• Shqip
  • English
  • German
  • French
Njoma Zogaj promovohet në ekipin e parë dhe është e gatshme të bashkohet me Kosovën
Njoma Zogaj promovohet në ekipin e parë dhe është e gatshme të bashkohet me Kosovën
Hendbollistja jonë e re, Njoma Zogaj, do të luaj në edicionin e ardhshëm për ekipin e parë të klubit danez, EH Aalborg. Ajo këtë javë ka nënshkruar kontratën e parë me Aalborgun.
Njoma deri më tani ishte pjesë e ekipit të të rejave të këtij klubi, por ka bërë hapin shumë të rëndësishëm në karrierë. 20-vjeç arja tashmë është e gatshme të bashkohet edhe me Kombëtaren e Kosovës në hendboll.
Njoma Zogaj tri vjet më parë kishte vizituar Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe kishte shprehur gatishmërinë që të luajë për Kombëtaren tonë. Por më pas ka pasur disa telashe me lëndime dhe për këtë i është shtyrë debutimi te Kosova.
Por ajo tani më ndihet e gatshme dhe pret ftesën e selektorit Agron Shabani. Gjithsesi i takon selektorit të vendos se cilat lojtare do t’i ftojë.
Njoma Zogaj në pesë vjetët e fundit ka luajtur për të rejat e klubit Aalborg. Ajo thotë se është ëndërr e secilës lojtare të jetë në ekipin e parë.
“Ka qenë pak e vështirë të vendosi për kontratën e re pasi kam pasur oferta edhe nga klube tjera, si në Danimarkë, Norvegji e Islandë. Por pas bisedave me trajnerin Allan Heine, ndihmës-trajnerin Kenneth Hedegaard dhe me trajner të tjerë, kam vendosur të nënshkruaj. Në klubin ku jam pres të fitoj përvojë dhe të kontribuoj më shumë si lojtare. Besoj shumë në ekipin e trajnerëve, ku Hedegaard është trajneri im prej moshës tetëvjeçare. Prandaj mendoj se është vendim shumë i mirë dhe i rëndësishëm për mua”, ka thënë Njoma për faqen zyrtare të FHK-së.
Skuadra e saj në edicionin e ri do të luajë në kategorinë e dytë të Danimarkës. Ishte në elitë, por në vend të fundit. Kampionati në Danimarkë është ndërprerë dhe me vendim të federatës, Aalborgu është larguar nga elita. Në kategorinë e dytë luajnë edhe kapitenia Leonora Demaj si dhe motrat Hajdari.
“Do të luftojmë që përsëri të kalojmë në elitë. Jam shumë e lumtur që do të kam mundësinë të takohem, të njoftohem dhe të luaj me lojtaret e Kosovës në Danimarkë”, ka thënë Njoma Zogaj.
Ajo është e vendosur që me punë të madhe të stabilizohet në ekipin bazë të klubit, por edhe të bëhet gati për paraqitje të suksesshme në nivel profesional.
Njoma ka nisur me hendboll si tetëvjeçare, kurse edhe shkollimin fillor dhe gjimnazin e ka bërë në klasë të talenteve sportive.
Ajo është vlerësuar talente e madhe në Danimarkë, por ka ulur ritmin e stërvitjeve për shkak të telasheve shëndetësore. Në vitin 2018 i është nënshtruar dy operacioneve. Ka munguar nga hendbolli plot një vit e gjysmë, por tani ka gjetur ritmin dhe është e gatshme për sfida të reja. Dëshira, vullneti dhe angazhimi kanë bërë që lojtarja jonë të jetë prej më të mirave në ligat ku ka luajtur edhe pas kthimit nga lëndimi. Ajo luan në tri pozita të ndryshme, si qendër dhe si bek. Shquhet për asistime dhe për lojë të shpejtë.
“Në vitin 2017 e kam vizituar FHK-në, por për shkak të lëndimit që mora në vitin 2018 nuk kam mundur të jem pjesë e Kombëtares së Kosovës. Pork am qenë vazhdimisht në kontakt me përgjegjësit. Tani jam e gatshme t’i bashkohen Kombëtares së Kosovës. Ftesës do t’i them po pa asnjë dyshim. Me lojën time dhe me angazhimin besoj se do të kontribuoja shumë për Kosovën”, ka deklaruar Njoma Zogaj.
Ka mbetur të rregullohet dokumentacioni që kjo hendbolliste e talentuar të fitoj të drejtën të paraqitet me kombëtaren tonë. Kështu konkurrenca për një vend në kombëtaren tonë po bëhet shumë e fortë.
FHK-ja i dëshiron sukses Njomës dhe e mirëpret në ekipin e gjerë të Kombëtares sonë.
List of videos
Edicioni 2019/2020
BESA Famgas - : - Kastrioti
13.06.2020 | 00:00
P1 BESA Famgas - : - Kastrioti
Prishtina - : - Trepça
13.06.2020 | 00:00
P1 Prishtina - : - Trepça
Kastrioti - : - BESA Famgas
17.06.2020 | 00:00
P1 Kastrioti - : - BESA Famgas
Trepça - : - Prishtina
17.06.2020 | 00:00
P1 Trepça - : - Prishtina
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 BESA Famgas 18 18 0 0 762 : 369 393 36
2 Prishtina 18 16 0 2 726 : 478 248 32
3 Trepça 18 12 2 4 564 : 511 53 26
4 Kastrioti 18 11 0 7 660 : 559 101 22
5 Vëllaznimi 18 10 0 8 577 : 576 1 20
6 Vushtrria 18 6 3 9 515 : 588 -73 15
7 Prizreni 18 5 1 12 531 : 659 -128 11
8 Drenica 18 5 0 13 552 : 620 -68 10
9 Llapi 18 4 0 14 519 : 657 -138 8
10 Drita 18 0 0 18 478 : 867 -389 0
Edicioni 2019/2020
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 13 11 0 2 431 : 269 162 22
2 Vushtrria 13 11 0 2 387 : 250 137 22
3 Prishtina 13 11 0 2 403 : 275 128 22
4 Ferizaj 13 11 0 2 457 : 338 119 22
5 Kastrioti 13 5 0 8 338 : 362 -24 10
6 Jusuf Gërvalla 13 4 2 7 287 : 351 -64 10
7 Shqiponja 13 4 0 9 334 : 366 -32 8
8 Samadrexha 13 3 1 9 296 : 397 -101 7
9 Vëllaznimi 13 3 1 9 333 : 438 -105 7
10 Drita 13 0 0 13 233 : 453 -220 0

Facebook