• Shqip
  • English
  • German
  • French
Rregullorja mbi avancimin dhe përparimin e anëtarëve të SHGJHK-së
Rregullorja mbi avancimin dhe përparimin e anëtarëve të SHGJHK-së
Rregullore mbi avancimin dhe përparimin e anëtarëve të SHGJHK-së Në bazë të nenit 31 të Statutit të Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës, Këshilli drejtues i Shoqatës së Gjyqtarëve në mbledhjen e vet të mbajtur më 06.04.2007, miratoi këtë:
                                                                     
RR E G U LL O R E MBI PËRPARIMIN E ANËTARËVE TË SHOQATËS SË GJYQTARËVE TË HENDBOLLIT TË KOSOVËS
 
 
I. DISPOZITAT THEMELORE
 
Neni 1
 Me këtë Rregullore në tërësi rregullohet mënyra dhe mundësia e përparimit të anëtarëve të Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës (në tekstin e mëtejmë anëtarët e SHGJHK-së)
Neni 2
Mund të përparojnë në kuptim të kësaj Rregullore vetëm anëtarët aktivë të SHGJHK-së.
Neni 3
Çdo ligë në kuadër të FHK e ka listën e vet të gjyqtarëve dhe kontrolluesve.
Ligat e kategorive të reja, i kanë vetëm listat e veta të veçanta të gjyqtarëve.
Neni 4
Lista e gjyqtarëve dhe kontrolluesve nga neni paraprak mund të jetë unike për të dy kategoritë – femrat – meshkujt, por mund të jetë edhe e ndarë.
Neni 5
Në ndeshjet për Kupën e Kosovës gjyqtarët dhe kontrolluesit delegohen:
- Në ndeshjet e dirigjuara delegohen nga lista A dhe ajo B,
- Në ndeshjet përfundimtare delegohen vetëm nga lista A.
Neni 6
Në ndeshjet për Kupën e Kosovës në të cilat takohen dy klube të rangjeve të ndryshme të garave, personat zyrtarë mund të jenë ata që janë nga listat A dhe B.
Neni 7
 Në gara të ligave superiore (Superliga për meshkuj dhe Liga e parë për femra, si dhe në garat përfundimtare për Kupën e Kosovës), mund të delegohet edhe superkontrolli, të cilën gjë do ta vlerësojë Komisioni/ Komisari i delegimit.
Neni 8
Gjyqtarët dhe kontrolluesit mund të përparojnë (avancohen) nga lista në listë pas qëndrimit të më së paku prej 2 vjetësh në listën paraprake.
Nëse gjyqtari aktiv përshëndetet nga referimi dhe bëhet kontrollues mund të rangohet në listën e kontrolluesve, por të rangut më të ulët të garave, në të cilën e ka kryer detyrën e gjyqtarit. Paragrafi 2 nuk vlen vetëm për gjyqtarët e kategorisë ndërkombëtare.
Gjyqtari i cili ka qenë 15 vjet pa ndërprerë aktiv mund të fitoj thirrjen e kontrolluesit të rangut të dytë, pa marr parasysh moshën, ndërsa ata të cilët nuk e plotësojnë këtë kusht duhet të presin kalimin e moshës për gjyqtarë (mbi 50 vjet).
Gjyqtari i cili mbush 50 vjet dhe mosha nuk i lejon të jetë gjyqtarë aktiv sipas rregullave të lojës së hendbollit, në mënyrë automatike fiton të drejtën të rangohet në listën e kontrolluesit të kategorisë së dytë pa marr parasysh se nuk ka qenë aktiv si
gjyqtarë 15 vjet.
Kontrolluesi i referimit gjatë përparimit mund të rangohet në listën e kontrolluesit për një rang më të lartë nga rangu që ka qenë si gjyqtar.
Për Paragrafin 2 dhe 4 vendos Këshilli drejtues i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës.
Neni 9
Detyrën e personave zyrtarë në ndeshje /gjyqtarit, kontrolluesit, procesmbajtësit dhe kohëmatësit/ mund ta kryejë vetëm anëtari aktiv i SHGJHK-së, i cili e ka të dhënë provimin për gjyqtar.
Neni 10
Anëtari i SHGJHK-së mund ta kryejë detyrën e gjyqtarit deri në fund të vitit garues në të cilin i mbush 50 vjet.
Anëtari i SHGJHK-së mund ta kryejë detyrën e kontrolluesit deri në fund të vitit garues në të cilin i mbush 65 vjet.
Anëtari i Shoqatës mund ta kryejë detyrën e procesmbajtësit dhe kohëmatësit deri në
fund të vitit garues në të cilin i mbush 68 vjet.
Anëtari i Shoqatës mund ta kryejë detyrën e kontrolluesit-instruktorit deri në fund të vitit garues në të cilin i mbush 68 vjet.
Për përcaktimin e të drejtues nga paragrafi 1,2,3 dhe 4 mirret data (dita) një (1)
GUSHTI i vitit kalendarik.
Për Paragrafin 4 vendos Këshilli drejtus i SHGJHK-së, me ratifikimin nga Bordi i FHK-së.
Neni 11
Vetë fakti se anëtarët e SHGJHK, gjyqtarët dhe kontrolluesit, posedojnë kategorinë gjegjëse nuk do të thotë se ata duhet të rangohen në listat e këtyre kategorive.
Për numrin e çifteve të gjyqtarëve dhe kontrolluesve për të gjitha garat vendos Këshilli drejtues i SHGJHK-së.
Neni 12
 Gjyqtarët dhe Kontrolluesit e referimit në listat e të gjitha garave rangohen në fund të çdo viti garues, sipas kritereve të përcaktuara nga Komisioni profesional para fillimit të vitit garues, kritere këto që i aprovon Këshilli drejtues i SHGJHK-së.
II. RANGIMI I ANËTARËVE TË SHGJHK-së
 
