• Shqip
  • English
  • German
  • French
Vushtrria në gjysmëfinale, Njomza Kelmendi siguron fitoren dramatike
Vushtrria në gjysmëfinale, Njomza Kelmendi siguron fitoren dramatike
Vushtrria është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në çerekfinale, Vushtrria fitoj ndaj Ferizajt pas ekzekutimit të penalltive.
Ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri ishte interesante, cilësore dhe dramatike. Ndërkohë atmosfera ishte e zjarrtë. Palestra ishte e mbushur me shikues.
Vushtrria e Ferizaj janë prej skuadrave kryesore në Superligë dhe me të drejtë është pritur ndeshje e fortë.Ashtu edhe ndodhi. Deri në minutën e 22-të ndeshja ishte e barabartë. Më pas ferizajaset nisën të shkëputen në rezultat dhe pjesën e parë e fituan me 12:9. Në minutën e 44-t rezultati u barazua në 15:15, kurse më pas herë njëra e herë skuadra tjetër kaluan në epërsi prej një goli. Në minutën e 56-të rezultati ishte 22:20 për Ferizajn. Në minutën e 58-të vushtrriaset barazuan në 22:22 e më pas kaluan në epërsi 23:22 në minutën e 59-të. Por Ferizaj barazoi rezultatin në minutën e fundit me golin e shënuar nga A. Kelmendi.
Kështu fituesi u vendos me penallti. K. Avdiu humbi një penallti për Vushtrrinë, ndërsa A. Basha për Ferizajn. Në fund, portierja e Vushtrrisë, Njomza Kelmendi ndali edhe penalltinë e Sh. Fazlijës për t’ia siguruar Vushtrrisë kalimin në gjysmëfinale.
B. Rama e K. Avdiu shënuan nga 6 gola për Vushtrrinë. Te Ferizaj me efikasitet u dalluan M. Koneski me 6 gola dhe Sh. Fazlija me 5.
Ndeshja në mes të Istogut dhe Dritës është shtyrë dhe do të luhet të hënën.
Dy ndeshje tjera çerekfinale janë të enjten.

Vushtrria – Ferizaj 23:23 (9:12) (27:26 me penallti)

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Vokshi, Avdiu 6, Rama 6, Zymeri 4, Preniqi 1, Paci 1, Ramabaja, Rrahmani, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 3, Tërstena, Tahiri 2

Ferizaj: Rogova, Basha 4, Salihu 2, Koneski 6, Sylejmani, Fazlija 5, Pjeshqiq, Reçica, Qerkini, Kelmendi 5, Misini, Domeneku 3, Gashi 1, Kupina
List of videos
Edicioni 2019/2020
BESA Famgas - : - Kastrioti
13.06.2020 | 00:00
P1 BESA Famgas - : - Kastrioti
Prishtina - : - Trepça
13.06.2020 | 00:00
P1 Prishtina - : - Trepça
Kastrioti - : - BESA Famgas
17.06.2020 | 00:00
P1 Kastrioti - : - BESA Famgas
Trepça - : - Prishtina
17.06.2020 | 00:00
P1 Trepça - : - Prishtina
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 BESA Famgas 18 18 0 0 762 : 369 393 36
2 Prishtina 18 16 0 2 726 : 478 248 32
3 Trepça 18 12 2 4 564 : 511 53 26
4 Kastrioti 18 11 0 7 660 : 559 101 22
5 Vëllaznimi 18 10 0 8 577 : 576 1 20
6 Vushtrria 18 6 3 9 515 : 588 -73 15
7 Prizreni 18 5 1 12 531 : 659 -128 11
8 Drenica 18 5 0 13 552 : 620 -68 10
9 Llapi 18 4 0 14 519 : 657 -138 8
10 Drita 18 0 0 18 478 : 867 -389 0
Edicioni 2019/2020
Edicioni 2019/2020
Logo Ekipi L F B H +/- P
1 Istogu 13 11 0 2 431 : 269 162 22
2 Vushtrria 13 11 0 2 387 : 250 137 22
3 Prishtina 13 11 0 2 403 : 275 128 22
4 Ferizaj 13 11 0 2 457 : 338 119 22
5 Kastrioti 13 5 0 8 338 : 362 -24 10
6 Jusuf Gërvalla 13 4 2 7 287 : 351 -64 10
7 Shqiponja 13 4 0 9 334 : 366 -32 8
8 Samadrexha 13 3 1 9 296 : 397 -101 7
9 Vëllaznimi 13 3 1 9 333 : 438 -105 7
10 Drita 13 0 0 13 233 : 453 -220 0

Facebook