• Shqip
  • English
  • German
  • French
Istogut i takon derbi, Shqiponja fiton në Vushtrri
Istogut i takon derbi, Shqiponja fiton në Vushtrri
 

Të shtunën janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Derbi në mes të Istogut e Prishtinës është zhvilluar në Junik, ndërsa fitore ka shënuar Istogu me rezultat 31:25. Prishtinaset nisën më mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi të lehtë deri në minutën e 21-të, kur istogaset barazuan në 9:9. Më pas lojtaret e Istogut kaluan në epërsi të lehtë, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 15:14 në të mirë të Istogut. Prishtina nuk u dorëzua dhe kaloi prap në epërsi në minutën e 36-të (18:17), ndërsa kishte epërsi edhe me rezultat 19:18 e 20:19. Por lojtaret e Istogut e kthyen epërsinë dhe pas minutës së 45-të rezultati nuk u barazua më.  Istogu krijoi epërsi deri në shtatë gola (31:24), ndërsa rezultati në fund ishte 31:25.

Pesë lojtare shënuan gola për Istogun. A. Rugova e S. Ujkiq shënuan nga 7 gola, P. Ferataj e E. Muratoviq nga 6, kurse E. Kameri realizoi 5 gola. Te Prishtina më efikasja ishte A. Stagova me 10 gola. Istogu është në vend të parë me 24 pikë, ndërsa Prishtina në vend të katërt me 18 pikë.

Në vend të dytë është ngritur kampioni aktual, Shqiponja, që fitoi ndaj Samadrexhës në Vushtrri me rezultat 34:21. Shqiponja tani i ka 21 pikë, një më shumë se Vushtrria që luan të dielen. Samadrexha është e gjashta me 10 pikë.

Te Shqiponja më efikasja ishte Sh. Mehmeti me 12 gola. G. Basholli shënoi 8 gola për Samadrexhën.

Tri ndeshjet tjera të javës së 13-të janë të dielen (nesër).

 

Istogu – Prishtina 31:25 (15:14)

 

Istogu: Shehdadi, Ujkiq 7, Kameri 5, Shatri, Muratoviq 6, F. Rexhaj, Halitaj, V. Rexhaj, Rugova 7, Ferataj, Gashi

 

Prishtina: Fazlija 4, Mekolli 3, Matarova 1, Berisha 1, Stagova 10, Krasniqi 3, Llapashtica, Hashani 2, Prelvukaj 1, A. Krasniqi, Uka

 

Samadrexha – Shqiponja 21:34 (7:19)

 

Samadrexha: Ar. Maloku, Q. Basholli 6, R. Maloku, G. Basholli 8, D. Basholli 2, A. Maloku 5, T. Maloku, Surdulli, E. Basholli, Rr. Basholli, L. Basholli, Halili

 

Shqiponja: Ferizaj, Mehmeti 12, Berisha 6, Goqaj, Goqi 7, Juniku 1, Nivokazi 8, Malaj, Quni, Rexhepi

 

 

List of videos
Sezoni 2018/2019
Besa Famgas 39 : 10 Vëllaznimi
11.05.2019 | 17:00
P1 Besa Famgas 19 : 4 Vëllaznimi
Kastrioti 28 : 21 Prishtina
11.05.2019 | 19:00
P1 Kastrioti 12 : 8 Prishtina
Vëllaznimi 12 : 37 Besa Famgas
15.05.2019 | 19:00
P1 Vëllaznimi 6 : 20 Besa Famgas
Prishtina 26 : 32 Kastrioti
15.05.2019 | 18:00
P1 Prishtina 14 : 17 Kastrioti
Besa Famgas 16 : 15 Kastrioti
22.05.2019 | 20:30
P1 Besa Famgas 6 : 5 Kastrioti
Kastrioti 25 : 26 Besa Famgas
25.05.2019 | 18:00
P1 Kastrioti 12 : 13 Besa Famgas
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Besa Famgas 28 26 0 2 935 : 487 448 52
2 Kastrioti 28 24 1 3 1042 : 609 433 49
3 Prishtina 28 19 2 7 948 : 700 248 40
4 Vëllaznimi 28 9 4 15 705 : 873 -168 22
5 Vushtrria 28 9 5 14 721 : 898 -177 22
6 Drita 28 10 0 18 735 : 890 -155 19
7 Trepça 24 11 1 12 649 : 732 -83 23
8 Drenica 24 8 2 14 619 : 717 -98 18
9 Zhegra 24 7 1 16 712 : 874 -162 15
10 Samadrexha 24 1 0 23 612 : 898 -286 2
Sezoni 2018/2019
Istogu 35 : 26 Shqiponja
11.05.2019 | 19:00
P1 Istogu 16 : 10 Shqiponja
Vushtrria 26 : 19 Prishtina
11.05.2019 | 17:00
P1 Vushtrria 12 : 11 Prishtina
Shqiponja 25 : 31 Istogu
15.05.2019 | 15:00
P1 Shqiponja 13 : 17 Istogu
Prishtina 22 : 24 Vushtrria
15.05.2019 | 16:00
P1 Prishtina 11 : 12 Vushtrria
Istogu 32 : 23 Vushtrria
22.05.2019 | 18:00
P1 Istogu 12 : 11 Vushtrria
Vushtrria 26 : 28 Istogu
25.05.2019 | 17:00
P1 Vushtrria 13 : 12 Istogu
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 18 17 0 1 642 : 366 276 34
2 Vushtrria 18 15 1 2 642 : 378 264 31
3 Prishtina 18 12 3 3 574 : 407 167 27
4 Shqiponja 18 11 1 6 594 : 453 141 23
5 Kastrioti 18 10 1 7 450 : 387 63 20
6 Drita 18 7 0 11 476 : 570 -94 14
7 Samadrexha 18 7 0 11 416 : 531 -115 14
8 Jusuf Gervalla 18 4 1 13 385 : 540 -155 9
9 Vëllaznimi 18 3 1 14 356 : 628 -272 7
10 Vjosa 18 0 0 18 242 : 517 -275 0

Facebook