Neni 13
 Anëtari i SHGJHK-së në kuptim të kësaj Rregulloreje mund të jetë vetëm ai person që e ka të dhënë provimin për gjyqtar apo kontrollues.
Anëtarët e Shoqatës mund të jenë aktivë dhe pasivë.
Me përjashtim të personi që e ka dhënë provimin jashtë Kosovës, mund të bëhet anëtar i SHGJHK-së me vendim të Këshillit drejtues të SHGJHK-së. Anëtar aktiv është ai që e kryen detyrën zyrtare dhe gjendet në Listat e miratuara nga Këshilli
drejtues i SHGJHK-së dhe i ratifikuar nga Bordi i FHK-së për vitin garues , ndërsa pasiv është ai që nuk i kryen detyrat por i cili e paguan anëtarësinë vjetore të SHGJHK-së dhe gjendet në aktivitetin e Tubimeve komunale.
Neni 14
Anëtari aktiv i Shoqatës ka të drejtë në pushim të përkohshëm, duke iu drejtuar me shkrim nëpërmes tubimit komunal Këshillit drejtues të SHGJHK-së, i cili vendos lidhur me këtë.
Nëse kërkesa aprovohet, anëtari aktiv bëhet anëtar pasiv.
Anëtari pasiv ka të drejtë të parashtrojë kërkesën për ndërprerjen e pushimit.
Nëse kërkesa aprovohet anëtari pasiv bëhet anëtar aktiv.
Kohëzgjatja e pushimit mund të jetë deri në (6) gjashtë muaj brenda (2) dy vjetësh.
Anëtarët pasivë dhe aktivë i kanë të drejtat dhe obligimet e barabarta në Shoqatë.
Neni 15
Provimit për gjyqtarë të hendbollit mund t’i nënshtrohet personi i shëndoshë fizikisht dhe psiqikisht, nënshtetas i Kosovës, me banim të përhershëm në Kosovë.
Detyrën e personit zyrtarë (kontrollues, procesmbajtës, kohëmatës, vëzhgues) mund të e kryejnë vetëm nënshtetasit e Kosovës me vendbanim të përhershëm në Kosovë, të cilët janë të shëndoshë fizikisht dhe psikikisht.
 
GJYQTARËT
 Neni 16
 Gjyqtarët mund të rangohen në këto kategori:
- Gjyqtarët fillestarë,
- Gjyqtarët e kategorisë III,
- Gjyqtarët e kategorisë II,
- Gjyqtarët e kategorisë I, dhe
- Gjyqtarët e EHF dhe IHF (ndërkombëtarë).
Neni 17
 Tubimet komunale të gjyqtarëve dhe kontrolluesve kanë të drejtë që për territorin e vet të organizojnë provime për gjyqtarë fillestarë dhe të kategorisë III, me obligim që për këtë ta njoftojnë Këshillin profesional të Shoqatës më së paku 10 ditë para mbajtjes së provimit.
Tubimet komunale të gjyqtarëve dhe kontrolluesve duhet të caktojnë Komisionin për dhënjen e provimeve, në të cilin patjetër duhet me qenë një anëtar i deleguar nga
Këshilli drejtues i SHGJHK-së i cili do të përpilon testin si dhe do te përgatit materialin me shpenzime te SHGJHK-së.
Shpenzimet e anëtarit të deleguar nga SHGJHK-ja i bartë vetë SHGJHK-ja, ndërsa të anëtarëve tjerë Tubimi komunal.
 
