• Shqip
  • English
  • German
  • French
Jupa e Muratoviq hendbollistë të vitit, Dedaj e Demaj më të mirët e Kombëtares
Jupa e Muratoviq hendbollistë të vitit, Dedaj e Demaj më të mirët e Kombëtares
Të enjten pasdite në Sheshin 21 në Prishtinë është mbajtur manifestimi “Laureatët e Vitit” në të cilin Federata e Hendbollit të Kosovës ka shpallur më të mirët e vitit 2019. Çmimet kryesore janë fituar nga Kastriot Jupa i Besa Famgas dhe Esma Muratoviq e Istogut. Reprezentuesi Jupa është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit 2019, ndërsa çmimin e më të mirit e ka fituar për herë të pestë. Esma Muratoviq, që tani vazhdon karrierën në Spanjë, është shpallur hendbollistja më e mirë e vitit 2019. Ajo kishte udhëhequr Istogun drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Kosovës. Jupa me Besën e Pejës ka fituar titullin e kampionit, ndërsa ka fituar të gjitha ndeshjet e stinorit pranveror.
Manifestimin e ka hapur presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini,Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, e ka vlerësuar 2019-tën si vit historik për hendbollin kosovar. Si nikoqir i ceremonisë së shpalljse së më të mirëve, presidenti Saraçini ka përshëndetur të pranishmit, përfaqëuesin e Qeverisë së Kosovës, Erolld Belegu, presidentin e KOK-ut, Besim Hasani, udhëheqësit tjerë të KOK-ut dhe të federatave sportive që nderuan ceremoninë tonë.
"Sot po shpallim më të mirët e vitit 2019, vit që ne dëshirojmë ta quajmë historik për Federatën e Hendbollit të Kosovës. Të tillë e bëjnë sukseset që i kemi arritur së bashku. Kemi shkelur territore të reja, kemi vazhduar të shquhemi me seriozitet, angazhim e punë shembullore. Kemi marrë lëvdata të asociacioneve ndërkombëtare për organizimet që kemi bërë dhe kemi rritur ndjeshëm profilin e sportit tonë me sukseset që kemi arritur. Organizimi dhe suksesi në IHF Trophy Intercontinental, fitorja me Izraelin, barazimi me shije të fitores me Poloninë, paraqitja e denjë me Gjermaninë, organizimi i shkëlqyeshëm dhe ndeshjet superiore në finale të Kupës, pjesëmarrja në kampionate evropiane me vajza të reja, paraqitjet e mira të hendbollisteve në turneun në Turqi, janë disa prej aktiviteteve që për ne janë arsye e mburrjes. Megjithatë, është pjesëmarrja në Kampionatin Botëror për juniorë në Spanjë që 2019-tën e bënë vit të jashtëzakonshëm. Për herë të parë një ekip kombëtar i Kosovës në të gjitha sportet, në të gjitha konkurrencat, garoi i barabartë me vendet tjera. Kështu i kemi ndihmuar shtetit për promovim në botë dhe i kemi bërë nder vetes dhe gjithë hendbollistëve", ka thënë Saraçini në fjalën hapëse në ceremoninë e shpalljes së Laureatëve të vitit 2019 qe u mbajt sonte në ambientet e Sheshit 21 në Prishtinë.
 
 
Në ceremoni janë ndarë mirënjohje të shumta për ata që janë dalluar gjatë vitit 2019 e po ashtu për ata që kanë dhënë dhe japin kontribut për sportin tonë. Janë nderuar edhe më të mirët e Kombëtareve të Kosovës, çmime që kanë shkuar për kapitenët Valon Dedaj e Leonora Demaj. Janë shpallur po ashtu shtatëshet më të mira dhe janë ndarë çmime tjera individuale. Janë nderuar edhe lojtarët e kategorive të reja e po ashtu ata që shkruan histori – lojtarët që përfaqësuan për herë të parë Kosovën në Botëror.
Më poshtë paraqesim të gjithë të shpërblyerit.

Mirënjohje Post Mortum
Skender Sahiti – Kena
Hilmi Xhaferi
Bashkim Hoxha
Muhamet Shehdadi
Agim Shkodra

Mirënjohje për mediat

RTV 21, SHGSK, KTV, Klan Kosova, Radio Kosova, Kemajl Goca, Shpend Ahmeti

Mirënjohje për partnerët e sponsorët

Departamanti i Sportit, Komuna e Prishtinës – Departamenti i Sportit, KOK-u, Raiffeisen Bank

Mirënjohje për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror U21
Art Luzha, Besian Abazi, Arben Dugolli, Festim Mustafa, Flakrim Beqiraj, Jon Muqolli, Agon Bajqinovci, Labinot Gubetini

Hendbollistet më të dalluara – kadetet
Adelina Berisha (Istogu), Djellza Nuza (Shqiponja), Selvije Mollakdarija (Vëllaznimi), Arlinda Maloku (Samadrexha), Erjola Gecaj (Jusuf Gërvalla)

Hendbollistët më të dalluar – kadetët

Agon Selmani (Kastrioti), Jon Vokshi (Besa Famgas), Dardan Ramadani (Prishtina), Betim Idrizi (Vëllaznimi), Arjanit Murseli (Zhegra)

Mirënjohje të veçanta (punëtor sportiv të vitit)

