• Shqip
  • English
  • German
  • French
Hendbollistet nesër udhëtojnë për në Hungari
Hendbollistet nesër udhëtojnë për në Hungari

Hendbollistet e përfaqësueses së Kosovës të hënën (nesër) udhëtojnë për në Budapest të Hungarisë, ku do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për evropianin e vitit të ardhshëm. Kosova të mërkurën nga ora 18:00 përballet me Hungarinë, në ndeshjen e parë të Grupit 7 të eliminatoreve. Është kjo hera e parë që Kosova luan në fazën kryesore të kualifikimeve. Në parakualifikime u tregua më e suksesshme se Gjeorgjia dhe Izraeli. Në Grupin 7 bëjnë pjesë edhe Holanda dhe Bjellorusia. Me Holandën, Kosova përballet më 1 tetor në Prishtinë.

Hendbollistet për afro një javë janë përgatitur në Gjakovë. Atyre të dielen iu është bashkuar kapitenja Leonora Demaj, që të shtunën pati ndeshje kampionale në Danimarkë. Demaj përfaqësueses i është bashkuar në kohën kur po kalon formë të lartë. Të shtunën udhëhoqi skuadrën Soenderjyske në fitoren ndaj Horsensit me rezultatin 25:20. Shënoi gjashtë gola dhe ishte më efikasja.

Demaj është e vetëdijshme që Hungaria dhe Holanda janë nivel i lartë botëror, ndërsa vlerëson se dy ndeshjet Kosovës duhet t’i shërbjenë për të fituar përvojë. Ajo pret që të gjitha vajzat të japin maksimumin për paraqitje sa më të mirë të mundshme.

“Ekipi ynë po bëhet çdo herë e më i mirë, por realisht Hungaria e Holanda janë shumë larg përpara. Gëzon fakti që çdo ditë po bëhet më mirë te Kosova, përfaqësuesja po forcohet, po bënë hapa para. Ndeshjet me Hungarinë dhe Holandën duhet të shërbejnë si përvojë për ne. Duhet të shohim se sa larg janë përfaqësueset tjera dhe të punojmë sa më shumë që t’iu afrohemi atyre. Duhet të japim maksimumin. E rëndësishme është të japim më të mirën dhe të mësojmë prej këtyre ndeshjeve”, ka thënë Demaj.

Mirela Gjikokaj është lojtarja e vetme që nuk është bashkuar ende me Kosovën. Ajo të dielen (sot) luan ndeshje me skuadrën e saj në Norvegji dhe me përfaqësuesen do të bashkohet në Budapest.

Përzgjedhësi Florent Beqiri është shprehur i kënaqur me angazhimin e vajzave në stërvitje. Kosova do të stërvitet edhe në Budapest, në arenën ku luhet ndeshja.

 

List of videos
Sezoni 2017/2018
Drita 34 : 31 Zhegra
21.10.2017 | 19:00
P1 Drita 14 : 14 Zhegra
Vëllaznimi - : - Samadrexha
23.10.2017 | 18:30
P1 Vëllaznimi - : - Samadrexha
Trepça - : - Kastrioti
25.10.2017 | 18:00
P1 Trepça - : - Kastrioti
Llapi 18 : 52 Besa FamGas
21.10.2017 | 16:00
P1 Llapi 8 : 26 Besa FamGas
Prishtina 44 : 28 Vushtrria
21.10.2017 | 14:30
P1 Prishtina 19 : 17 Vushtrria
Sezoni 2017/2018
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Besa FamGas 6 6 0 0 263 : 123 140 12
2 Prishtina 6 6 0 0 233 : 147 86 12
3 Drita 6 4 0 2 179 : 173 6 8
4 Kastrioti 5 3 0 2 139 : 141 -2 6
5 Zhegra 6 2 1 3 160 : 182 -22 5
6 Trepça 5 2 0 3 149 : 145 4 4
7 Vëllaznimi 5 2 0 3 142 : 177 -35 4
8 Vushtrria 6 1 1 4 178 : 201 -23 3
9 Samadrexha 5 0 2 3 115 : 153 -38 2
10 Llapi 6 0 0 6 145 : 261 -116 0
Sezoni 2017/2018
Shqiponja 42 : 27 Vushtrria
21.10.2017 | 13:30
P1 Shqiponja 16 : 12 Vushtrria
Drita 23 : 34 Istogu
21.10.2017 | 15:30
P1 Drita 13 : 14 Istogu
Kastrioti 41 : 17 Samadrexha
21.10.2017 | 16:00
P1 Kastrioti 22 : 7 Samadrexha
Prishtina 42 : 19 Vëllaznimi
21.10.2017 | 17:45
P1 Prishtina 19 : 5 Vëllaznimi
Sezoni 2017/2018
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Shqiponja 4 4 0 0 141 : 96 45 8
2 Prishtina 4 3 0 1 136 : 99 37 6
3 Vushtrria 4 3 0 1 126 : 99 27 6
4 Istogu 4 2 0 2 121 : 79 42 4
5 Kastrioti 4 2 0 2 114 : 118 -4 4
6 Drita 4 2 0 2 103 : 110 -7 4
7 Vëllaznimi 4 0 0 4 83 : 132 -49 0
8 Samadrexha 4 0 0 4 56 : 147 -91 0

Facebook