GJYQTARËT FILLESTARË
Neni 18
 Kandidatët për thirrje të gjyqtarit fillestar i nënshtrohen provimit në pjesën teorike dhe praktike.
Njohja teorike e provimit përfshin njohjen e rregullave të lojës së hendbollit dhe mbahet në formë të shkruar.
Pjesa praktike e provimit përfshin referimin e pesë (5) ndeshjeje të cilat duhet të jenë të mbuluara me tri (3) kontrollime nga kontrolluesi dhe përgatitjen fizike të gjyqtarit.
Sipas rregullit njëherë jepet pjesa teorike e pastaj ajo praktike. 
Neni 19
 Kandidati i cili e kalon pjesën teorike ,fiton të drejtën t’i nënshtrohet pjesës praktike të provimit.
Nëse kandidati nuk e jep pjesën teorike, nuk mund të hyjë në pjesën praktike të provimit.
Nëse kandidati nuk e jep pjesën praktike të provimit mund t’i nënshtrohet provimit të sërishëm pas 30 ditësh, vetëm edhe një herë. Nëse edhe pas herës së dytë nuk e kalon pjesën praktike, kandidati i nënshtrohet provimit të tërësishëm.
Kandidati mund t’i nënshtrohet provimit më së tepërmi tri herë.
Diferenca në mes dy provimeve duhet të jetë më së paku 3 muaj.
Kandidati i cili me sukses e kalon provimin në tërësi për gjyqtarë të kategorisë fillestare me datën e dhenjës së pjesës teorike.
 
GJYQTARËT E KATEGORISË SË TRETË
 Neni 20
 Gjyqtari i kategorisë fillestare fiton thirrjen e kategorisë së tretë me vendim të Tubimit komunal të gjyqtarëve, pasi Tubimi ka konstatuar se i njëjti ka referuar
Së paku një vit, respektivisht të referojë më së paku 10 ndeshje, dhe nëse nuk është notuar me notë të dobët dhe se është aktiv në Tubimin komunal të gjyqtarëve.
Për këtë Tubimi komunal i gjyqtarëve është i obliguar që në afat prej 7 dite të lajmëron SHGJHK-në në lidhje me vendimet e marr me shkrim – formular të posaçëm.
 
GJYQTARËT E KATEGORISË SË DYTË
Neni 21
 Kategorinë e gjyqtarit të kategorisë së –II- mund ta fitoj çdo gjyqtar i kategorisë së – III- i cili me sukses e jep provimin.
Provimin për gjyqtarë të kategorisë së –II- e organizon Këshilli drejtues i SHGJHK-së.
Gjyqtari i kategorisë III mund të paraqet kërkesën për ta fituar thirrjen e gjyqtarit të kategorisë II, nëse i plotëson këto kushte:
- Nëse më së paku 2 vjet e ka titullin e gjyqtarit të kategorisë III,
- Nëse si gjyqtar i kategorisë III i ka referuar më së paku 20 ndeshje,
- Nëse në vitin paraprak nuk është notuar me notë të dobët dhe
- Nëse është dalluar me punën, aktivitetin dhe sjelljet e tij në ndeshjet e referuara.
Neni 22
 Paraqitjen e provimit nga neni paraprak e bën personalisht kandidati duke e bashkëngjitur këtë dokumentacion:
- Fletëparaqitjen për provim,
- Biografinë e shkurtër,
- Përshkrimin mbi përparimin e tij personal të lëshuar nga tubimi amë komunal i gjyqtarëve dhe kontrolluesve,
- Përshkrimin e ndeshjeve,
- Përshkrimin e kontrollit mbi referimin,
- Vërtetimin mbi përvojën e tij si lojtar dhe
- Certifikatën e lindjes dhe eventualisht të nënshtetësisë
Data e fundit e aplikimit për dhënien e provimit mbi avancimin e kategorisë është
31 dhjetori i vitit kalendarik.
 
GJYQTARËT E KATEGORISË SË PARË
 Neni 23
 Kategorinë e gjyqtarit të kategorisë i mund ta fitojë çdo gjyqtar i kategorisë II, i cili me sukses e jep provimin.
Provimin për gjyqtar të kategorisë -I-, e organizon Këshilli drejtues i Shoqatës.
Gjyqtari i kategorisë –II- duhet ta bëjë paraqitjen e provimit për gjyqtar të kategorisë I dhe atë:
- Duhet më së paku dy vjet ta ketë titullin e gjyqtarit të kategorisë II,
- Duhet t’i ketë më së paku 30 ndeshje të referuara si gjyqtar i kategorisë II,
- Duhet t’i ketë më së paku 5 kontrollime të suksesshme, prej të cilave 3 nga kontrolluesit e kategorisë I, dhe
- Duhet që me punën, angazhimin dhe sjelljet e tija të dëshmojë se ka treguar interesim për përparim, që vërtetohet nga tubimi amë komunal i gjyqtarëve dhe kontrolluesve.
 
Neni 24
 Paraqitjen e provimit nga neni paraprak e bën personalisht kandidati duke e bashkëngjitur këtë dokumentacion:
- Fletëparaqitjen për provim,
- Biografinë e shkurtër,
- Përshkrimin mbi përparimin e tij personal të lëshuar nga tubimi amë komunal i gjyqtarëve dhe kontrolluesve,
- Përshkrimin e ndeshjeve,
- Përshkrimin e kontrolleve të referimit,
- Vërtetimin mbi përvojën e tij si lojtar dhe
- Certifikatën e lindjes dhe eventualisht të nënshtetësisë.
Neni 25
Provimi përbëhet prej pjesës teorike dhe praktike. Së pari mbahet pjesa teorike e pastaj pjesa praktike e provimit.
Pjesa teorike e provimit përmban njohjen e rregullave të lojës së hendbollit, propozicionet e garave dhe fushëveprimin e punës së Shoqatës së Gjyqtarëve dhe kontrolluesve.
Pjesës praktike të provimit i nënshtrohet kandidati i cili me sukses e kalon pjesën teorike të provimit. Për ta kaluar pjesën praktike të provimit, kandidati duhet t’i ketë tri nota pozitive nga kontrolluesi i referimit i kategorisë I të ndeshjeve kampionale të seniorëve. Nëse kandidati prej tri kontrolleve e ka një notë të dobët, i caktohet kontrolli shtesë. Nëse edhe atëherë notohet me notë të dobët, kandidati i nënshtrohet provimit në tërësi.
Kur kandidati e kalon pjesën teorike dhe praktike të provimit shpallet gjyqtar i kategorisë II Shpalljen e bën Këshilli drejtues i Shoqatës.
Neni 26
Kandidati i cili nuk e kalon provimin për gjyqtar të kategorisë I mbetet akoma gjyqtar i kategorisë II.
Provimit të sërishëm kandidati nga alineja paraprake mund t’i nënshtrohet pas më së paku një viti.
Nëse kandidati edhe atëherë nuk e kalon provimin, provimit të sërishëm mund t’i nënshtrohet pas dy vjetësh.
Nëse edhe pas herës së dytë kandidati nuk e kalon provimin, e humb të drejtën për t’iu nënshtruar provimit për kategori më të lartë.
Neni 27
 Tubimi komunal amë i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe kontrolluesve ka të drejtë t’ia ndalojë anëtarit të vet të drejtën për t’iu nënshtruar provimit. Tubimi komunal duhet të marrë vendim për ndalesë me arsyetim me shkrim.
Në vendimin nga alineja paraprake kandidati ka të drejtë ankese në afat prej tetë ditësh Këshillit drejtues të SHGJHK-së, i cili ka të drejtë ta ndërrojë vendimin e tubimit komunal.
Neni 28
 Komisionin për vlerësim mbi përparimin në kategori më të lartë e përbëjnë tre anëtarë nga radhët e gjyqtarëve dhe kontrolluesve.
Komisionin për vlerësim të gjyqtarëve fillestarë dhe të kategorisë III e emëron tubimi i gjyqtarëve dhe kontrolluesve komunalë amë me obligim që kryetari Komisionit të jetë një anëtar i Komisionit profesional i SHGJHK-së i cili do të përpilon testet, ndërsa komisionin për vlerësim të gjyqtarëve dhe kontrolluesve të kategorisë II dhe I e emëron Këshilli drejtues i SHGJHK.
Neni 29
 Shumën për organizimin e provimeve nga neni paraprak e cakton organi i cili e organizon provimin .
Shuma për provim nga alineja 1 paguhet për çdo fletëparaqitje dhe nuk kthehet.
Për anëtarin e Komisionit profesional të SHGJHK-së i cili merr pjesë në provimet e Tubimeve Komunale të Gjyqtarëve si dhe për Komisionin profesional i cili i përpilon dhe përgatit testet dhe provimet për kategorinë e II dhe I, shpenzimet i bart SHGJHK-ja.
Neni 30
 Tubimi komunal i gjyqtarëve i cili organizon provimin fillestarë ka të drejtë ta caktojë lartësinë e shumës që duhet paguar për paraqitjen e provimit.
Këshilli drejtues i SHGJHK-së ka të drejtë të cakton lartësinë e shumës për paraqitjen e provimit për kategorinë I dhe II.
Shuma nga paragrafi 1 dhe 2 paguhet vetëm për një paraqitje të provimit.
Neni 31
Anëtarët e Shoqatës mund të përparojnë (avancojnë) prej kategorie në kategori ose gjithmonë të mbesin në të njëjtën kategori.
Anëtari i Shoqatës nuk ka pasoja nëse nuk përparon nga kategoria në kategori.
Anëtarit që e kalon provimin me sukses në cilëndo kategori, me kurrfarë vendimi nuk mund t’i merret titulli, përveç në rastet kur anëtari e humb pozitën aktive
apo pasive dhe nga kjo kohë kanë kaluar dy vjet.
Neni 32
 Gjyqtarët të cilët si lojtarë aktivë kanë qenë më së paku 20 herë anëtarë të reprezentacionit dhe me përvojë prej 10 vjetësh si lojtarë aktivë, kanë lehtësime të posaçme për dhënien e provimit të gjyqtarëve të kategorisë I (duhet t’i plotësojnë 50 % të kushteve të parapara për dhënien e provimit).
Mbi vlerësimin nga alineja paraprake vendos Këshilli drejtues.
 
