Kapiteni Dedaj kërkon përkrahjen e shikuesve

Në foto shihet kapiteni i Kombëtares tonë, Valon Dedaj.

Në fitoren historike të muajit prill ndaj Izraelit, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj ishte i pandalshëm duke shënuar plot 10 gola. Prej Dedajt lojë e mirë pritet edhe të mërkurën nga ora 20.00 kur Kosova luan ndeshje tjetër të rëndësishme me Poloninë. Kjo ndeshje luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. […]

Terziqi premton lojë të mirë dhe angazhim maksimal

Në foto shihet hendbollisti Deniz Terziqi.

Deniz Terziqi ishte më efikasi te Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen e parë ndaj Polonisë të luajtur në tetor të vitit të kaluar si mysafir. