Të mërkurën (nesër) luhen gjysmëfinalet e
dyta të plejofit edhe në Superligën e hendbollisteve. Nga ora 15:00 në Gjakovë
takohen Shqiponja e Istogu, kurse një orë më vonë (16:00) luhet takimi
Prishtina – Vushtrria. Ndeshjet e para janë fituar nga Istogu e Vushtrria që me
fitore apo barazime në ndeshjet e të mërkurës kalojnë në finale.
Të shtunën, Istogu në Pejë fitoi ndaj
Shqiponjës me rezultat 35:26, ndërsa Vushtrria të njëjtën ditë e mposhti
Prishtinën me rezultat 26:19.
Kështu në ndeshjet e dyta Istogu e
Vushtrria synojnë kalimin në finale, ndërsa Shqiponja e Prishtina të barazojnë
rezultatin në 1:1 me ndeshje dhe të sigurojnë ndeshjet e treta e vendimtare.
Në stinorin e rregullt Istogu ishte i pari,
i përcjellur nga Vushtrria, Prishtina e Shqiponja, që është kampion aktual.