• Shqip
  • English
  • German
  • French
Derbi interesant i takon Kastriotit
Derbi interesant i takon Kastriotit


Drita ishte në epërsi pas pjesës së parë, por nuk ka arritur të mbajë epërsinë deri në fund të ndeshjes me Kastriotin. Kështu skuadra ferizajase, Kastrioti e fitoi kryendeshjen e parë të javës së tetë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Të mërkurën në palestrën në Gjilan, Kastrioti fitoi me tri gola dallim, 28:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:13 në të mirë të gjilanasve.

Ndeshja ishte e fortë dhe me rivalitet, ndërsa në pjesën e dytë mysafirët nuk ia dolën të shkëputën deri në minutën e 50-të. Në minutën e46-të rezultati u barazua në 21:21 e më pas Kastrioti shënoi tri gola për epërsinë 24:21 në minutën e 50-të. Por vendasit nuk u ndalën dhe ngushtuan rezultatin në 25:24 në minutën e 55-të. Më pas lotarët e Kastriotit shënuan dy herët për 27:24, vendasit ngushtuan epërsinë në 27:25 dhe fare në fund mysafirët realizuan për rezultatin përfundimtar, 28:25.

Kështu Kastrioti është kthyer te fitorja pas disfatës që pësoi në Pejë të shtunën. Kastrioti tani i ka 14 pikë. Për Dritën ishte disfata e dytë pas asaj nga Besa, ndërsa mbetet me 12 pikë.

Të mërkurën u luajt edhe takimi në mes të Trepçës dhe Zhegrës. Zhegrasit fituan në Mitrovicë me rezultat 37:31. Për Zhegrën ishte fitorja e dytë rresht, pas asaj ndaj Samadrexhës. Trepça pësoi humbjen e pestë.

Tri ndeshjet tjera të javës së tetë janë të enjten. Në kryeqytet prej orës 19:00 luhet kryendeshja tjetër në mes të Prishtinës e Besa Famgas.

 

 

Drita – Kastrioti 25:28 (14:13)

 

Drita: Buqinca, Sylejmani 1, Cimili 4, Maxhera 3, Gubetini 5, Shahini 1, Veliu, Selmani 5, Azizi 4, Misini 2, Shaqiri, Mehmeti, Mustafi

 

Kastrioti: Kolev, K. Syla 2, B. Syla 1, Salihu 3, A. Dugolli 1, Prekazi 4, Terziqi 4, Shabani 3, Haxhimusa 1, Ramadani 2, D. Dugolli, Rudari, Mustafa, Esati, Rajatoski 7

 

Trepça – Zhegra 31:37 (12:15)

 

Trepça: Terziqi, Tahiri, Shabani 13, Mujka 13, Qabra 3, Fejzullahu, Voca, Y. Beqiri 2, Eg. Çela, E. Beqiri, E. Çela

 

Zhegra: Jakupi, Kuregjaj, A. Isufi 8, A. Haziri 7, SHaqiri 3, Agushi 4, Aliu 8, Murseli 4, L. Haziri 3

List of videos
Sezoni 2018/2019
Drita 21 : 29 Drenica
16.02.2019 | 17:30
P1 Drita 11 : 16 Drenica
Trepça 29 : 23 Vëllaznimi
15.02.2019 | 18:30
P1 Trepça 14 : 10 Vëllaznimi
Samadrexha 28 : 32 Zhegra
16.02.2019 | 19:00
P1 Samadrexha 11 : 18 Zhegra
Prishtina 37 : 27 Vushtrria
17.02.2019 | 14:30
P1 Prishtina 17 : 12 Vushtrria
Kastrioti 20 : 17 Besa Famgas
16.02.2019 | 19:00
P1 Kastrioti 8 : 7 Besa Famgas
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Kastrioti 16 15 0 1 605 : 341 264 30
2 Besa Famgas 16 14 0 2 537 : 282 255 28
3 Prishtina 16 14 0 2 588 : 393 195 28
4 Drita 16 10 0 6 484 : 444 40 20
5 Vëllaznimi 16 5 2 9 389 : 468 -79 12
6 Vushtrria 16 5 2 9 385 : 484 -99 11
7 Trepça 16 5 1 10 365 : 491 -126 11
8 Zhegra 16 4 1 11 463 : 609 -146 9
9 Drenica 16 3 2 11 373 : 489 -116 8
10 Samadrexha 16 1 0 15 392 : 580 -188 2
Sezoni 2018/2019
Drita - : - Shqiponja
02.03.2019 | 00:00
P1 Drita - : - Shqiponja
Prishtina - : - Vëllaznimi
02.03.2019 | 00:00
P1 Prishtina - : - Vëllaznimi
Vushtrria - : - Vjosa
02.03.2019 | 00:00
P1 Vushtrria - : - Vjosa
Kastrioti - : - Samadrexha
02.03.2019 | 00:00
P1 Kastrioti - : - Samadrexha
Jusuf Gervalla - : - Istogu
02.03.2019 | 00:00
P1 Jusuf Gervalla - : - Istogu
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 9 8 0 1 348 : 189 159 16
2 Vushtrria 9 8 0 1 336 : 191 145 16
3 Shqiponja 9 6 1 2 320 : 217 103 13
4 Kastrioti 9 6 1 2 267 : 213 54 13
5 Prishtina 9 5 2 2 277 : 208 69 12
6 Samadrexha 9 4 0 5 213 : 277 -64 8
7 Drita 9 3 0 6 234 : 297 -63 6
8 Jusuf Gervalla 9 2 0 7 208 : 302 -94 4
9 Vëllaznimi 9 1 0 8 183 : 342 -159 2
10 Vjosa 9 0 0 9 148 : 298 -150 0

Facebook