 
GJYQTARËT E EHF-it  DHE IHF-it 
 Neni 33
 Gjyqtari i kategorisë -I- ka të drejtë t’i nënshtrohet provimit për ta fituar titullin e gjyqtarit të EHF-it ose IHF-it  në këto raste:
- Duhet t’i plotësojë kushtet e parapara me rregulla të EHF dhe IHF,
- Duhet t’i plotësojë kushtet sipas dispozitave të kësaj rregulloreje (të jetë anëtar aktiv i SHGJHK-ës dhe të gjendet në listën e gjyqtarëve të Superligës kosovare),
- Të ketë më së paku 18 vjet moshe,
- Të mos jetë më i moshuar se 32 vjet,
- Që më së paku të ketë referuar 6 vjet në rangjet më të larta të ligave të Kosovës,
- Që dy vjet me radhë të jetë në listën e gjyqtarëve të kategorisë I,
- Që me rastin e paraqitjes së provimit të ketë notën mesatare më të lartë se mesatarja e gjyqtarëve të tjerë nga lista e gjyqtarëve të kategorisë I,
- Të jetë shtetas i Kosovës me vendbanim të përhershëm në Kosovë,
- Të ketë më së paku përgatitjen e mesme shkollore (kat. IV).
- Të jetë i aftë fizikisht dhe psiqikisht për referim,
- Të jetë aktiv në tubimin e Shoqatës amë dhe në atë të Kosovës
- Të ketë pamje të mirë fizike dhe sjellje shembullore.
Vlerësimin e kushteve nga pikat paraprake të këtij neni e bën Këshilli drejtues iSHGJHK.
Neni 34
Gjyqtari i kategorisë së i fiton thirrjen e gjyqtarit të EHF-it ose të IHF-it, nëse i plotëson kushtet sipas nenit paraprak të SHGJHK-së, si dhe pas nënshtrimit të testimit teorik dhe praktik sipas dispozitave të EHF-it dhe IHF–it me vendim të posaçëm të publikuar nga EHF-it apo IHF-it fiton thirrjen e gjyqtarit ndërkombëtar.
Neni 35
 Çifti i gjyqtarëve, kandidat për dhënien e provimit për gjyqtar të EHF ose IHF mund të jenë vetëm ata të cilët e flasin gjuhën zyrtare të pranuara nga EHF ose IHF, e së paku njëri prej tyre di të komunikojë në njërën nga këto gjuhë (anglisht), gjë që vërtetohet me dokumentin gjegjës.
 
KONTROLLUESIT E REFERIMIT
 Neni 36
Kontrolluesit e referimit rangohen në këto kategori:
- Kontrollues i kategorisë II
- Kontrollues i kategorisë I dhe
- Kontrollues instruktor.
 
 
KONTROLLUESI I KATEGORISË II
Neni 37
Provimit për kontrollues të kategorisë II mund t’i nënshtrohet kandidati i cili ka qenë gjyqtar i kategorisë II pasi që e ka lënë referimin dhe pasi që ka referuar më së paku 5vjet ndeshje kampionale.
Neni 38
Gjyqtari i kategorisë I, i cili më së paku 5 vjet pandërprerë ose 10 vjet me ndërprerje ka qenë në listat e kategorisë I, shpallet kontrollues i kategorisë II me datën e lënës së referimit aktiv nëse  i ka mbushur 50 vjet, apo ka qenë gjyqtarë aktiv 15 vjet pandërprerë.
Gjyqtari që gjendet në listat e EHF ose IHF, pas lënies së referimit shpallet kontrollues i kategorisë I.
Shpalljen nga alinetë paraprake e bën Këshilli drejtues i SHGJHK.
Neni 39
Fletëparaqitjes për provim nga neni 38 i kësaj rregulloreje kandidati duhet t’ia bashkangjesë:
- Biografinë e shkurtër,
- Përshkrimin mbi përparimin (avancimin) në sportin e hendbollit,
- Vërtetimin e tubimit komunal amë të gjyqtarëve dhe kontrolluesve mbi dëshmitë se ka referuar mbi 5 vjet në ndeshjet kampionale,
- Vërtetimin mbi përvojën si lojtar, dhe
- Certifikatën e lindjes dhe eventualisht shtetësisë.
Neni 40
 Provimi përbëhet nga njohja e rregullave të hendbollit, propozicioneve të garave, si dhe nga njohja e udhëheqjes dhe organizimit struktural të Shoqatës së Gjyqtarëve dhe kontrolluesve.
Provimi mund të mbahet me shkrim ose me gojë, për çka vendos Këshilli drejtues i Shoqatës. Ky këshill njëherazi e bën shpalljen e rezultatit të provimit.
Neni 41
Kandidati që nuk e kalon provimin për kontrollues të kategorisë II mbetet akoma gjyqtar i kategorisë të cilën e ka pasur.
Kandidati që nuk e kalon provimin mund t’i nënshtrohet provimit të sërishëm pas një viti.
Nëse kandidati edhe atëherë nuk e kalon provimin, provimit të sërishëm mund t’i nënshtrohet pas dy vjetësh.
Nëse edhe atëherë nuk e kalon provimin, e humb të drejtën për t’iu nënshtruar provimit.
Neni 42
 Kandidati i cili me sukses e kalon provimin shpallet kontrollues i kategorisë II me datën e dhënies së provimit.
 
