• Shqip
  • English
  • German
  • French
Rangimi i trajnerëve
Rangimi i trajnerëve

SHOQATA E TRAJNERËVE TË HENDBOLLIT TË KOSOVËS

 

KËSHILLI DREJTUES

  

 

V E N D I M

 

MBI KATEGORIZIMIN E TRAJNERËVE TË HENDBOLLIT

SHTHK – FHK

NË PËRPUTHJE ME ”RINCK” KONVENTËN

 

  

 

 

Prishtinë, 2017

1.   DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

 

NENI 1

 

Kjo rregullore përcakton kategoritë e trajnerëve dhe kushtet për marrjen e kategorisë, për  anëtarët e Shoqatës së Trajnerëve të Federatës së Hendbollit e Kosovës

 

2.   LLOJET E KATEGORIVE

NENI 2

Në përputhje me RINCK Konventën egzistojnë llojet e kategorive si në vijim:

1.    Kategoria I

2.    Kategoria II

3.    Kategoria III

4.    EHF Master Coach

KATEGORIA I 

NENI 3

 

Kjo kategori përfshin :

·         Trajnerët me më së  paku  60 orë të edukimit, dhe përvojë aktive si trajner të paktën     2 vjet

·         Trajnerët të cilët kanë diplomën e Fakultetit të Kulturës Fizike, që nuk e kanë drejtimin e hendbollit

·         Trajnerët të cilët kanë diplomën e Shkollës së Lartë të Trajnerëve, që nuk e kanë drejtimin e hendbollit 

KATEGORIA II

 

NENI 4

Kjo kategori përfshin :

·         Trajnerët me më së  paku  240 orë të edukimit, dhe përvojë aktive si trener të paktën     2 vjet

·         Trajnerët të cilët kanë diplomën e Fakultetit të Kulturës Fizike - drejtimi i hendbollit

·         Trajnerët të cilët kanë diplomën e Shkollës së Lartë të Trajnerëve - drejtimi i hendbollit 


KATEGORIA III 

NENI 5

Kjo kategori përfshin :

·         Trajnerët me më së  paku  440 orë të edukimit, dhe përvojë aktive si trener të paktën     2 vjet

·         Trajnerët të cilët kanë diplomën e Fakultetit të Kulturës Fizike - drejtimi i hendbollit   (8 semestra) dhe përvojë aktive si trener të paktën 2 vjet

·         Doktor i shkencave sportive – drejtimi i hendbollit

·         Magjistër – Master i shkencave sportive – drejtimi hendboll (10 semestra)

·         Profesorët e Kulturës Fizike – drejtimi i hendbollit (8 semestra)

 

KATEGORIA - EHF MASTER COACH 

NENI 6

Kjo kategori përfshin :

·         Trajnerët me më së  paku  440 orë të edukimit, dhe përvojë aktive si trener të paktën     2 vjet në Kategorinë  III, përfundimi i kurseve-moduleve të detyrueshme dhe dhënia e provimit në përputhje me kërkesat dhe rregullat e EHF-së për të fituar thirrjën EHF Master COACH

Kompetencat e Trajnerëve në përputhje me nivelin e edukimit dhe punës praktike

KATEGORIA

EKIPET

 

III

-       Të gjitha ekipet kombëtare

-       Superliga e FHK-së

-       Të gjitha të kategorive I dhe II

 

 

II

-       Liga e parë e FHK-së

-       Juniorët / et

-       Kadetët / et

-       Të gjitha të kategorive I

I

-       Pionieret / et

-       Mini hendbolli

Përvoja Aktive si trener  minimum dy (2) vite në mes të secilës kategori

 

3.   LICENCIMI

NENI 7

 Të gjithë trajnerët të cilët dëshirojnë të licencohen janë të OBLIGUAR që të jenë pjesëmarrës në seminarin që e organizon Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës   çdo vit para fillim të edicionit të garave.

Nëse nuk keni marrë pjesë në seminarin e detyrueshme  për trajnerë, ju mund ta keni të drejtën për licencën e trajnerit me  kompensimin të përcaktuar në vlerë prej 100 € të paguhet në xhirollogari të SHTHK-së.

 

4.     ANËTARËSIMI

 

NENI 8

Çdo bartës i licencës së trajnerit është i obliguar ti paguaj Shoqatës Trajnerëve të FHK-ës kuotën  e caktuar për marrjen e licencës të trajnerit për çdo vit  garues varësisht nga niveli i garave (këtë duhet ta bëjë klubi i cili e angazhon trajnerin).

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Trajnerëve të FHK-ës e përcakton lartësinë e kuotës  që duhet  paguar  për  licencë  dhe  gjithashtu  për anëtarësinë, e cila  paguhet në xhirollogari SHTHK-së të FHK-së. Kuota e pagesave për  anëtarësi dhe licencim shprehet me pikë- vlera e pikave e shprehur në para  “ Euro”.

Kuota  në vartësi  nga niveli i garave, shprehet në pikë:

Nr.

Kategoria

Anëtarësia

Licenca

1

Superliga e meshkujve

20 €

30 €

2

Superliga e femrave

20 €

20 €

3

Liga e parë meshkujt dhe femrat

20 €

10 €

4

Liga e dytë

20 €

10 €

5

Liga e juniorëve, kadetëve, pionierëve

20 €

10 €

 

5.   TRAJNERËT – SHTETAS TË HUAJ NË KOSOVË

 

NENI 9

Trajnerët – Shtetasit  të huaj në Kosovë, të drejtën për anëtarësim  dhe  licencë, mund ta realizojnë në qoftë se Këshillit Drejtues të Shoqatës së Trajnerëve të FHK-ës i paraqesin :

·         Kërkesën për lëshimin e licencës 

·         Certifikatën mbi shkallën e shkollimit  profesional dhe

·         Jetëshkrimin  sportiv.

Në bazë të kritereve Shoqata e Trajnerëve të FHK-ës do të :

·         Anëtarësojë dhe lëshojë licencën për një vit garues ose

·         Pagesën në shumë prej  200 euro.

Në rast të lëshimit të licencës trajneri shtetas i huaj merr përsipër të gjitha  të drejtat dhe  obligimet të cilat  janë të parapara më këtë Rregullore të Shoqatës së Trajnerëve të Federatës Hendbollit të Kosovës

 
Leonard Cula
Kryetar i SHTHK-së