Syria Shalqini, Bardhyl Ramadani, Sejdi Desku

Mirënjohje të veçanta për prezantim në Evropë
Shqipe Bajçinca – Brestovci (delegate e EHF-së), Genc Bujupi – Getoar Bujupi (gjyqtarë), Ilir Bytyqi – Syart Kasapi (gjyqtarë), Besfort Jahja – Sherif Xhema (gjyqtarë)

Gjyqtarët më të mirë të vitit
Besfort Jahja – Sherif Xhema

Mirënjohje e veçantë për paraqitje në Botërorin e Juniorëve
Fatmir Muhaxheri (trajner)

Trajner i vitit
Faruk Shala (Istogu)

Klubet më të suksesshme të vitit
KHF Istogu (femrat)
KH Besa Famgas (meshkujt)

KHF Samadrexha (pionieret)
KHF Istogu (junioret)

KH Zhegra (pionierët)
KH Kastrioti (kadetët)
KH Prishtina (juniorët)

Përbërja më e mirë e vitit (femrat)

Aurora Shehdadi (portiere – Istogu), Albina Rugova (alo e majtë – Istogu), Alma Nivokazi (fundore e majtë – Shqiponja), Esma Muratoviq (qendër – Istogu), Shkurta Mehmeti (pivote – Prishtina), Albulena Kelmendi (fundore e djathtë – Ferizaj), Shpresa Fazlija (alo e djathtë – Ferizaj)
Suzana Ujkiq (Istogu) – lojtarja më e mirë e mbrojtjes
Shkurta Mehmeti (Prishtina) – golashënuesja më e mirë me 169 gola
Leonora Demaj – Lojtarja më e mirë e Kombëtares së Kosovës për vitin 2019
ESMA MURATOVIQ (Istogu) – Hendbollistja më e mirë e vitit 2019

Përbërja më e mirë e vitit (meshkujt)

Mursel Mehmeti (portier – Besa Famgas), Lulzim Shabani (alo e majtë – Kastrioti), Deniz Terziqi (fundor i majtë – Prishtina), Egzon Gjuka (qendër – Besa Famgas), Kastriot Jupa (pivot – Besa Famgas), Beni Sula (fundor i djathtë – Kastrioti), Drilon Tahirukaj (alo e djathtë – Besa Famgas)

Bujar Ramosaj (Besa Famgas) – lojtari më i mirë i mbrojtjes
Oltion Beshiri (Prishtina) – golashënuesi më i mirë me 226 gola
Valon Dedaj – Lojtari më i mirë i Kombëtares së Kosovës për vitin 2019
KASTRIOT JUPA – hendbollisti më i mirë i vitit 2019
List of videos
Edicioni 2019/2020
BESA Famgas - : - Vushtrria
14.03.2020 | 14:00
P1 BESA Famgas - : - Vushtrria
Prishtina - : - Vëllaznimi
14.03.2020 | 19:00
P1 Prishtina - : - Vëllaznimi
Trepça - : - Kastrioti
15.03.2020 | 17:00
P1 Trepça - : - Kastrioti
Prizreni - : - Drita
14.03.2020 | 18:30
P1 Prizreni - : - Drita
Drenica - : - Llapi
14.03.2020 | 15:00
P1 Drenica - : - Llapi
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 BESA Famgas 18 18 0 0 762 : 369 393 36
2 Prishtina 18 16 0 2 726 : 478 248 32
3 Trepça 18 12 2 4 564 : 511 53 26
4 Kastrioti 18 11 0 7 660 : 559 101 22
5 Vëllaznimi 18 10 0 8 577 : 576 1 20
6 Vushtrria 18 6 3 9 515 : 588 -73 15
7 Prizreni 18 5 1 12 531 : 659 -128 11
8 Drenica 18 5 0 13 552 : 620 -68 10
9 Llapi 18 4 0 14 519 : 657 -138 8
10 Drita 18 0 0 18 478 : 867 -389 0
Edicioni 2019/2020
Vëllaznimi - : - Kastrioti
15.03.2020 | 16:00
P1 Vëllaznimi - : - Kastrioti
Jusuf Gërvalla - : - Drita
14.03.2020 | 13:30
P1 Jusuf Gërvalla - : - Drita
Prishtina - : - Samadrexha
14.03.2020 | 14:30
P1 Prishtina - : - Samadrexha
Ferizaj - : - Istogu
14.03.2020 | 19:00
P1 Ferizaj - : - Istogu
Shqiponja - : - Vushtrria
14.03.2020 | 16:00
P1 Shqiponja - : - Vushtrria
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 13 11 0 2 431 : 269 162 22
2 Prishtina 13 11 0 2 403 : 275 128 22
3 Ferizaj 13 11 0 2 457 : 338 119 22
4 Vushtrria 12 10 0 2 377 : 250 127 20
5 Kastrioti 13 5 0 8 338 : 362 -24 10
6 Jusuf Gërvalla 13 4 2 7 287 : 351 -64 10
7 Shqiponja 13 4 0 9 334 : 366 -32 8
8 Samadrexha 13 3 1 9 296 : 397 -101 7
9 Vëllaznimi 13 3 1 9 333 : 438 -105 7
10 Drita 12 0 0 12 233 : 443 -210 0

Facebook