• Shqip
  • English
  • German
  • French
Veronika Kastrati bën hap të rëndësishëm në karrierë, premton kontribut të madh për Kosovën
Veronika Kastrati bën hap të rëndësishëm në karrierë, premton kontribut të madh për Kosovën
Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Veronika Kastrati, ka bërë hap të rëndësishëm në karrierën e saj. 18-vjeçarja i është bashkuar klubit norvegjez Raelingen, të njohur për zhvillimin e lojtareve të reja.
Veronika është larguar nga klubi Ellingsrud, ku ishte prej fillimit të karrierës, prej moshës 9-vjeçare.
“Unë kam filluar të luaj hendboll qysh në moshën 9-vjeçare në Ellingsrud IF. Kam luajtur aty me vajzat e lindura në vitin 2001. Si 16-vjeçare kam luajtur për senioret në ligën e tretë të Norvegjisë. Deri më tani isha në të njëjtin klub. Kam marrë pjesë në shumë tubime të reprezentacionit regjional të grupmoshave U18 e U20 dhe në shumë tubime të talenteve të Norvegjisë”, ka thënë Veronika për faqen zyrtare të FHK-së.
Ajo tashmë është te skuadra Raelingen, ku shpreson se do të bëjë hapa të rëndësishëm në karrierë. Synim e ka të depërtojë në ekipin e parë të klubit, që garon në elitën norvegjeze. Norvegjia e ka shumë të zhvilluar hendbollin e femrave.
“Jam shumë e kënaqur me përzgjedhjen e ekipit. Kam pasur shumë oferta nga klube tjera, por kam vendosur për Raelingen, që është klub i mirë, ka trajnerë dhe staf shumë profesional. Ekipi U20, ku do të luaj fillimisht, garon në kategorinë e dytë të Norvegjisë. Por nëse rezultatet sportive tregohen të mira, qëllimi im dhe i klubit është që të bëhem pjesë e ekipit elitarë që garon në elitën e Norvegjisë”, ka theksuar Veronika.
Ajo tashmë ndien se ka bërë përparim të madh në ekipin e ri. Ka treguar se çdo ushtrim në këtë klub incizohet dhe analizohet nga trajnerët. Më pas ata japin këshilla për përmirësimet që duhet të bëhen. Veronika ushtron pesë herë në javë me skuadrën, por zhvillon edhe seanca individuale.
Veronika prej vitit 2018 është pjesë e Kosovës. Tashmë ka debutuar edhe në Kombëtaren A, kurse ka luajtur edhe për U19 në Lituani. Ishte pjesë edhe e udhëtimit të famshëm për në Kovilovo të Serbisë me Kombëtaren U20.
“Unë do të jap maksimumin tim në çdo ndeshje. Jam pjekur më shumë si lojtare, si fizikisht ashtu edhe në aspektin psikologjik. Nuk i druhem përgjegjësisë, ajo vetëm më bën më të fokusuar për çdo sfidë. Që në moshën 9-vjeçare kam qenë kapitene e ekipit dhe e di se çka do të thotë përgjegjësia dhe fokusimi. Shpresoj se do të gjejë hapësirë më të madhe te Kosova. Unë jam e gatshme të jap maksimumin. Këtë e dinë edhe stafi i trajnerëve te Kosova. I përshëndes të gjithë dhe i falënderojë nga zemra se si më kanë pranuar, në mënyrë të shkëlqyeshme dhe profesionale”, ka theksuar Veronika Kastrati.
Prej saj presim shumë në të ardhmen.
List of videos
Edicioni 2019/2020
BESA Famgas 41 : 28 Kastrioti
13.06.2020 | 20:00
P1 BESA Famgas 19 : 10 Kastrioti
Prishtina 23 : 31 Trepça
13.06.2020 | 17:00
P1 Prishtina 12 : 15 Trepça
Kastrioti 26 : 33 BESA Famgas
16.06.2020 | 19:00
P1 Kastrioti 9 : 14 BESA Famgas
Trepça 22 : 33 Prishtina
17.06.2020 | 17:00
P1 Trepça 13 : 15 Prishtina
BESA Famgas 38 : 26 Prishtina
20.06.2020 | 18:00
P1 BESA Famgas 24 : 13 Prishtina
Prishtina 25 : 29 BESA Famgas
23.06.2020 | 19:30
P1 Prishtina 10 : 15 BESA Famgas
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 BESA Famgas 18 18 0 0 762 : 369 393 36
2 Prishtina 18 16 0 2 726 : 478 248 32
3 Trepça 18 12 2 4 564 : 511 53 26
4 Kastrioti 18 11 0 7 660 : 559 101 22
5 Vëllaznimi 18 10 0 8 577 : 576 1 20
6 Vushtrria 18 6 3 9 515 : 588 -73 15
7 Prizreni 18 5 1 12 531 : 659 -128 11
8 Drenica 18 5 0 13 552 : 620 -68 10
9 Llapi 18 4 0 14 519 : 657 -138 8
10 Drita 18 0 0 18 478 : 867 -389 0
Edicioni 2019/2020
Ferizaj 24 : 27 Vushtrria
13.06.2020 | 19:30
P1 Ferizaj 11 : 10 Vushtrria
Prishtina 12 : 43 Istogu
13.06.2020 | 14:30
P1 Prishtina 8 : 23 Istogu
Vushtrria 22 : 30 Ferizaj
17.06.2020 | 18:00
P1 Vushtrria 13 : 12 Ferizaj
Istogu 53 : 20 Prishtina
16.06.2020 | 17:00
P1 Istogu 31 : 5 Prishtina
Ferizaj 34 : 24 Istogu
20.06.2020 | 19:00
P1 Ferizaj 16 : 12 Istogu
Istogu 27 : 26 Ferizaj
23.06.2020 | 18:00
P1 Istogu 10 : 13 Ferizaj
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 13 11 0 2 431 : 269 162 22
2 Vushtrria 13 11 0 2 387 : 250 137 22
3 Prishtina 13 11 0 2 403 : 275 128 22
4 Ferizaj 13 11 0 2 457 : 338 119 22
5 Kastrioti 13 5 0 8 338 : 362 -24 10
6 Jusuf Gërvalla 13 4 2 7 287 : 351 -64 10
7 Shqiponja 13 4 0 9 334 : 366 -32 8
8 Samadrexha 13 3 1 9 296 : 397 -101 7
9 Vëllaznimi 13 3 1 9 333 : 438 -105 7
10 Drita 13 0 0 13 233 : 453 -220 0

Facebook