• Shqip
  • English
  • German
  • French
Hendbollistet e Kosovës të hënën nisin përgatitjet për ndeshjet me Hungarinë e Holandën
Hendbollistet e Kosovës të hënën nisin përgatitjet për ndeshjet me Hungarinë e Holandën
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Florent Beqiri të dielën ka publikuar listën me emrat e lojtareve për dy ndeshjet e para eliminatore për kampionatin evropian të vitit të ardhshëm. Kosova më 27 shtator në Budapest përballet me Hungarinë, ndërsa më 1 tetor e pret Holandën. Këto ndeshje i takojnë grupit të shtatë të eliminatoreve për evropianin e vitit 2018. Në këtë grup bënë pjesë edhe Bjellorusia. Dy të parat e grupit kualifikohen, ndërsa gjasa ka edhe përfaqësuesja e vendit të tretë.
Kosova për herë të parë paraqitet në fazën kryesore kualifikuese për evropian. Këtë sukses historik e ka arritur duke mposhtur në parakualifikime Gjeorgjinë (30:19) e Izraelin (32:25). Parakualifikimet ishin zhvilluar në Kosovë në qershor të këtij viti.
Tani para hendbollisteve të Kosovës janë ndeshje dukshëm më të forta. Përzgjedhësi Beqiri për dy ndeshjet e para ka ftuar 18 hendbolliste, nëntë të klubeve të Kosovës dhe nëntë tjera të klubeve të huaja. Bëhet fjalë për lojtare me moshë të re, për të cilat kualifikimet do të jenë një përvojë shumë e rëndësishme. Shtabi teknik i përfaqësueses është i vetëdijshëm për forcën e ekipeve rivale, ndërsa pritjet janë për paraqitje të mira.
Përfaqësuesja do të grumbullohet të hënën (nesër) nga ora 18:00 në Gjakovë. Do të ushtrohet nga dy herë në ditë në palestrën “Shani Nushi”, ndërsa akomodimi do të bëhet në Hotel Jakova. Për në Hungari, përfaqësuesja udhëton më 26 shtator, një ditë para ndeshjes.
Janë disa hendbolliste që do të luajnë për herë të parë në përfaqësuesen A. Nga grupmosha e junioreve përfaqësueses A i janë bashkuar Sara Rexhepi, Arrita Kursani, Hana Hot, Pashke Marku, Leunita Gashi, Merlinda Qorraj. Prej 18 lojtareve të grumbulluara, dy do të mbesin jashtë për ndeshje. Me gjithë paralajmërimin, përzgjedhësi Beqiri ende nuk mund të llogarisë në lojtare si Albesa Kuqi (Norvegji) e Edona Krasniqi (Austri). E pasigurtë është edhe paraqitja e Dorentina Osmanit që është në listën e të ftuarave. Të tri këto lojtare pritet të luajnë në vazhdim të eliminatoreve.  
“Për herë të parë na bashkohen lojtare si Qorraj, Rexhepi, Marku, Gashi e Hot, ndërsa aty janë edhe Demaj, Gjikokaj e Aliu. Të gjithë këto luajnë jashtë vendit dhe unë pres që kualiteti të ngrihet. Presim kontribut të madh edhe nga lojtaret që luajnë në klubet kosovare. Do të ushtrojmë nga dy herë në ditë dhe do të koncentrohemi në taktikë, por edhe forcë, shpejtësi e eksplozivitet. Do të paraqitemi me lojtare të reja, që janë perspektivë për hendbollin kosovar. Na duhen së paku 4 deri në 6 vjet për të arritur nivelin e shteteve të rajonit dhe më gjerë. Natyrisht na presin dy ndeshje shumë të vështira, me superfuqi të hendbollit”, ka thënë përzgjedhësi Florent Beqiri.
Evropiani mbahet në Francë prej 30 nëntorit deri më 16 dhjetor të vitit të ardhshëm. Gjithsej do të marrin pjesë 16 përfaqësuese.
Lista e lojtareve
Valbona Rudaku (Shqiponja), Aurora Shehdadi (Istogu), Leunita Gashi (Lugi HF – Suedi), Dorentina Osmani (Follo J18 – Norvegji), Pashke Marku (Kreuzlingen – Zvicër), Merlinda Qorraj (IK Vag -Norvegji), Elma Kameri (Istogu), Arrita Kursani (Vëllaznimi), Albina Rugova (Istogu), Sara Rexhepi (Skanderborg – Danimarkë), Fitore Aliu (Kappelëindeck – Gjermani), Arlinda Krasniqi (Istogu), Aida Stagova (Prishtina), Xhevahire Bajrami (Shqiponja), Mirela Gjikokaj (Follo J18 – Norvegji), Leonora Demaj (Sønderjyske– Danimarkë),  Hana Hot (Prvi AS – Mali i Zi) dhe Pravera Ferataj (Prishtina)

List of videos
Sezoni 2017/2018
Drita 34 : 31 Zhegra
21.10.2017 | 19:00
P1 Drita 14 : 14 Zhegra
Vëllaznimi - : - Samadrexha
23.10.2017 | 18:30
P1 Vëllaznimi - : - Samadrexha
Trepça - : - Kastrioti
25.10.2017 | 18:00
P1 Trepça - : - Kastrioti
Llapi 18 : 52 Besa FamGas
21.10.2017 | 16:00
P1 Llapi 8 : 26 Besa FamGas
Prishtina 44 : 28 Vushtrria
21.10.2017 | 14:30
P1 Prishtina 19 : 17 Vushtrria
Sezoni 2017/2018
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Besa FamGas 6 6 0 0 263 : 123 140 12
2 Prishtina 6 6 0 0 233 : 147 86 12
3 Drita 6 4 0 2 179 : 173 6 8
4 Kastrioti 5 3 0 2 139 : 141 -2 6
5 Zhegra 6 2 1 3 160 : 182 -22 5
6 Trepça 5 2 0 3 149 : 145 4 4
7 Vëllaznimi 5 2 0 3 142 : 177 -35 4
8 Vushtrria 6 1 1 4 178 : 201 -23 3
9 Samadrexha 5 0 2 3 115 : 153 -38 2
10 Llapi 6 0 0 6 145 : 261 -116 0
Sezoni 2017/2018
Shqiponja 42 : 27 Vushtrria
21.10.2017 | 13:30
P1 Shqiponja 16 : 12 Vushtrria
Drita 23 : 34 Istogu
21.10.2017 | 15:30
P1 Drita 13 : 14 Istogu
Kastrioti 41 : 17 Samadrexha
21.10.2017 | 16:00
P1 Kastrioti 22 : 7 Samadrexha
Prishtina 42 : 19 Vëllaznimi
21.10.2017 | 17:45
P1 Prishtina 19 : 5 Vëllaznimi
Sezoni 2017/2018
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Shqiponja 4 4 0 0 141 : 96 45 8
2 Prishtina 4 3 0 1 136 : 99 37 6
3 Vushtrria 4 3 0 1 126 : 99 27 6
4 Istogu 4 2 0 2 121 : 79 42 4
5 Kastrioti 4 2 0 2 114 : 118 -4 4
6 Drita 4 2 0 2 103 : 110 -7 4
7 Vëllaznimi 4 0 0 4 83 : 132 -49 0
8 Samadrexha 4 0 0 4 56 : 147 -91 0

Facebook