14 gola të Halilit në fitoren e Vëllaznimit në Ferizaj

Ardi Halili ishte i pandalshëm të enjten mbrëma. Ai shënoi plot 14 gola për Vëllaznimin e Gjakovës që fitoi 34:32 ndaj Kastriotit në Ferizaj. Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së 25-të të Superligës A të Kosovës në hendboll.

Gjakovarët kishin epërsi bindëse pas pjesës së parë, 19:12. Në të dytën Kastrioti u afrua në rezultat dhe madje ia doli të barazoj në disa raste. Por në minutat e fundit Vëllaznimi sërish ishte më i mirë dhe arriti te fitorja 34:32.
Me 8 gola fitoren e Vëllaznimit e ndihmoi Çlirim Rama.

Festim Mustafa po ashtu shfaqi nivel të lartë te Kastrioti, duke realizuar 14 gola. Arben Dugolli shtoi 5 gola.

Lajme tjera