• Shqip
  • English
  • German
  • French
Selektori Shabani shpall listën për ndeshjet me Slloveninë e Gjermaninë
Selektori Shabani shpall listën për ndeshjet me Slloveninë e Gjermaninë

Selektori i Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, të martën ka bërë publike listën me emrat e hendbollisteve në të cilat ai llogarit për dy ndeshjet e para të fazës së dytë të eliminatoreve për “Euro 2020”. Kosova është në grupin e tretë së bashku me Gjermaninë, Slloveninë e Bjellorusinë. Pra grupi është shumë i fortë, por kombëtarja jonë nuk është pa synime.

Ndeshjen e parë Kosova e luan më 26 shtator nga ora 18:00 në Maribor kundër Sllovenisë. Menjëherë më 29 shtator në Prishtinë luhet ndeshja Kosova – Gjermania. Janë këto dy kombëtare shumë të mëdha evropiane, që do të paraqiten në kampionatin botëror të këtij viti, që mbahet në Japoni prej 30 nëntorit deri më 15 dhjetor.

Selektori Shabani ka ftuar 20 lojtare për këto dy ndeshje të mëdha. 11 prej lojtareve bëjnë karrierë në liga evropiane, ndërsa dhjetë lojtare janë në klubet tona. Për herë të parë do të grumbullohen Marijeta Lekaj që bënë karrierë në Kroaci te Crikvenica si dhe Meltem Ylberi që luan në Zvicër te klubi Spono Eagles. Ndërkohë Albana Arifi ka fituar gjatë verës të drejtën të luajë për Kosovën në ndeshje zyrtare. Arifi ka pasur suksese të shumta me Suedinë dhe tani gjithë përvojën e saj do ta vë në dispozicion të Kosovës. Me lojtaret e afruara së fundi, por edhe me lojtaret cilësore që kanë bartur barrën në vitet e fundit, Kombëtarja jonë pritet të ngritet në nivel më të lartë. Në ndeshjet e vështira me Slloveninë dhe Gjermani, pritet paraqitje e denjë nga vajzat tona. Në listë për këto dy ndeshje është edhe Suzana Ujkiq, që është në procedurë për të fituar të drejtën e paraqitjes me Kosovën.

Për shkak të ngritjes së nivelit në vitet e fundit, Kombëtarja jonë e nis garën nga faza e dytë kualifikuese, duke kaluar kështu fazën e parë. Grumbullimi i hendbollisteve bëhet të mërkurën (nesër) nga ora 12:00 në Hotelin AFA në Prishtinë.

 

Shirt No.

Family Name

First Name

Club

1

Osmani

Dorentina

Follo HK Damer (NOR)

2

Ujkic

Suzana

KHF Istogu

4

Arifi

Albana

Lugi HF  (SWE)

5

Kameri

Elma

DHW United Antwerpen (BEL)

6

Mehmeti

Shkurta

KHF Prishtina

7

Ylberi

Meltem

Spono Eagles (SUI)

8

Rama

Buneta

KHF Vushtrria

9

Zaskoku

Verona

DHB Rotweiss Thun (SUI)

10

Aliu

Fitore

SG Kappelwindeck (GER)

12

Kelmendi

Njomza

KHF Vushtrria

13

Merditaj

Ardiana

FC Burlafingen (GER)

15

Rugova

Albina

KHF Istogu

16

Shehdadi

Aurora

KHF Istogu

17

Stagova

Aida

KHF Prishtina

18

Halitaj

Alberina

KHF Istogu

20

Gjikokaj

Mirela

Follo HK Damer (NOR)

21

Demaj

Leonora

Sønderjyske Damehåndbold (DEN)

22

Lekaj

Marijeta

Žrk Murvica – Crikvenica (CRO)

23

Kastrati

Veronika

Ellingsrud IL håndball (NOR)

24

Salihu

Adriana

KHF Kastrioti

 

O  F  F  I  C  I  A  L  S

Family Name

First Name

Function

Shabani

Agron

Had Coach

Shala

Faruk

Coach

Rudaku

Valbona

Coach

Maraj

Fatlind

Physiotherapist

List of videos
Edicioni 2019/2020
BESA Famgas - : - Kastrioti
13.06.2020 | 00:00
P1 BESA Famgas - : - Kastrioti
Prishtina - : - Trepça
13.06.2020 | 00:00
P1 Prishtina - : - Trepça
Kastrioti - : - BESA Famgas
17.06.2020 | 00:00
P1 Kastrioti - : - BESA Famgas
Trepça - : - Prishtina
17.06.2020 | 00:00
P1 Trepça - : - Prishtina
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 BESA Famgas 18 18 0 0 762 : 369 393 36
2 Prishtina 18 16 0 2 726 : 478 248 32
3 Trepça 18 12 2 4 564 : 511 53 26
4 Kastrioti 18 11 0 7 660 : 559 101 22
5 Vëllaznimi 18 10 0 8 577 : 576 1 20
6 Vushtrria 18 6 3 9 515 : 588 -73 15
7 Prizreni 18 5 1 12 531 : 659 -128 11
8 Drenica 18 5 0 13 552 : 620 -68 10
9 Llapi 18 4 0 14 519 : 657 -138 8
10 Drita 18 0 0 18 478 : 867 -389 0
Edicioni 2019/2020
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 13 11 0 2 431 : 269 162 22
2 Vushtrria 13 11 0 2 387 : 250 137 22
3 Prishtina 13 11 0 2 403 : 275 128 22
4 Ferizaj 13 11 0 2 457 : 338 119 22
5 Kastrioti 13 5 0 8 338 : 362 -24 10
6 Jusuf Gërvalla 13 4 2 7 287 : 351 -64 10
7 Shqiponja 13 4 0 9 334 : 366 -32 8
8 Samadrexha 13 3 1 9 296 : 397 -101 7
9 Vëllaznimi 13 3 1 9 333 : 438 -105 7
10 Drita 13 0 0 13 233 : 453 -220 0

Facebook