• Shqip
  • English
  • German
  • French
Kosova mëson kundërshtarët e fazës interkontinentale
Kosova mëson kundërshtarët e fazës interkontinentale

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka njoftuar për ekipet kombëtare që do ta paraqiten në garën e rëndësishme IHF Trophy, në fazën interkontinentale të saj. Kombëtaret U20 dhe U18 të Kosovës i kanë zënë vendet e para në IHF Trophy për Evropë, gara që janë mbajtur javë më parë në Prishtinë. Hendbollistët deri 18 vjet dhe ata deri 20 vjet me vendet e para në IHF Trophy për Evropë kanë fituar të drejtën që të paraqiten në IHF Trophy Interkontinentale. Faza interkontinentale do të mbahet në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, me shumë mundësi në muajin prill. IHF-ja nuk ka vendosur ende terminin përfundimtar e poashtu vendin nikoqir. Ka shpresë që kjo ngjarje mund t’i besohet Federatës tonë, pas vlerësimeve shumë pozitive për IHF Trophy për Evropë e poashtu për ngjarjet e kaluara të organizuara te ne.

Pos në Evropë, IHF Trophy është organizuar edhe për Afrikë, Azi, Amerikë të Veriut e Karaibe, Amerikë të Jugut dhe Qëndrore dhe për Oqeani.

Për Kosovën  IHF Trophy është rast i artë për kombëtaren U20. Nëse Kosova e fiton fazën interkontinentale me 20-vjeçarët, atëherë do të sigurojë paraqitjen në kampionatin botëror të vitit të ardhshëm. Ka optimizëm për të arritur këtë sukses, që gjithsesi do të ishte historik për Kosovën në përgjithësi. Ende asnjë ekip sportiv i Kosovës nuk është paraqitur në kampionat botëror dhe djelmoshat e Fatmir Muhaxherit mund të jenë të parët që do të bëjnë këtë.

Në fazën interkontinentale te kombëtaret U20 do të garojnë pos Kosovës edhe Nigeria, Taipei Kinez, SHBA-ja, Australia e Paraguaji.

Te 18-vjeçarët pos Kosovës do të garojnë edhe Nigeria, Taipei Kinez, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Paraguaji.

 

List of videos
Sezoni 2018/2019
Besa Famgas 39 : 10 Vëllaznimi
11.05.2019 | 17:00
P1 Besa Famgas 19 : 4 Vëllaznimi
Kastrioti 28 : 21 Prishtina
11.05.2019 | 19:00
P1 Kastrioti 12 : 8 Prishtina
Vëllaznimi 12 : 37 Besa Famgas
15.05.2019 | 19:00
P1 Vëllaznimi 6 : 20 Besa Famgas
Prishtina 26 : 32 Kastrioti
15.05.2019 | 18:00
P1 Prishtina 14 : 17 Kastrioti
Besa Famgas 16 : 15 Kastrioti
22.05.2019 | 20:30
P1 Besa Famgas 6 : 5 Kastrioti
Kastrioti 25 : 26 Besa Famgas
25.05.2019 | 18:00
P1 Kastrioti 12 : 13 Besa Famgas
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Besa Famgas 28 26 0 2 935 : 487 448 52
2 Kastrioti 28 24 1 3 1042 : 609 433 49
3 Prishtina 28 19 2 7 948 : 700 248 40
4 Vëllaznimi 28 9 4 15 705 : 873 -168 22
5 Vushtrria 28 9 5 14 721 : 898 -177 22
6 Drita 28 10 0 18 735 : 890 -155 19
7 Trepça 24 11 1 12 649 : 732 -83 23
8 Drenica 24 8 2 14 619 : 717 -98 18
9 Zhegra 24 7 1 16 712 : 874 -162 15
10 Samadrexha 24 1 0 23 612 : 898 -286 2
Sezoni 2018/2019
Istogu 35 : 26 Shqiponja
11.05.2019 | 19:00
P1 Istogu 16 : 10 Shqiponja
Vushtrria 26 : 19 Prishtina
11.05.2019 | 17:00
P1 Vushtrria 12 : 11 Prishtina
Shqiponja 25 : 31 Istogu
15.05.2019 | 15:00
P1 Shqiponja 13 : 17 Istogu
Prishtina 22 : 24 Vushtrria
15.05.2019 | 16:00
P1 Prishtina 11 : 12 Vushtrria
Istogu 32 : 23 Vushtrria
22.05.2019 | 18:00
P1 Istogu 12 : 11 Vushtrria
Vushtrria 26 : 28 Istogu
25.05.2019 | 17:00
P1 Vushtrria 13 : 12 Istogu
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 18 17 0 1 642 : 366 276 34
2 Vushtrria 18 15 1 2 642 : 378 264 31
3 Prishtina 18 12 3 3 574 : 407 167 27
4 Shqiponja 18 11 1 6 594 : 453 141 23
5 Kastrioti 18 10 1 7 450 : 387 63 20
6 Drita 18 7 0 11 476 : 570 -94 14
7 Samadrexha 18 7 0 11 416 : 531 -115 14
8 Jusuf Gervalla 18 4 1 13 385 : 540 -155 9
9 Vëllaznimi 18 3 1 14 356 : 628 -272 7
10 Vjosa 18 0 0 18 242 : 517 -275 0

Facebook