• Shqip
  • English
  • German
  • French
Derbi i vërtetë në Vushtrri
Derbi i vërtetë në Vushtrri
Një derbi shumë i fortë dhe dramatik është luajtur të shtunën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Në prani të rreth 400 shikuesve u zhvillua ndeshja në mes të Vushtrrisë dhe Trepçës. Rezultati në fund ishte i barabartë, 29:29. Ndeshja i takoi javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Trepça renditet e treta me 16 pikë, kurse Vushtrria mbanë vendin e pestë me 11 pikë.
Vushtrria ka fituar pjesën e parë me rezultat 18:14 dhe ishte në epërsi thuajse gjatë tërë ndeshjes. Por në fundin dramatik, mitrovicasit ia dolën të fitojnë një pikë të madhe.
Vushtrria e hapi më mirë ndeshjen dhe në pjesën e parë vazhdimisht ishte në epërsi prej, një, dy e tre gola, kurse në fund të pjesës së parë epërsia u ngrit në katër gola. Edhe në pjesën e dytë në tri raste vushtrriasit krijuan epërsi prej katër golave, kurse Trepça për herë të parë barazoi në minutën e 56-të (27:27). Vushtrria kaloi në epërsi 28:27, kurse rezultati u barazua në 28:28. Në minutën e 59-të prap Vushtrria kaloi në epërsi 29:28, ndërsa Trepça në minutën e 60-të barazoi rezultatin në 29:29 përmes pivotit S. Maxhera. Vushtrria e kishte edhe një sulm, por pa ia dalur të realizoi, kështu që ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë. Vushtrria kishte përkrahje të madhe të shikuesve.
F. Klinaku shënoi 10 gola për Vushtrrinë, 6 i realizoi L. Gubetini kurse 5 M. Jashari. Te Trepça më efikasët ishin S. Maxhera e A. Shabani me nga 7 gola.
Në dy ndeshjet tjera të luajtura të shtunën, Besa Famgas shënoi fitore të lartë ndaj Vëllaznimit, kurse Prishtina ndaj Prizrenit.

Vushtrria – Trepça 29:29 (18:14)

Vushtrria: Pllana, Ibishi, Gubetini 6, F. Jashari, Klinaku 10, Sadiku, Abazxhiku 3, M. Jashari 5, Karaqa 2, Miftari, Selaci, A.Karaqa, Musa 3, Emini, Mehmeti

Trepça: B. Terziqi, Buqinca, Sejdijaj, Mujka 1, Beqiri, Maxhera 7, Zhuri, Shala 3, A. Shabani 7, Nimani 1, Qabra, R. Shabani 2, K. Terziqi, Neziri 2, Cimili 6, Fejzullahu

Prishtina – Prizreni 51:25 (22:9)

Prishtina: Bajqinovci 11, Fetahu, Beshiri 6, Prekazi 6, Terziqi 5, Hoxha 3, Abazi 8, Kuleta 6, Ademi 1, Sherifi 1, Agushi, Beqiraj

Prizreni: Etemi, Thaqi 1, Ferati, Topalli 1, Leka 1, J. Thaqi, Krasniqi 2, A. Krasniqi 2, Gashi 1, Skenderi 2, Ahmetaj 3, Spahiu 6, Mehmeti 5, Koro, Bytyqi

Besa Famgas – Vëllaznimi 53:27 (23:10)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 6, Vokshi, Jupa 6, Y. Muqolli 8, Mushkolaj 2, Luzha, Visoka 2, Tahirukaj 12, Kukrika 1, Prce 5, Thaqi, Ramosaj 2, Gjuka 4, J. Muqolli 4

Vëllaznimi: Rama 1, Fana 5, Neziri 7, Mehmeti, Mamusha 4, Pozhegu, Rexha 2, Morina, Luzha 3, Halili 5, Brahushi
List of videos
Edicioni 2019/2020
Prishtina - : - Vushtrria
15.02.2020 | 00:00
P1 Prishtina - : - Vushtrria
Llapi - : - BESA Famgas
15.02.2020 | 00:00
P1 Llapi - : - BESA Famgas
Drenica - : - Kastrioti
15.02.2020 | 00:00
P1 Drenica - : - Kastrioti
Prizreni - : - Trepça
15.02.2020 | 00:00
P1 Prizreni - : - Trepça
Vëllaznimi - : - Drita
15.02.2020 | 00:00
P1 Vëllaznimi - : - Drita
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 BESA Famgas 14 14 0 0 628 : 286 342 28
2 Prishtina 14 13 0 1 602 : 381 221 26
3 Trepça 14 9 2 3 457 : 411 46 20
4 Kastrioti 14 9 0 5 522 : 437 85 18
5 Vushtrria 14 6 3 5 424 : 444 -20 15
6 Vëllaznimi 14 6 0 8 435 : 466 -31 12
7 Drenica 14 4 0 10 423 : 506 -83 8
8 Prizreni 14 3 1 10 406 : 533 -127 7
9 Llapi 14 3 0 11 398 : 514 -116 6
10 Drita 14 0 0 14 362 : 679 -317 0
Edicioni 2019/2020
Vëllaznimi - : - Prishtina
15.02.2020 | 00:00
P1 Vëllaznimi - : - Prishtina
Ferizaj - : - Jusuf Gërvalla
15.02.2020 | 00:00
P1 Ferizaj - : - Jusuf Gërvalla
Shqiponja - : - Kastrioti
15.02.2020 | 00:00
P1 Shqiponja - : - Kastrioti
Vushtrria - : - Drita
15.02.2020 | 00:00
P1 Vushtrria - : - Drita
Istogu - : - Samadrexha
15.02.2020 | 00:00
P1 Istogu - : - Samadrexha
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 9 8 0 1 298 : 195 103 16
2 Ferizaj 9 8 0 1 340 : 241 99 16
3 Vushtrria 9 7 0 2 291 : 192 99 14
4 Prishtina 9 7 0 2 270 : 197 73 14
5 Kastrioti 9 4 0 5 245 : 252 -7 8
6 Jusuf Gërvalla 9 3 2 4 207 : 249 -42 8
7 Vëllaznimi 9 2 1 6 248 : 308 -60 5
8 Samadrexha 9 2 1 6 208 : 275 -67 5
9 Shqiponja 9 2 0 7 225 : 271 -46 4
10 Drita 9 0 0 9 174 : 326 -152 0

Facebook