KONTROLLUESI I KATEGORISË SË PARË
Neni 43
 Titullin e kontrolluesit të kategorisë I mund ta fitojë çdo kontrollues i kategorisë II, i cili me sukses e kalon provimin.
Provimin e organizon Këshilli drejtues i Shoqatës.
Kandidati i cili i nënshtrohet provimit për kontrollues të kategorisë I, duhet:
- Më së paku dy vjet të jetë kontrollues i kategorisë II,
- Më së paku t’i ketë 20 kontrolle të ndeshjeve kampionale ose për kupë,
- Me punën, angazhimin dhe sjelljet e tij të dëshmojë se meriton të përparojë, që vërtetohet me vërtetimin e tubimit amë komunal.
Neni 44
 Fletëparaqitjes për provim nga neni paraprak kandidati ia bashkangjet:
- Biografinë e shkurtër,
- Përshkrimin mbi përparimin (avancimin) në sportin e hendbollit,
- Vërtetimin e tubimit komunal amë mbi dëshminë se i ka pasur 20 kontrolle nga ndeshjet kampionale dhe për kupë,
- Vërtetimin e përvojës si lojtar, dhe
- Certifikatën e lindjes dhe eventualisht të shtetësisë.
Neni 45
 Provimi përbëhet nga njohja e rregullave të hendbollit,Proopozicioneve të garave, si dhe njohja e udhëheqjes dhe organizimit struktural të Shoqatës së Gjyqtarëve dhe kontrolluesve.
Provimi mund të mbahet me shkrim ose me gojë, për çka vendos Këshilli drejtues i Shoqatës. Ky Këshill njëherazi e bën shpalljen e rezultatit të provimit.
Neni 46
 Kandidati që nuk e kalon provimin për kontrollues të kategorisë I mbetet akoma kontrollues i kategorisë II.
Kandidati i cili nuk e kalon provimin mundë t’i nënshtrohet provimit të sërishëm pas një viti.
Nëse kandidati edhe atëherë nuk e jep provimin, mund t’i nënshtrohet provimit të ri pas dy vjetësh.
Nëse edhe pas nënshtrimit të provimit edhe për herën e dytë nuk e kalon atë, e humb të drejtën për nënshtrim të sërishëm.
Neni 47
 Kandidati i cli me sukses e jep provimin shpallet kontrollues i kategorisë I me datën e dhënies së provimit.
Neni 48
Tubimi amë i gjyqtarëve dhe kontrolluesve ka të drejtë që me vendim të posaçëm të mos iu lejojë kandidatëve të vet t’i nënshtrohen provimit për kontrollues të kategorive të larta, duke e arsyetuar këtë me shkrim.
Kandidatët kanë të drejtë ankese në këtë vendim Këshillit drejtues të SHGJHK, i cili mund ta ndryshojë këtë vendim.
Neni 49
Komisionin për dhënien e provimit për kategoritë më të larta të kontrolluesve e përbëjnë tre anëtarë që janë nga radhët e anëtarëve të SHGJHK e të cilët i emëron Këshilli drejtues.
Neni 50
Këshilli drejtues i SHGJHK e cakton edhe shumën që duhet paguar kandidati për provim, e cila paguhet për çdo paraqitje dhe nuk kthehet.
Neni 51
Kontrolluesi i referimit përparon prej kategorie në kategori ose mbetet në të njëjtën kategori.
Kontrolluesi i referimit nuk ka pasoja nëse nuk përparon nga kategoria në kategori.
Kontrolluesi i cili me sukses e ka dhënë provimin për kategori më të lartë, me kurrfarë vendimi nuk mund t’i merret titulli, përveç në rastet kur e humb pozitën aktive ose pasive dhe nga kjo kohë kanë kaluar dy vjet.
 
KONTROLLUESI INSTRUKTOR
 Neni 52
Kontrolluesi i referimit për shkak të moshës mbi 65-vjeçare, mund të shpallet kontrollues instruktor.
Kontrolluesin instruktor e emëron Këshilli drejtues i SHGJHK me qëllim të përparimit të punës profesionale dhe ngritjes së cilësisë së punës së anëtarëve të SHGJHK.
Numri i kontrolluesve instruktorë nuk është i kufizuar.
Këshilli drejtues me vendim të posaçëm e përcakton mandatin e kontrolluesve instruktorë, detyrat themelore, fushëveprimin e punës etj.
 
