtina 0 0 0 0 0 : 0 0 0
5 Kastrioti 0 0 0 0 0 : 0 0 0
6 Jusuf Gërvalla 0 0 0 0 0 : 0 0 0
7 Shqiponja 0 0 0 0 0 : 0 0 0
8 Samadrexha 0 0 0 0 0 : 0 0 0
9 Vëllaznimi 0 0 0 0 0 : 0 0 0
10 Vjosa 0 0 0 0 0 : 0 0 0
11 Drita 0 0 0 0 0 : 0 0 0

Facebook