• Shqip
  • English
  • German
  • French
Edhe një ngjarje e madhe e hendbollit botëror në Kosovë
Edhe një ngjarje e madhe e hendbollit botëror në Kosovë
Kosova shumë herë deri më tani është dëshmuar si organizatore shumë e mirë e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare të hendbollit. Në vendin tonë është organizuar Kampionati i parë i IHF-së për vendet në zhvillim, në vitin 2015. Federata Ndërkombëtare na ka besuar edhe garën IHF Trophy për Evropë e më pas edhe fazën interkontinentale, e po ashtu kemi organizuar turne kualifikues për femra dhe ngjarje tjera. Ngjarje të rëndësishme në vendin tonë do të organizohen edhe në të ardhmen.
Kosova do të mirëpres në vitin 2022 kampionatin botëror në hendboll për universitete. Organizimi i këtij botërori të premten i është besuar Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës. Bashkorganizator i kësaj ngjarje me rëndësi do të jetë Federata e Hendbollit të Kosovës. Federata jonë i ka dhënë letër përkrahëse Federatës së Sporteve Universitare, ndërsa do të jetë shumë e përfshirë në organizimin e kësaj ngjarje me peshë.
Është Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU) që ka vendosur që në Kosovë të organizohet Botërori i Universiteteve në hendboll në vitin 2022. FISU do të jetë në koordinim të plotë me IHF-në, njëjtë si dy federatat tona.
Kjo ngjarje e madhe universitare do t’i shërbejë promovimit të mëtejmë të hendbollit, që ka kohë që është stabilizuar si një prej sporteve kryesore në vend. Në Kosovë do të qëndrojnë delegacione nga e tërë bota, gjyqtarë e zyrtarë e po ashtu do të mbahen trajnime të ndryshme e organizime gjatë kohës së Botërorit.
“Është sukses i përbashkët. Do të bashkëpunojmë ngushtë me Federatën e Hendbollit të Kosovës. Do të jetë një ngjarje e madhe për zhvillimin e hendbollit dhe sportit në Kosovë, në veçanti e sportit universitar. Pres mbështetje nga të gjithë që t’i tregojmë botës se ne dimë dhe meritojmë këtë organizim, më të madhin deri më tani. Ta bëjmë Kosovën vend të sportit dhe të rinisë sonë të mrekullueshme”, ka theksuar Musa Selimi, kryetar i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës. Vitin e ardhshëm Botërorin e Universiteteve në hendboll e organizon qyteti polak Lodz.
List of videos
Edicioni 2019/2020
Prishtina - : - Vushtrria
15.02.2020 | 00:00
P1 Prishtina - : - Vushtrria
Llapi - : - BESA Famgas
15.02.2020 | 00:00
P1 Llapi - : - BESA Famgas
Drenica - : - Kastrioti
15.02.2020 | 00:00
P1 Drenica - : - Kastrioti
Prizreni - : - Trepça
15.02.2020 | 00:00
P1 Prizreni - : - Trepça
Vëllaznimi - : - Drita
15.02.2020 | 00:00
P1 Vëllaznimi - : - Drita
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 BESA Famgas 14 14 0 0 628 : 286 342 28
2 Prishtina 14 13 0 1 602 : 381 221 26
3 Trepça 14 9 2 3 457 : 411 46 20
4 Kastrioti 14 9 0 5 522 : 437 85 18
5 Vushtrria 14 6 3 5 424 : 444 -20 15
6 Vëllaznimi 14 6 0 8 435 : 466 -31 12
7 Drenica 14 4 0 10 423 : 506 -83 8
8 Prizreni 14 3 1 10 406 : 533 -127 7
9 Llapi 14 3 0 11 398 : 514 -116 6
10 Drita 14 0 0 14 362 : 679 -317 0
Edicioni 2019/2020
Vëllaznimi - : - Prishtina
15.02.2020 | 00:00
P1 Vëllaznimi - : - Prishtina
Ferizaj - : - Jusuf Gërvalla
15.02.2020 | 00:00
P1 Ferizaj - : - Jusuf Gërvalla
Shqiponja - : - Kastrioti
15.02.2020 | 00:00
P1 Shqiponja - : - Kastrioti
Vushtrria - : - Drita
15.02.2020 | 00:00
P1 Vushtrria - : - Drita
Istogu - : - Samadrexha
15.02.2020 | 00:00
P1 Istogu - : - Samadrexha
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 9 8 0 1 298 : 195 103 16
2 Ferizaj 9 8 0 1 340 : 241 99 16
3 Vushtrria 9 7 0 2 291 : 192 99 14
4 Prishtina 9 7 0 2 270 : 197 73 14
5 Kastrioti 9 4 0 5 245 : 252 -7 8
6 Jusuf Gërvalla 9 3 2 4 207 : 249 -42 8
7 Vëllaznimi 9 2 1 6 248 : 308 -60 5
8 Samadrexha 9 2 1 6 208 : 275 -67 5
9 Shqiponja 9 2 0 7 225 : 271 -46 4
10 Drita 9 0 0 9 174 : 326 -152 0

Facebook