PROCESMBAJTËSI DHE KOHËMATËSI
 Neni 53
 Çdo anëtar aktiv i tubimit komunal të gjyqtarëve dhe kontrolluesve ka të drejtë dhe obligim ta kryejë detyrën e procesmbajtësit dhe kohëmatësit.
Neni 54
Këshilli drejtues i SHGJHK në rast nevoje i përcakton kriteret të cilat duhet t’i plotësojnë procesmbajtësi dhe kohëmatësi që të mund të kryejnë detyrën në ndeshjet kampionale dhe për kupë.
 
LISTA E GJYQTARVE TË LIGAVE TË RANGUT MË TË ULËT (Liga II,
grupmoshat e reja)
 Neni 55
 Listën e gjyqtarëve të ligave të rangut më të ulët e përbëjnë gjyqtarët fillestarë dhe të kategorisë III.
Neni 56
Tubimet komunale të gjyqtarëve janë të obliguara për dërgimin e listave të gjyqtarëve të nenit paraprak.
Në fund të vitit bëhet rangimi i çifteve të gjyqtarëve të rangut më të ulët, dhe në bazë të notave të gjykimit nga ndeshjet kamopionale.
Neni 57
 Lista e çifteve të gjyqtarëve të ligave të rangut më të ulët përpilohet nga tubimet e gjyqtarëve komunalë në bazë të notave paraprake nga ndeshjet kampionale, të cilat i aprovon Këshilli drejtues i SHGJHK.
Neni 58
 Sipas rregullit nga kjo listë bien dy çifte të gjyqtarëve që janë më së dobëti të notuar dhe në vend të tyre futen dy çifte të reja.
 
LISTA E KONTROLLUESVE TË RANGUT MË TË ULËT (Liga II)
 
Neni 59
 Listën e kontrolluesve të referimit të këtyre ligave e përbëjnë:
- Kontrolluesit e kategorisë II
- Kontrolluesit e kategorisë I dhe
- Kontrolluesit instruktorë.
Neni 60
 Propozimet për kontrollues nga neni paraprak i bëjnë tubimet komunale të gjyqtarëve, ndërsa listën e tyre e aprovon Këshilli drejtues i SHGJHK, ndërsa e ratifikon Bordi i FHK-së.
 
LISTAT E GJYQTARËVE TË LIGËS I
 Neni 61
 Listat e gjyqtarëve të Ligës I (Superliga dhe Liga I femrat) e përbëjnë gjyqtarët e kategorisë I.
Neni 62
 Lista e çifteve të gjyqtarëve të këtij rangu përpilohet në fund të kampionatit paraprak në bazë të notave të referimit nga ndeshjet kampionale dhe për kupë.
Këshilli drejtues i Shoqatës me vendim të posaçëm e përpilon listën e gjyqtarëve më të mirë, sipas rregullit vetëm nga radhët e gjyqtarëve të kategorisë I për referim në Superligë.
Neni 63
 Nga lista e gjyqtarëve e përpiluar në bazë të notave nga kampionati paraprak mund të bien deri në 2 çifte të gjyqtarëve të notuar me nota më të dobëta dhe në vend të tyre futen po aq çifte të reja të gjyqtarëve.
Neni 64
 Gjyqtarët që bien nga lista sipas nenit paraprak në vitin e ardhshëm garues referojnë ndeshjet e rangut më të ulët të garave.
Neni 65
Çiftet e gjyqtarëve të gjitha rangjeve duhet që të kontrollohen me më së paku 50% të ndeshje kampionale apo për kupë.
Neni 66
 Mosha e kufizon përparimin e anëtarëve të vjetër dhe anëtarëve me më pak perspektivë, kështuqë në listat e gjyqtarëve të Ligës I (Superliges mund të vijnë vetëm gjyqtarët deri në moshën 35 vjeç.
Neni 67
 Gjyqtari që gjendet në listat e gjyqtarëve të Ligës I e në fund të sezonit bie nga kjo listë, ndërsa i ka më tepër se 35 vjet, ka të drejtë të kthehet në të njëjtin rang në afat prej 1 viti garues.
Përjashtim nga ky rregull është në momentin kur anëtari aktiv dënohet me notë të dobët ose me ndonjë dënim disiplinor.
 
 LISTA E KONTROLLUESVE TË LIGËS I
 Neni 68
 Lista e kontrolluesve të Ligës I përbëhet prej:
- Kontrolluesve të referimit të kategorisë I, të cilët e kanë kryer këtë detyrë dy vjet radhazi ose më së paku 5 vjet kanë referuar ndeshjet e ligave kualitative.
- Kontrolluesit e referimit të kategorisë II, të cilët e kanë kryer këtë detyrë më së paku 4 vjet radhazi ose më së paku 8 vjet kanë referuar ndeshjet e Ligës I.
- Kontrolluesit instruktorë, të cilët deri në moshën 65-vjeçare kanë kontrolluar ndeshjet e ligave kualitative.
Në këto lista mund të jenë edhe kontrolluesit e kategorisë II, të cilët me punën e tyre profesionale, sjellje dhe autoritet këtë e kanë merituar. Për këtë vendos Këshilli drejtues i SHGJHK.
Neni 69
 Kontrolluesit e referimit nga listat e ligave të FHK-së pas përfundimit të vitit garues renditen varësisht prej titullit dhe kualitetit të kontrolleve, me vendim të Këshillit drejtues të SHGJHK, duke përparuar prej lige në ligë.
Kontrolluesit e vlerësuar me notë të dobët Këshilli drejtues i SHGJHK mund t’i largojë nga listat e ligave gjegjëse.
 
