Fitore të reja për skuadrat pretendente

Në fundjavë janë luajtur ndeshjet e javës së 11-të të Superligës për hendbolliste. Skuadrat pretendente nuk kanë lejuar befasi, duke shënuar fitore bindëse. Kështu të dielen Istogu fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt në Pejë me rezultat 24:11. Vushtrria e ka mposhtur Samadrexhën me rezultat 33:18. Istogu e Vushtrria udhëheqin në tabelë me nga 20 pikë. […]