• Shqip
  • English
  • German
  • French
Samadrexha shënon fitoren e parë
Samadrexha shënon fitoren e parë
Në javën e fundit të stinorit vjeshtor skuadra e Samadrexhës e ka shënuar fitoren e parë. Të dielen në Vushtrri, Samadrexha fitoi ndaj Drenicës me rezultat 37:26. Të dielen u luajtën dy ndeshje të javës së 14-të. Në Pejë, Besa Famgas ka fituar pa telashe ndaj Vushtrrisë me rezultat 36:11. Për kampionin aktual, Besën, ishte fitorja e 13-të këtë edicion. Besa stinorin vjeshtor e përfundoi me 26 pikë, sa i mblodhi edhe Kastrioti i Ferizajt.
Në vend të tretë është Prishtina me 24 pikë. Prishtina të shtunën e mposhti Vëllaznimin me rezultat 42:27. Po të shtunën Drita në Gjilan fitoi ndaj Trepçës me rezultat 33:23. Drita është e katërta me 20 pikë. Kastrioti e hapi javën e fundit me fitoren ndaj Zhegrës (52:34), të premten.
Por bazuar në rezultatet e deritashme, befasi mund të llogaritet fitorja e Samadrexhës ndaj Drenicës. Samadrexha kishte humbur 13 ndeshje rresht derisa Drenica i kishte mbledhur 6 pikë, falë dy fitoreve e dy barazimeve. Samadrexhasit të udhëhequr nga A. Maloku i fituan dy pikët e para dhe kështu bënë hapin e parë drejt mbetjes në Superligë.

Samadrexha – Drenica37:26 (21:11)

Samadrexha: Bunjaku, Sopjani 2, K. Maloku 2, S. Maloku 4, Sh. Maloku, Basholli, F. Maloku, A. Maloku 19, Jashari 9, G. Maloku 2, D. Maloku

Drenica: Lladrovci, Muqolli, Hamza 1, Gecaj, Qorri 1, Mehmeti 8, Zekaj 2, Hasani 4, E. Hamza, S. Hasani 2, Binaku 2, Sahiti 3, Haxhiaj 2

Besa Famgas – Vushtrria 36:11 (21:8)

Besa Famgas: Mehmeti, B. Idrizi 4, Broqi 5, Vokshi 3, Tetova 6, D. Idrizi 4, Tahirukaj 7, Ramosaj 3, Kukrika, Berisha, Tafilaj 4

Vushtrria: Ibishi, Melenica, Karaqa, Jashari 1, Sadiku 4, Lahu 1, Krasniqi, Ismajli, Emini 3, Hyseni 2, Beqiri
List of videos
Sezoni 2018/2019
Besa Famgas - : - Drita
09.02.2019 | 00:00
P1 Besa Famgas - : - Drita
Vushtrria - : - Kastrioti
09.02.2019 | 00:00
P1 Vushtrria - : - Kastrioti
Zhegra - : - Prishtina
09.02.2019 | 00:00
P1 Zhegra - : - Prishtina
Vëllaznimi - : - Samadrexha
09.02.2019 | 00:00
P1 Vëllaznimi - : - Samadrexha
Drenica - : - Trepça
09.02.2019 | 00:00
P1 Drenica - : - Trepça
Sezoni 2018/2019
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Kastrioti 14 13 0 1 552 : 299 253 26
2 Besa Famgas 14 13 0 1 481 : 251 230 26
3 Prishtina 14 12 0 2 506 : 347 159 24
4 Drita 14 10 0 4 452 : 376 76 20
5 Vushtrria 14 5 2 7 333 : 414 -81 11
6 Vëllaznimi 14 4 2 8 329 : 411 -82 10
7 Zhegra 14 3 1 10 412 : 536 -124 7
8 Trepça 14 3 1 10 313 : 450 -137 7
9 Drenica 14 2 2 10 326 : 445 -119 6
10 Samadrexha 14 1 0 13 336 : 511 -175 2
Logo Ekipi L F B H +/- P