LISTAT E GJYQTARËVE TË SUPERLIGËS
 Neni 70
 Listat e gjyqtarëve të Superligës përbëhen nga gjyqtarët e kategorisë I dhe gjyqtarët e kategorisë II, të cilët gjatë vitit garues e japin provimin për kategorinë I, nëse nuk e japin provimin automatikisht largohen nga lista.
Neni 71
Çiftet e gjyqtarëve në listat e Superligës në fund të sezonit rangohen sipas notave të referimit në ndeshjet kampionale.
Neni 72
Këshilli drejtues i SHGJHK, duke u bazuar në notat e dhëna nga kontrolluesit në fund të vitit garues dy çifte më të dobëta i rangon në liga më të ulëta, ndërsa në listën paraprake i fut dy çifte të reja, të cilët këtë e meritojnë me nota më të mira.
Neni 73
Çiftet e gjyqtarëve të të gjitha kategorive duhet të kontrollohen.
 Neni 74
 Mosha e gjyqtarëve e kufizon përparimin e tyre, si dhe të atyre me më pak perspektivë, kështuqë në listat e gjyqtarëve të Superligës mund të jenë vetëm ata që janë më të rinj se 35 vjeç.
Neni 75
 Gjyqtari që gjendet në listën e gjyqtarëve të Superligës e nga kjo listë në fund të vitit garues largohet për shkaqe të ndryshme e i ka më tepër se 35 vjet, ka të drejtë të kthehet në të njëjtën listë pas një viti garues.
Nëse anëtari aktiv i SHGJHK nga alineja 1 notohet me notë jo të mjaftueshme ose dënohet me dënim kohor nuk ka të drejtë të kthehet në listë.
 
LISTAT E KONTROLLUESVE TË SUPERLIGËS
Neni 76
 Listën e kontrolluesve të referimit të Superligës e përbëjnë:
- Kontrolluesit e referimit të kategorisë I, të cilët më së paku 4 vjet rresht kanë kryer kontrollin ose 8 vjet kanë referuar në ndeshje kualitative.
- Kontrolluesit instruktorë, të cilët deri në moshën 65-vjeçare kanë kontrolluar
ndeshjet e ligave kualitative, 
 -Në listë mund të jenë edhe kontrolluesit e kategorisë I, të cilët me punën e tyreprofesionale, sjellje dhe autoritet kanë merituar që të rangohen në këtë listë, për çkavendos Këshilli drejtues i SHGJHK.
Neni 77
 Rangimin e kontrolluesve e bën Këshilli drejtues i Shoqatës pas përfundimit të vititgarues, duke i marrë parasysh kontrollet e bëra.
Kontrolluesit e referimit të notuar më së dobëti mund të bien në një rang më të ulët të garave.
Neni 78
 Kontrolluesit e referimit nga lista e Superligës mund të jenë në listën e EHF dhe IHF .
Kontrolluesit e referimit që nuk kanë qenë në listat e Superligës nuk mund të jenë në listat e EHF dhe IHF.
 
KONTROLLUESIT NDËRKOMBËTARË
 Neni 79
 Në listën e kontrolluesve ndërkombëtarë, duke u bazuar në dispozitat pozitive të EHF dhe IHF mund të jenë:
- Kontrolluesit që kanë qenë gjyqtarë ndërkombëtarë,
- Kryetari i SHGJHK-se,
- Kryetari i Këshillit profesional të SHGJHK, si dhe
- Veprimtarë të merituar, të cilët e kanë besimin e SHGJHK.
- Duhet të njohë gjuhen zyrtare të komunikimit në EHF dhe IHF.
 
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE TË FUNDIT
Neni 80
 Dispozitat e kësaj rregulloreje i interpreton Kuvendi, ndërsa në mes të dy mbledhjeve të Kuvendit këtë e bën Këshilli drejtues i SHGJHK.
Neni 81
 Ndërrimet dhe plotësimet e kësaj rregulloreje bëhen në të njëjtën procedurë të paraparë për aprovimin e saj.
Neni 82
 Kjo Rrgullore hynë në fuqi ditën e aprovimit më 06.04.2007, ndërsa pushon të vlejë
 
Rregullorja e miratuar më 15 gusht 2002.
                                                            Kryetari i Këshillit drejtues
                                                                      Istref Sadriu d.v.