Vushtrria fiton në Gjilan

Vushtrria e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të premten mbrëma në palestrën në Gjilan, Vushtrria fitoi me 11 gola dallim ndaj Dritës (36:25). Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 14:11 në të mirë të vushtrriasve. Për Dritën ishte humbja e dytë […]

Prishtina e Besa përballen në derbin e stinorit

Interesim të madh pritet të ketë për ndeshjen që zhvillohet të shtunën (nesër) nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë në kryeqytet. Do të jenë Prishtina dhe Besa FamGas që do të takohen në derbin e stinorit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kampionia Besa ka kohë që nuk ka pasur rival të denjë […]

Superliga e femrave vazhdon me derbi të madh

Të shtunën (nesër) vazhdojnë garat në Superligën e Kosovës në hendboll për femra, përkatësisht fillon stinorin pranveror. Në program janë takimet e javës së 11-të, ndërsa menjëherë zhvillohet një kryendeshje. Të shtunën (nesër) në Vushtrri nga ora 18:30 takohen Vushtrria e Shqiponja. Vushtrria është e para në tabelë me 17 pikë, kurse Shqiponja renditet e […]

Fitore e Vëllaznimit, sot Drita pret Vushtrrinë

Vëllaznimi i Gjakovës e ka fituar ndeshjen e fundit të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të enjten mbrëma në Vushtrri, Vëllaznimi fitoi ndaj Samadrexhës vendase me rezultat 31:24. Pjesa e parë e ndeshjes u fitua nga gjakovarët me 14:9. Ndeshjet tjera të xhiros së 15-të janë luajtur fundjavën e kaluar. […]