• Shqip
  • English
  • German
  • French
Kosova debuton në botëror, lufton deri në fund me Kroacinë
Kosova debuton në botëror, lufton deri në fund me Kroacinë
Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka luajtur të martën pasdite ndeshjen e parë në kampionatin botëror të juniorëve. Është kjo ndeshje debutuese e Kosovës në kampionate botërore në të gjitha sportet, pra hendbolli shkruan sërish historinë. Kosova luajti në Pontevedra të Spanjës dhe humbi nga Kroacia me rezultat 23:17. Kroacia është superfuqi e hendbollit, por djelmoshat tanë ishin plotësisht të barabartë ndaj kroatëve. Ashtu si premtuan, luftuan për çdo top, në çdo pjesë të fushës dhe deri në fund të ndeshjes. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 14:11 për kroatët. Djemtë tanë meritojnë respekt për lojën me zemër, të disiplinuar dhe për prezentimin dinjitoz të shtetit tonë në Spanjë. Shtabi teknik ka përgatitur mirë ndeshjen, ndërsa lojtarët i janë përmbajtur urdhërave të trajnerëve. Kosova mori duartrokitjet e shikuesve në palestër dhe dëshmoi se në Spanjë ka synimet e saj. Tani djemve tanë u mbetet të përgatiten për ndeshjet tjera të forta që na presin në vazhdim të kampionatit. Të gjitha lojtarët meritojnë lavdata për çasjen ndaj ndeshjes dhe angazhimin. Me pritje të shumta janë dalluar portierët Art Luzha e Flakrim Beqiraj, kurse Jon Muqolli, Atdhe Basholli, Albin Xhafolli, Drenit Tahirukaj, Arben Dugolli, Festim Mustafa, Lulzim Shabani, Blendi Dalladaku, Adrian Halili, Rinor Avdulli, Labinot Gubetini, Besian Abazi e Agon Bajqinovci kanë dhënë shumë për debutim solid të Kosovës në ngjarjen më të madhe. Kosova është paraqitur me flamur shtetëror e poashtu është intonuar himni i Kosovës.

Kroacia - Kosova 23:17 (14:11)

Kosova: Luzha, Gubetini, Dugolli 1, Abazi, Bajqinovci, Shabani, Avdulli 1, Tahirukaj 2, Mustafa, Beqiraj, Muqolli 7, Xhafolli 2, Basholli 3, Halili 1, Dalladaku
List of videos
Edicioni 2019/2020
Vushtrria - : - Drita
15.12.2019 | 18:00
P1 Vushtrria - : - Drita
Trepça - : - Vëllaznimi
14.12.2019 | 20:00
P1 Trepça - : - Vëllaznimi
Kastrioti - : - Prizreni
15.12.2019 | 18:00
P1 Kastrioti - : - Prizreni
BESA Famgas - : - Drenica
14.12.2019 | 19:00
P1 BESA Famgas - : - Drenica
Prishtina - : - Llapi
15.12.2019 | 15:00
P1 Prishtina - : - Llapi
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 BESA Famgas 13 13 0 0 582 : 262 320 26
2 Prishtina 13 12 0 1 545 : 353 192 24
3 Trepça 13 8 2 3 432 : 389 43 18
4 Kastrioti 13 8 0 5 473 : 409 64 16
5 Vushtrria 13 5 3 5 381 : 413 -32 13
6 Vëllaznimi 13 6 0 7 413 : 441 -28 12
7 Drenica 13 4 0 9 399 : 460 -61 8
8 Prizreni 13 3 1 9 378 : 484 -106 7
9 Llapi 13 3 0 10 370 : 457 -87 6
10 Drita 13 0 0 13 331 : 636 -305 0
Edicioni 2019/2020
Samadrexha 25 : 30 Vëllaznimi
01.12.2019 | 18:00
P1 Samadrexha 12 : 13 Vëllaznimi
Istogu 30 : 21 Drita
30.11.2019 | 15:00
P1 Istogu 17 : 10 Drita
Vushtrria 33 : 19 Kastrioti
30.11.2019 | 16:00
P1 Vushtrria 18 : 8 Kastrioti
Shqiponja 22 : 24 Jusuf Gërvalla
23.11.2019 | 14:00
P1 Shqiponja 8 : 14 Jusuf Gërvalla
Ferizaj 27 : 30 Prishtina
01.12.2019 | 18:00
P1 Ferizaj 13 : 16 Prishtina
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 9 8 0 1 298 : 195 103 16
2 Ferizaj 9 8 0 1 340 : 241 99 16
3 Vushtrria 9 7 0 2 291 : 192 99 14
4 Prishtina 9 7 0 2 270 : 197 73 14
5 Kastrioti 9 4 0 5 245 : 252 -7 8
6 Jusuf Gërvalla 9 3 2 4 207 : 249 -42 8
7 Vëllaznimi 9 2 1 6 248 : 308 -60 5
8 Samadrexha 9 2 1 6 208 : 275 -67 5
9 Shqiponja 9 2 0 7 225 : 271 -46 4
10 Drita 9 0 0 9 174 : 326 -152 0

Facebook