• Shqip
  • English
  • German
  • French
Prishtina ndal hovin e Besës
Prishtina ndal hovin e Besës
Prishtinës i ka takuar derbi i madh i javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të enjten në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, Prishtina fitoi ndaj kampionit, Besa Famgas me një gol diferencë, 24:23. Kështu prishtinasit e kanë ndalur hovin e Besës që ishte skuadra e vetme pa humbje në shtatë xhirot e para.
Rezultati i derbit ka bërë që të jemi dëshmitarë të një gare shumë interesante dhe të fortë për kreun e tabelës. Tani Kastrioti, Prishtina e Besa Famgas i kanë nga 14 pikë, ndërsa menjëherë pas tyre me 12 pikë është Drita. Kjo katërshe pritet të zhvillojë garë interesante për titull e për Kupë.
Edhe pas pjesës së parë Prishtina kishte një gol epërsi, 13:12. Në pjesën e parë Prishtina ishte në epërsi që shkoi duke u rritur vazhdimisht. Kështu në minutën e 14-të Prishtina kishte avantazh prej katër golave, 8:4 e më pas edhe 9:5. Por pejanët u kthyen dhe barazuan rezultatin në 9:9. Më pas djelmoshat e Taib Kabashit prap krijuan epërsi të lehtë dhe pas 30 minutave lojë rezultati ishte 13:12.
Epërsinë e parë Besa e kishte në minutën e 37-të, 15:14. Më pas luhej për çdo gol, ndërsa Besa në disa raste kishte edhe dy gola epërsi (18:16, 19:17, 20:18). Në minutën e 51-të rezultati u barazua në 20:20 e më pas edhe 21:21, 22:22 e 23:23. Fare në fund Prishtina realizoi për 24:23 dhe kështu fitoi derbin dramatik. O. Beshiri shënoi golin e fundit. Besës i munguan disa lojtarë të rëndësishëm.
Kështu kampionati po bëhet gjithnjë e më interesant. Të mërkurën ndeshje dramatike ishte ajo në mes të Dritës e Kastriotit që u fitua nga Kastrioti.
Të enjten Vëllaznimi fitoi me një gol dallim ndaj Drenicës 20:19, ndërsa derbin vushtrrias e fitoi Vushtrria ndaj Samadrexhës me rezultat 31:25.

Prishtina – Besa Famgas 24:23 (13:12)

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Ademi, Krasniqi 3, Basholli, Abazi, Bajqinovci 3, Fetahu, Visoka 5, Hoxha, Murtezi, Beshiri 5, Gjuka 3, Kastrati 5, Gashi, Batatina

Besa Famgas: B. Idrizi 5, Vokshi, Broqi 4, Y. Muqolli 2, Dre. Tahirukaj 6, Dri. Tahirukaj 3, Ramosaj 2, Kukrika 1, Tafilaj, Berisha, Mehmeti, Tetova, J. Muqolli

Drenica – Vëllaznimi 19:20 (9:9)
Drenica: Muqolli, Lladrovci, Gecaj, Hamza 1, Qorri 3, Hasani, Sahiti, Zekaj 3, Mehmeti 5, Haxhiaj 3, Binaku 2, Hamza, Hasani 2

Vëllaznimi: Gaxha 5, Fana 3, Halili, Spahija, Mamusha 7, Neziri 1, Rexha 4, Rama, Luzha, Curri
List of videos
Sezoni 2018/2019
Drita - : - Trepça
15.12.2018 | 17:00
P1 Drita - : - Trepça
Samadrexha - : - Drenica
16.12.2018 | 17:00
P1 Samadrexha - : - Drenica
Prishtina - : - Vëllaznimi
15.12.2018 | 15:30
P1 Prishtina - : - Vëllaznimi
Kastrioti - : - Zhegra
14.12.2018 | 19:00
P1 Kastrioti - : - Zhegra
Besa Famgas - : - Vushtrria
16.12.2018 | 17:00
P1 Besa Famgas - : - Vushtrria
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Kastrioti 13 12 0 1 500 : 265 235 24
2 Besa Famgas 13 12 0 1 445 : 240 205 24
3 Prishtina 13 11 0 2 464 : 320 144 22
4 Drita 13 9 0 4 419 : 353 66 18
5 Vushtrria 13 5 2 6 322 : 378 -56 11
6 Vëllaznimi 13 4 2 7 302 : 369 -67 10
7 Zhegra 13 3 1 9 378 : 484 -106 7
8 Trepça 13 3 1 9 290 : 417 -127 7
9 Drenica 13 2 2 9 300 : 408 -108 6
10 Samadrexha 13 0 0 13 299 : 485 -186 0
Sezoni 2018/2019
Istogu 43 : 20 Drita
04.12.2018 | 00:00
P1 Istogu 24 : 10 Drita
Jusuf Gervalla 26 : 30 Samadrexha
25.11.2018 | 13:00
P1 Jusuf Gervalla 13 : 15 Samadrexha
Kastrioti 29 : 18 Vjosa
26.11.2018 | 17:00
P1 Kastrioti 15 : 6 Vjosa
Vushtrria 49 : 25 Vëllaznimi
25.11.2018 | 17:30
P1 Vushtrria 29 : 13 Vëllaznimi
Prishtina 29 : 29 Shqiponja
22.11.2018 | 19:00
P1 Prishtina 13 : 12 Shqiponja
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 9 8 0 1 347 : 189 158 16
2 Vushtrria 9 8 0 1 336 : 190 146 16
3 Shqiponja 9 6 1 2 320 : 217 103 13
4 Kastrioti 9 6 1 2 267 : 213 54 13
5 Prishtina 9 5 2 2 277 : 208 69 12
6 Samadrexha 9 4 0 5 213 : 277 -64 8
7 Drita 9 3 0 6 234 : 297 -63 6
8 Jusuf Gervalla 9 2 0 7 208 : 302 -94 4
9 Vëllaznimi 9 1 0 8 183 : 342 -159 2
10 Vjosa 9 0 0 9 148 : 298 -150 0

Facebook