Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

11 ekipe kombëtare në IHF Trophy në Prishtinë

🇽🇰Federata e Hendbollit e Kosovës është në vlugun e përgatitjeve për një tjetër ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

🤝Falë bashkëpunimit shembullor me Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), prej 13 deri më 19 janar në Prishtinë mbahet IHF Trophy për Zonën Evropiane🇪🇺.

🏟️Ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ngjarja, që është kualifikuese për Kampionatin Botëror, mbahet për hendbollistë të rinj (Youth – U18) dhe për hendbollistët juniorë (Junior U20).

Në grupmoshën U18, faza e parë zhvillohet në grupe.

Në Grupin A janë 🇬🇪Gjeorgjia, 🇬🇧Britania e Madhe, 🇨🇾Qipro e 🇦🇱Shqipëria. Në Grupin B janë 🇧🇬Bullgaria, 🇽🇰Kosova dhe 🇲🇩Moldavia.

Ndeshjet e para janë më 14 janar: 🇬🇪Gjeorgjia – Qipro🇨🇾 (11:00), 🇬🇧Britania e Madhe – Shqipëria🇦🇱 (13:00), 🇽🇰Kosova – Moldavia🇲🇩 (17:00).

Më 17 janar janë gjysmëfinalet, ndërsa më 18 janar është finalja dhe ndeshja për medalje të bronztë.

Në grupmoshën U20 janë katër kombëtare: 🇧🇬Bullgaria, 🇨🇾Qipro, 🇬🇧Britania e Madhe dhe 🇽🇰Kosova.

Më 14 janar janë ndeshjet e para: 🇧🇬Bullgaria – Britania e Madhe🇬🇧 (15:00) dhe 🇨🇾Qipro – Kosova🇽🇰 (19:00).

Te juniorët, më 17 janar është ndeshja për vend të tretë, ndërsa më 18 janar finalja.

Në të dy grupmoshat fituesi vazhdon garën në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy. Më pas fituesi i fazës ndërkontinentale kualifikohet në Botëror🌎.

Përmes kësaj gare, 🇽🇰Kosova dy herë ka arritur në Botëror, me hendbollistët deri në 21 vjet dhe hendbollistet deri 18 vjet.

IHF-ja ia ka besuar shpesh federatës sonë organizimin e kësaj ngjarjeje që ofron mundësi të mëdha. Dhe vazhdimisht organizimi u vlerësua me nota maksimale.