• Shqip
  • English
  • German
  • French
Muhaxheri i kënaqur me përgatitjet për Botëror
Muhaxheri i kënaqur me përgatitjet për Botëror
Trajneri i Kombëtares U21 të Kosovës në hendboll, Fatmir Muhaxheri është i kënaqur me punën që po bëjnë juniorët para paraqitjes historike në kampionatin botëror që mbahet në Spanjë prej 16 deri më 28 korrik. Kombëtarja jonë e juniorëve është në fazën përfundimtare të përgatitjeve, ndërsa të hënën është udhëtimi për në Spanjë. Kombëtarja ka nisur përgatitjet për Botëror më 16 qershor dhe tani puna është e fokusuar në përgatitje tekniko-taktike për ndeshjet në ngjarjen më të madhe. Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës paraqitet në kampionat botëror në ndonjë nga sportet ekipore.
Kosova U21 ndeshjen e parë e luan më 16 korrik ndaj Kroacisë në Pontevedra.
“Përgatitjet deri më tani kanë shkuar shumë mirë. Nuk kemi pasur telashe me ndonjë lëndim dhe kjo është me shumë rëndësi. Tani po punojmë në aspektin teknik dhe taktik që të bëhemi gati për ndeshje. Problem mund të jetë mungesa e miqësoreve, por në përgjithësi kemi bërë punë shumë të mirë gjatë përgatitjeve”, ka thënë trajneri Fatmir Muhaxheri. Ai ka shtuar se akomodimi dhe kushtet janë në nivel shumë të lartë.
“Jemi të kënaqur me përkushtimin e lojtarëve dhe punën që është bërë me ta. Kemi qenë të angazhuar plot pesë trajnerë. Jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve dhe do të jemi të gatshëm për Botëror, ku natyrisht na presin ndeshje të vështira. Djemtë janë të vetdijshëm që po shkruajnë kapitull të ri në historinë e sportit kosovar dhe jemi të përkushtuar që të bëjmë më të mirën e mundshme”, ka shtuar Muhaxheri.
Puna në Prishtinë vazhdon deri të shtunën paradite. Lojtarët do të jenë të lirë të shtunën pasdite dhe të dielen paradite, ndërsa një stërvitje tjetër është paraparë për të dielen pasdite. Të hënën në mëngjes është udhëtimi për në Spanjë, ku kombëtarja jonë do të ketë dy stërvitje të shkurtëra para ndeshjes hapëse me Kroacinë.
Më pas Kosova luan me Hungarinë, Portugalinë, Brazilin dhe Bahrejnin, ndërsa në fund janë edhe ndeshjet për plasman.
List of videos
Sezoni 2018/2019
Besa Famgas 39 : 10 Vëllaznimi
11.05.2019 | 17:00
P1 Besa Famgas 19 : 4 Vëllaznimi
Kastrioti 28 : 21 Prishtina
11.05.2019 | 19:00
P1 Kastrioti 12 : 8 Prishtina
Vëllaznimi 12 : 37 Besa Famgas
15.05.2019 | 19:00
P1 Vëllaznimi 6 : 20 Besa Famgas
Prishtina 26 : 32 Kastrioti
15.05.2019 | 18:00
P1 Prishtina 14 : 17 Kastrioti
Besa Famgas 16 : 15 Kastrioti
22.05.2019 | 20:30
P1 Besa Famgas 6 : 5 Kastrioti
Kastrioti 25 : 26 Besa Famgas
25.05.2019 | 18:00
P1 Kastrioti 12 : 13 Besa Famgas
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Besa Famgas 28 26 0 2 935 : 487 448 52
2 Kastrioti 28 24 1 3 1042 : 609 433 49
3 Prishtina 28 19 2 7 948 : 700 248 40
4 Vëllaznimi 28 9 4 15 705 : 873 -168 22
5 Vushtrria 28 9 5 14 721 : 898 -177 22
6 Drita 28 10 0 18 735 : 890 -155 19
7 Trepça 24 11 1 12 649 : 732 -83 23
8 Drenica 24 8 2 14 619 : 717 -98 18
9 Zhegra 24 7 1 16 712 : 874 -162 15
10 Samadrexha 24 1 0 23 612 : 898 -286 2
Sezoni 2018/2019
Istogu 35 : 26 Shqiponja
11.05.2019 | 19:00
P1 Istogu 16 : 10 Shqiponja
Vushtrria 26 : 19 Prishtina
11.05.2019 | 17:00
P1 Vushtrria 12 : 11 Prishtina
Shqiponja 25 : 31 Istogu
15.05.2019 | 15:00
P1 Shqiponja 13 : 17 Istogu
Prishtina 22 : 24 Vushtrria
15.05.2019 | 16:00
P1 Prishtina 11 : 12 Vushtrria
Istogu 32 : 23 Vushtrria
22.05.2019 | 18:00
P1 Istogu 12 : 11 Vushtrria
Vushtrria 26 : 28 Istogu
25.05.2019 | 17:00
P1 Vushtrria 13 : 12 Istogu
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 18 17 0 1 642 : 366 276 34
2 Vushtrria 18 15 1 2 642 : 378 264 31
3 Prishtina 18 12 3 3 574 : 407 167 27
4 Shqiponja 18 11 1 6 594 : 453 141 23
5 Kastrioti 18 10 1 7 450 : 387 63 20
6 Drita 18 7 0 11 476 : 570 -94 14
7 Samadrexha 18 7 0 11 416 : 531 -115 14
8 Jusuf Gervalla 18 4 1 13 385 : 540 -155 9
9 Vëllaznimi 18 3 1 14 356 : 628 -272 7
10 Vjosa 18 0 0 18 242 : 517 -275 0

Facebook