• Shqip
  • English
  • German
  • French
Shala numëron anët pozitive të shortit
Shala numëron anët pozitive të shortit
Trajneri i Istogut, Faruk Shala vlerëson se shorti për Kupën Evropiane është i përshtatshëm si për Istogun ashtu edhe për Vushtrrinë. Njëra prej këtyre dy skuadrave do të kalojë në raundin e tretë të Kupës Evropiane.
Shorti i tërhequr të martën ka bërë që dy prej skuadrave kryesore në vend të luajnë në mes vete.
“Shorti është i favorshëm për të dy skuadrat ngase eliminon mundësinë e shfaqjes së problemeve si pasojë e pandemisë COVID-19, si në rastin e skuadrave të futbollit. Mundëson organizim më të lehtë të ndeshjeve, zvogëlon koston e shpenzimeve, që është shumë e rëndësishme në këtë kohë, kur gjendja financiare e klubeve është e rënduar si pasojë e pandemisë. Vushtrria është favorite pasi ka qenë më e suksesshme se ne këtë vit. Për këtë edhe ka qenë në vazon e parë. Por ne i kemi synimet tona që të kalojmë këtë fazë, ashtu si edhe rivali ynë. Shpresojmë që t’ia arrijmë. Ballafaqimi i dy skuadrave kosovare është i mirë për hendbollin kosovar sepse tani dihet që në raundin e tretë do t’i kemi dy skuadra tonat. Është për t’u përshëndetur që dy skuadra nga Kosova do të jenë në raundin e tretë. Ndeshja ndaj Vushtrrisë sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në Istog, ashtu si janë zotuar udhëheqësit e MKRS-së dhe Komunës së Istogut”, ka theksuar Shala.
Te Istogu priten përforcime për ndeshjet evropiane, por edhe për edicionin e ri.
List of videos
Edicioni 2020/2021
Edicioni 2020/2021
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Besa Famgas 0 0 0 0 0 : 0 0 0
2 Prishtina 0 0 0 0 0 : 0 0 0
3 Trepça 0 0 0 0 0 : 0 0 0
4 Kastrioti 0 0 0 0 0 : 0 0 0
5 Vëllaznimi 0 0 0 0 0 : 0 0 0
6 Vushtrria 0 0 0 0 0 : 0 0 0
7 Prizreni 0 0 0 0 0 : 0 0 0
8 Drenica 0 0 0 0 0 : 0 0 0
9 Llapi 0 0 0 0 0 : 0 0 0
10 Zhegra 0 0 0 0 0 : 0 0 0
Ediconi 2020/2021
Ediconi 2020/2021
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Ferizaj 0 0 0 0 0 : 0 0 0
2 Istogu 0 0 0 0 0 : 0 0 0
3 Vushtrria 0 0 0 0 0 : 0 0 0
4 Prishtina 0 0 0 0 0 : 0 0 0
5 Kastrioti 0 0 0 0 0 : 0 0 0
6 Jusuf Gërvalla 0 0 0 0 0 : 0 0 0
7 Shqiponja 0 0 0 0 0 : 0 0 0
8 Samadrexha 0 0 0 0 0 : 0 0 0
9 Vëllaznimi 0 0 0 0 0 : 0 0 0
10 Vjosa 0 0 0 0 0 : 0 0 0
11 Drita 0 0 0 0 0 : 0 0 0

Facebook