Kampioni fiton kryendeshjen e javës

Rreth 700 shikues e kanë përcjellur ndeshjen më interesante të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Të shtunën mbrëma në Gjilan u takuan Drita dhe kampioni aktual, Besa Famgas. Të dy skuadrat i kishin fituar pesë ndeshjet e para. Serinë e fitoreve e vazhdoi Besa, që triumfoi ndaj Dritës me rezultat 35:22. […]

Shqiponja e Istogu fitojnë ndeshjet e luajtura në Gjakovë

Të shtunën janë luajtur tri takimet e para të javës së gjashtë të Superligës së hendbollisteve. Dy prej ndeshjeve janë luajtur në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Fillimisht kampioni në fuqi, Shqiponja fitoi ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 38:20. Më pas fitore të thellë shënoi edhe Istogu ndaj Vëllaznimit me rezultat 46:24. Për Shqiponjën […]

Fillon shkollimi sipas Rinck Conventa

Të shtunën (sot) në Gjakovë ka nisur shkollimi i trajnerëve të hendbollit sipas Rinck Conventa. FHK-ja kohë më parë ka nënshkruar marrëveshjen me EHF-në për këtë platformë shumë të suksesshme shkollimi. Një fjalim rasti në fillim të pjesës së parë të Modulit III e mbajti sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci i cili pasi […]