• Shqip
  • English
  • German
  • French
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Haris Berisha, bën hap të madh në karrierë
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Haris Berisha, bën hap të madh në karrierë
Portieri i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Haris Berisha, ka bërë hap të madh në karrierë. Ai ka kaluar te skuadra e kategorisë së dytë zvicerane, HSC Kreuzlingen, që synon kalimin në elitë në edicionin e ardhshëm. Deri më tani Berisha ka luajtur në nivel jo shumë të lartë në Gjermani dhe kalimi në Zvicër është hap vërtetë i rëndësishëm për karrierën e tij.

Berisha (24-vjeçar) ka firmosur për një vit, me mundësi të vazhdimit të kontratës. Tashmë është paraqitur në disa ndeshje përgatitore.

“Jam shumë i gëzuar për mundësinë që të luaj në ligën e dytë zvicerane. Jam i motivuar që iu kam bashkuar një ekipi me kualitet dhe me potencial të madh. Këtë vit synimi është ngritja në ligën elitare të Zvicrës. Me përgatitjet që po i zhvillojmë dhe me një seriozitet të madh, shpresoj që në fund të edicionit t’i arrijmë synimet”, ka thënë Haris Berisha për faqen zyrtare të FHK-së.

Për kalimin e tij te Kreuzlingeni ka shkruar edhe Federata e Hendbollit të Zvicrës. Te kjo skuadër luajnë edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj dhe Drenit Tahirukaj.

“Përkundër moshës së re, 24-vjeçari tashmë ka shumë përvojë ndërkombëtare. Portieri i gjatë 197 centimetra ishte numër një në kualifikimet për Evropianin 2020, te Kosova. Falë pritjeve të tij, Kosova arriti fitore historike, 27:24 ndaj Izraelit dhe barazimin e jashtëzakonshëm 23:23 ndaj Polonisë. Berisha po ashtu është vlerësuar lartë për paraqitjen ndaj Gjermanisë para 7200 shikuesve. Falë asaj paraqitje ka siguruar kalimin në Zvicër”, ka shkruar federata zvicerane.

FHK-ja i dëshiron suksese në aventurën e re Berishës.
List of videos
Edicioni 2019/2020
BESA Famgas 41 : 28 Kastrioti
13.06.2020 | 20:00
P1 BESA Famgas 19 : 10 Kastrioti
Prishtina 23 : 31 Trepça
13.06.2020 | 17:00
P1 Prishtina 12 : 15 Trepça
Kastrioti 26 : 33 BESA Famgas
16.06.2020 | 19:00
P1 Kastrioti 9 : 14 BESA Famgas
Trepça 22 : 33 Prishtina
17.06.2020 | 17:00
P1 Trepça 13 : 15 Prishtina
BESA Famgas 38 : 26 Prishtina
20.06.2020 | 18:00
P1 BESA Famgas 24 : 13 Prishtina
Prishtina 25 : 29 BESA Famgas
23.06.2020 | 19:30
P1 Prishtina 10 : 15 BESA Famgas
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 BESA Famgas 18 18 0 0 762 : 369 393 36
2 Prishtina 18 16 0 2 726 : 478 248 32
3 Trepça 18 12 2 4 564 : 511 53 26
4 Kastrioti 18 11 0 7 660 : 559 101 22
5 Vëllaznimi 18 10 0 8 577 : 576 1 20
6 Vushtrria 18 6 3 9 515 : 588 -73 15
7 Prizreni 18 5 1 12 531 : 659 -128 11
8 Drenica 18 5 0 13 552 : 620 -68 10
9 Llapi 18 4 0 14 519 : 657 -138 8
10 Drita 18 0 0 18 478 : 867 -389 0
Edicioni 2019/2020
Ferizaj 24 : 27 Vushtrria
13.06.2020 | 19:30
P1 Ferizaj 11 : 10 Vushtrria
Prishtina 12 : 43 Istogu
13.06.2020 | 14:30
P1 Prishtina 8 : 23 Istogu
Vushtrria 22 : 30 Ferizaj
17.06.2020 | 18:00
P1 Vushtrria 13 : 12 Ferizaj
Istogu 53 : 20 Prishtina
16.06.2020 | 17:00
P1 Istogu 31 : 5 Prishtina
Ferizaj 34 : 24 Istogu
20.06.2020 | 19:00
P1 Ferizaj 16 : 12 Istogu
Istogu 27 : 26 Ferizaj
23.06.2020 | 18:00
P1 Istogu 10 : 13 Ferizaj
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 13 11 0 2 431 : 269 162 22
2 Vushtrria 13 11 0 2 387 : 250 137 22
3 Prishtina 13 11 0 2 403 : 275 128 22
4 Ferizaj 13 11 0 2 457 : 338 119 22
5 Kastrioti 13 5 0 8 338 : 362 -24 10
6 Jusuf Gërvalla 13 4 2 7 287 : 351 -64 10
7 Shqiponja 13 4 0 9 334 : 366 -32 8
8 Samadrexha 13 3 1 9 296 : 397 -101 7
9 Vëllaznimi 13 3 1 9 333 : 438 -105 7
10 Drita 13 0 0 13 233 : 453 -220 0

Facebook