• Shqip
  • English
  • German
  • French
Istogut i dalin telashe me udhëtim për në Spanjë, ku i luan dy ndeshje shumë të vështira
Istogut i dalin telashe me udhëtim për në Spanjë, ku i luan dy ndeshje shumë të vështira
Hendbollistet e Istogut të premten e kanë kaluar thuajse tërë ditën në aeroport në Stamboll, pas telasheve që janë paraqitur për udhëtim për në Spanjë. Udhëtimi është dashur të bëhet prej Shkupit deri në Stamboll dhe më pas prej Stambollit për në Malaga të Spanjës. Por për shkak të motit të ligë, udhëtimi prej Shkupit është bërë me rreth dy orë vonesë dhe kështu delegacioni i Istogut nuk ka mundur të zë në Stamboll aeroplanin për në Malaga. Janë shikuar disa mundësi, por në fund në orët e mbrëmjes lojtaret dhe trajnerët janë vendosur në hotel, kurse udhëtimi Stamboll – Malaga do të bëhet të shtunën në mëngjes. Në Malaga, delegacioni i Istogut parashikohet të arrijë në ora 12:15. Pasi kanë kaluar mbi dy orë në Shkup dhe gjashtë të tjera në aeroport në Stamboll, te lojtaret e Istogut ka pasur shenja të lodhjes, ndërsa ato i pret edhe një udhëtim tjetër të shtunën, kur luhet ndeshja e parë.
Pas udhëtimit të gjatë dhe mungesave që ka Istogu, suksesi në Spanjë është pak i mundur. Istogu të shtunën e të dielen do t’i luajë dy ndeshje në kuadër të një të tetës të finales të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), me skuadrën Rincon Fertilidad Malaga. Me marrëveshje të klubeve, të dy ndeshjet luhen në Alhaurin de la Torre të Spanjës. Pra, ndeshja e parë luhet të shtunën prej orës 18:30 kurse e dyta të dielen prej orës 11:00.
Istogu ka arritur sukses historik për këtë klub me kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira të Kupës Sfiduese. Në rrethin e tretë e kishte eliminuar skuadrën italiane Cassano Magnago, ndaj të cilës i kishte fituar të dy ndeshjet e luajtura në Pejë.
Skuadra spanjolle Rincon Fertilidad Malaga vlerësohet shumë më cilësore se ajo italiane, ndërsa edhe Istogu për shkak të lëndimeve nuk e ka në skuadër forcën që e kishte në nëntor. Kjo bënë që te Istogu të jenë më të matur në parashikime, e edhe më të matur janë shprehur pas telasheve me udhëtim. Është premtuar angazhim maksimal nga vajzat.
“Suksesi ndaj italianeve e kishte edhe çmimin e vet. Na janë lënduar lojtare të rëndësishme si Keta Venetski, Burneta Rama e Fatlinda Fejza. Kjo bënë që në Spanjë të paraqitemi të hendikepuar, me fond të limituar lojtaresh. Për arsye personale nuk është më me ne as Arlinda Krasniqi. Kemi shpresuar të angazhojmë disa lojtare të huaja, por nuk ka qenë e mundur për shumë arsye. Në gjithë këtë situatë do të mundohemi të prezentojmë sa më mirë qytetin tonë dhe gjithë hendbollin kosovar. Jemi të vetëdijshëm se do të jetë shumë vështirë pasi skuadra spanjolle është shumë cilësore dhe së fundi ka angazhuar disa lojtare shtesë. Kështu që premtojmë angazhim maksimal, ndërsa ndeshjet do të jenë përvojë e mirëseardhur për lojtaret tona, sidomos ato të reja. Sikur telashet me lojtare mos të mjaftonin, në ndeshje do të paraqitemi të lodhur pas rrugës shumë të gjatë. Në vendin ku do të luajmë do të arrijmë vetëm pak orë para ndeshjes së parë, nëse nuk ndryshon ndonjë gjë ndërkohë”, ka deklaruar trajneri i Istogut, Faruk Shala.
Istogu vetëm për herë të dytë po paraqitet në kupa evropiane, kurse menjëherë ka bërë hap të madh para.
List of videos
Sezoni 2018/2019
Vushtrria 22 : 42 Besa Famgas
24.04.2019 | 19:00
P1 Vushtrria 11 : 25 Besa Famgas
Kastrioti - : - Prishtina
25.04.2019 | 19:00
P1 Kastrioti - : - Prishtina
Vëllaznimi - : - Drita
25.04.2019 | 19:00
P1 Vëllaznimi - : - Drita
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Besa Famgas 26 24 0 2 893 : 462 431 48
2 Kastrioti 25 22 0 3 929 : 539 390 44
3 Prishtina 25 19 0 6 862 : 607 255 38
4 Drita 25 10 0 15 686 : 810 -124 20
5 Vushtrria 26 9 3 14 659 : 836 -177 20
6 Vëllaznimi 25 8 3 14 620 : 766 -146 19
7 Trepça 23 10 1 12 595 : 689 -94 21
8 Drenica 23 7 2 14 575 : 679 -104 16
9 Zhegra 23 7 1 15 669 : 820 -151 15
10 Samadrexha 23 1 0 22 574 : 854 -280 2
Sezoni 2018/2019
Drita - : - Istogu
28.04.2019 | 15:00
P1 Drita - : - Istogu
Samadrexha - : - Jusuf Gervalla
28.04.2019 | 15:00
P1 Samadrexha - : - Jusuf Gervalla
Vjosa 0 : 10 Kastrioti
27.04.2019 | 00:00
P1 Vjosa - : - Kastrioti
Vëllaznimi - : - Vushtrria
27.04.2019 | 17:00
P1 Vëllaznimi - : - Vushtrria
Shqiponja - : - Prishtina
28.04.2019 | 14:00
P1 Shqiponja - : - Prishtina
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 17 16 0 1 593 : 336 257 32
2 Vushtrria 17 14 1 2 594 : 358 236 29
3 Prishtina 17 11 3 3 543 : 381 162 25
4 Shqiponja 17 11 1 5 568 : 422 146 23
5 Kastrioti 17 9 1 7 417 : 367 50 18
6 Drita 17 7 0 10 446 : 521 -75 14
7 Samadrexha 17 6 0 11 389 : 508 -119 12
8 Jusuf Gervalla 16 4 1 11 342 : 480 -138 9
9 Vëllaznimi 17 3 1 13 336 : 580 -244 7
10 Vjosa 18 0 0 18 242 : 517 -275 0

Facebook