• Shqip
  • English
  • German
  • French
Shabani: Të bëjmë hapin e ardhshëm
Shabani: Të bëjmë hapin e ardhshëm

Synimi kryesor i Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat) për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Gjermanisë është zhvillimi i mëtejmë i ekipit kombëtar. Ndaj dy kombëtareve të mëdha evropiane, kombëtarja jonë synon të bëjë rezistencë të madhe deri në fund, duke ditur cilësinë dhe përvojën e kundërshtarëve.

Selektori Agron Shabani të mërkurën (sot) nis punën me hendbolliste për dy takimet e para të fazës së dytë kualifikuese për "Euro 2020". "Si çdo herë, unë nisem nga parimi që të bëjmë një hap para në realizimin e planit tonë i cili është i përcaktuar në disa vite. Pres të shfaqim më shumë se herat tjera. Jemi më të kompletuar, kemi emra të rinjë në kombëtare. E kemi Albana Arifin e cila ka kohë që mezi pret lojën e parë zyrtare me kombëtaren, e motivuar maksimalisht që të jap kontributin e saj. Është edhe Marijeta Lekaj nga Kroacia, Meltem Ylberi nga Zvicra që shpresoj se do të japin ndihmë të madhe për kombëtaren. Kemi Veronika Kastratin, lojtare e re me perspektivë që luan në Norvegji", ka thënë selektori Shabani. Kombëtarja jonë më 26 shtator luan në Maribor me Slloveninë kurse më 29 shtator takohemi me Gjermaninë në Prishtinë. "Kemi përballë dy kundërshtarë të nivelit të lartë evropian. Jemi të vetëdijshëm se do të jetë vështirë, por synimi është të prezentohemi sa më mirë, të bëjmë rezistencë sa më të madhe. Planet janë të afrojmë lojtare me kualitet nga diaspora dhe të kemi bazë sa më të madhe të lojtareve cilësore në Superligën tonë. Kjo arrihet me punë më profesionale nëpër klube. Me kontributin e të gjithave, lojtareve nga diaspora dhe të klubeve tona, shpresoj shumë se do t'ia arrijmë qëllimi", thotë Agron Shabani.

List of videos
Edicioni 2019/2020
BESA Famgas - : - Kastrioti
13.06.2020 | 00:00
P1 BESA Famgas - : - Kastrioti
Prishtina - : - Trepça
13.06.2020 | 00:00
P1 Prishtina - : - Trepça
Kastrioti - : - BESA Famgas
17.06.2020 | 00:00
P1 Kastrioti - : - BESA Famgas
Trepça - : - Prishtina
17.06.2020 | 00:00
P1 Trepça - : - Prishtina
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 BESA Famgas 18 18 0 0 762 : 369 393 36
2 Prishtina 18 16 0 2 726 : 478 248 32
3 Trepça 18 12 2 4 564 : 511 53 26
4 Kastrioti 18 11 0 7 660 : 559 101 22
5 Vëllaznimi 18 10 0 8 577 : 576 1 20
6 Vushtrria 18 6 3 9 515 : 588 -73 15
7 Prizreni 18 5 1 12 531 : 659 -128 11
8 Drenica 18 5 0 13 552 : 620 -68 10
9 Llapi 18 4 0 14 519 : 657 -138 8
10 Drita 18 0 0 18 478 : 867 -389 0
Edicioni 2019/2020
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 13 11 0 2 431 : 269 162 22
2 Vushtrria 13 11 0 2 387 : 250 137 22
3 Prishtina 13 11 0 2 403 : 275 128 22
4 Ferizaj 13 11 0 2 457 : 338 119 22
5 Kastrioti 13 5 0 8 338 : 362 -24 10
6 Jusuf Gërvalla 13 4 2 7 287 : 351 -64 10
7 Shqiponja 13 4 0 9 334 : 366 -32 8
8 Samadrexha 13 3 1 9 296 : 397 -101 7
9 Vëllaznimi 13 3 1 9 333 : 438 -105 7
10 Drita 13 0 0 13 233 : 453 -220 0

Facebook