• Shqip
  • English
  • German
  • French
Prishtina fiton derbin, ndal serinë e Ferizajt
Prishtina fiton derbin, ndal serinë e Ferizajt
Prishtinës i ka takuar derbi i javës së fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Prishtina të dielën në palestrën “Bill Clinton” e ka mposhtur Ferizajn vendas me rezultat 30:27, në kuadër të javës së nëntë. Për Ferizajn që për herë të parë luan në Superligë, ishte humbja e parë pas tetë fitoreve rresht. Por kjo humbje e ka larguar nga pozita e parë. Stinorin vjeshtor në vend të parë e përfundon Istogu me 16 pikë, sa i ka edhe Ferizaj në vend të dytë. Istogu ka për pak goldallim më të mirë se Ferizaj. Vushtrria renditet e treta me 14 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vend të katërt. Në mes këtyre katër skuadrave pritet garë e fortë dhe interesante në stinorin pranveror.
Ndeshja në Ferizaj ishte interesante. Prishtina bëri shkëputje të lehtë në fillim (4:1) e më pas rriti epërsinë (9:4). Epërsia e Prishtinës shkoi deri në 7 gola (14:7), por lojtaret me përvojë të Ferizajt u afruan në fund të pjesës së parë në tri gola (16:13). Më pas ferizajaset në pjesën e dytë edhe barazuan rezultatin (20:20, 21:21) . Barazim tjetër kishte në minutën e 50-të, 25:25, por më pas Prishtina krijoi epërsi që e mbajti deri në fund.
Sh. Mehmeti ishte më e dalluara te Prishtina me 9 gola. Nga 5 i shënuan M. Ipqi e M. Sefedini. Te Ferizaj më efikasja ishte M. Koneski me 10 gola.
Të dielën u luajt edhe ndeshja në mes të Samadrexhës e Vëllaznimit. Fitore shënoi Vëllaznimi me rezultat 30:25. A. Kursani shënoi plot 17 gola për Vëllaznimin. Ar. Maloku u dallua te Samadrexha me 9 gola.

Ferizaj – Prishtina 27:30 (13:16)

Ferizaj: Pjeshqiq, Trajkovska 1, Thaqi, Basha 2, Kelmendi 5, Koneski 10, Kupina 5, Fazlija 3, Damaneku, Sylejmani 1, Shabani, Beka, Haliti, Mehmeti

Prishtina: Ipqi 5, Shala, Sefedini 5, Krasniqi, Berisha, A. Krasniqi, Uka, Bregovina, Mekolli 2, Mehmeti 9, Sopjani 1, Stagova 4, Matarova 4

Samadrexha – Vëllaznimi 25:30 (12:13)

Samadrexha: Rr. Basholli, G. Basholli 2, A. Maloku, R. Maloku 2, D. Basholli 4, G. Basholli 4, M. Basholli, Ar. Maloku 9, Sadiku 4

Vëllaznimi: Kastrati 2, Kursani 17, Bytyqi, Hoda, Frrokaj 3, Radoniqi, Varaki 2, Mollakdrija, Gashi 5, Daija 1
List of videos
Edicioni 2019/2020
Prishtina - : - Vushtrria
15.02.2020 | 00:00
P1 Prishtina - : - Vushtrria
Llapi - : - BESA Famgas
15.02.2020 | 00:00
P1 Llapi - : - BESA Famgas
Drenica - : - Kastrioti
15.02.2020 | 00:00
P1 Drenica - : - Kastrioti
Prizreni - : - Trepça
15.02.2020 | 00:00
P1 Prizreni - : - Trepça
Vëllaznimi - : - Drita
15.02.2020 | 00:00
P1 Vëllaznimi - : - Drita
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 BESA Famgas 14 14 0 0 628 : 286 342 28
2 Prishtina 14 13 0 1 602 : 381 221 26
3 Trepça 14 9 2 3 457 : 411 46 20
4 Kastrioti 14 9 0 5 522 : 437 85 18
5 Vushtrria 14 6 3 5 424 : 444 -20 15
6 Vëllaznimi 14 6 0 8 435 : 466 -31 12
7 Drenica 14 4 0 10 423 : 506 -83 8
8 Prizreni 14 3 1 10 406 : 533 -127 7
9 Llapi 14 3 0 11 398 : 514 -116 6
10 Drita 14 0 0 14 362 : 679 -317 0
Edicioni 2019/2020
Vëllaznimi - : - Prishtina
15.02.2020 | 00:00
P1 Vëllaznimi - : - Prishtina
Ferizaj - : - Jusuf Gërvalla
15.02.2020 | 00:00
P1 Ferizaj - : - Jusuf Gërvalla
Shqiponja - : - Kastrioti
15.02.2020 | 00:00
P1 Shqiponja - : - Kastrioti
Vushtrria - : - Drita
15.02.2020 | 00:00
P1 Vushtrria - : - Drita
Istogu - : - Samadrexha
15.02.2020 | 00:00
P1 Istogu - : - Samadrexha
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 9 8 0 1 298 : 195 103 16
2 Ferizaj 9 8 0 1 340 : 241 99 16
3 Vushtrria 9 7 0 2 291 : 192 99 14
4 Prishtina 9 7 0 2 270 : 197 73 14
5 Kastrioti 9 4 0 5 245 : 252 -7 8
6 Jusuf Gërvalla 9 3 2 4 207 : 249 -42 8
7 Vëllaznimi 9 2 1 6 248 : 308 -60 5
8 Samadrexha 9 2 1 6 208 : 275 -67 5
9 Shqiponja 9 2 0 7 225 : 271 -46 4
10 Drita 9 0 0 9 174 : 326 -152 0

Facebook