• Shqip
  • English
  • German
  • French
Kombëtarja premton të jap më të mirën ndaj Polonisë
Kombëtarja premton të jap më të mirën ndaj Polonisë
Të martën Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar përgatitjet e fundit për ndeshjen e rëndësishme me Poloninë. Kosova takohet me Poloninë nesër (e mërkurë) në ora 20.00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Për Kombëtaren tonë është ndeshja e parafundit e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”.
Djelmoshat e Taip Ramadanit prej të premtes kanë punuar intenzivisht në Prishtinë, që ndeshjen me Poloninë e fortë ta presin sa më të përgatitur. Ka optimizëm për paraqitje të mirë, por poashtu respekt ndaj kundërshtarit.
Kosova në prill kishte fituar ndaj Izraelit (27:24) në një sukses historik për sportin tonë. Tani është koha për paraqitje të denjë ndaj Polonisë.
Selektori Ramadani është optimist për ndeshjen e nesërme dhe i kënaqur me punën që kanë bërë hendbollistët.
“Pas humbjes që e pësoi në Izrael në tetor, Polonia ka bërë ndërrime në formacion. Trajneri Patryk Rombel ka imponuar një taktikë të re, me të cilën ka pasur suksese në momente, në ndeshje kundër Gjermanisë, në prill. Është hera e tretë që takohemi me Poloninë. E njohim mirë cilësinë e saj dhe poashtu dobësitë që ka. Tash mbetet te ne që të përfitojmë nga këto dobësi. Jam i kënaqur me përgatitjet tona deri më tani. Djemtë po punojnë në nivel të lartë dhe janë të fokusuar në detyra. Më lë përshtypje fakti që janë duke diskutuar më shumë mes vete gjatë stërvitjeve dhe janë duke analizuar lojën e polakëve më me vëmendje”, ka theksuar selektori Taip Ramadani.
Prej lojtarëve që i kishte llogaritur, Ramadani në përbërje nuk i ka Bujar Ramosajn e Rron Ramadanin.
“Na mungojnë mbrojtësi Ramosaj, që ka bërë një operim në dorë para pak ditësh dhe Rron Ramadani. Por shpresoj që mund të kompensojmë këto mungesa në mënyra tjera. Alo e majtë, Lulzim Shabani, do të debutojë në Prishtinë, pas një sezoni të mrekullueshëm me Kastriotin. Ka shpejtësi mahnitëse dhe potencial që në të ardhmen të zhvillohet në lojtar të nivelit të lartë. Familja, shoqëria dhe klubi duhet të krenohen me të. Shpresojmë për një mbështetje nga tribunat dhe të jeni të sigurtë se do të derdhim edhe djersën e fundit në parket”, premton Ramadani.
Përkrahja e shikuesve vlerësohet shumë e rëndësishme. Synohet sukses tjetër në këtë moment të madh të sportit tonë.
List of videos
Edicioni 2019/2020
BESA Famgas 41 : 28 Kastrioti
13.06.2020 | 20:00
P1 BESA Famgas 19 : 10 Kastrioti
Prishtina 23 : 31 Trepça
13.06.2020 | 17:00
P1 Prishtina 12 : 15 Trepça
Kastrioti 26 : 33 BESA Famgas
16.06.2020 | 19:00
P1 Kastrioti 9 : 14 BESA Famgas
Trepça 22 : 33 Prishtina
17.06.2020 | 17:00
P1 Trepça 13 : 15 Prishtina
BESA Famgas 38 : 26 Prishtina
20.06.2020 | 18:00
P1 BESA Famgas 24 : 13 Prishtina
Prishtina 25 : 29 BESA Famgas
23.06.2020 | 19:30
P1 Prishtina 10 : 15 BESA Famgas
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 BESA Famgas 18 18 0 0 762 : 369 393 36
2 Prishtina 18 16 0 2 726 : 478 248 32
3 Trepça 18 12 2 4 564 : 511 53 26
4 Kastrioti 18 11 0 7 660 : 559 101 22
5 Vëllaznimi 18 10 0 8 577 : 576 1 20
6 Vushtrria 18 6 3 9 515 : 588 -73 15
7 Prizreni 18 5 1 12 531 : 659 -128 11
8 Drenica 18 5 0 13 552 : 620 -68 10
9 Llapi 18 4 0 14 519 : 657 -138 8
10 Drita 18 0 0 18 478 : 867 -389 0
Edicioni 2019/2020
Ferizaj 24 : 27 Vushtrria
13.06.2020 | 19:30
P1 Ferizaj 11 : 10 Vushtrria
Prishtina 12 : 43 Istogu
13.06.2020 | 14:30
P1 Prishtina 8 : 23 Istogu
Vushtrria 22 : 30 Ferizaj
17.06.2020 | 18:00
P1 Vushtrria 13 : 12 Ferizaj
Istogu 53 : 20 Prishtina
16.06.2020 | 17:00
P1 Istogu 31 : 5 Prishtina
Ferizaj 34 : 24 Istogu
20.06.2020 | 19:00
P1 Ferizaj 16 : 12 Istogu
Istogu 27 : 26 Ferizaj
23.06.2020 | 18:00
P1 Istogu 10 : 13 Ferizaj
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 13 11 0 2 431 : 269 162 22
2 Vushtrria 13 11 0 2 387 : 250 137 22
3 Prishtina 13 11 0 2 403 : 275 128 22
4 Ferizaj 13 11 0 2 457 : 338 119 22
5 Kastrioti 13 5 0 8 338 : 362 -24 10
6 Jusuf Gërvalla 13 4 2 7 287 : 351 -64 10
7 Shqiponja 13 4 0 9 334 : 366 -32 8
8 Samadrexha 13 3 1 9 296 : 397 -101 7
9 Vëllaznimi 13 3 1 9 333 : 438 -105 7
10 Drita 13 0 0 13 233 : 453 -220 0

Facebook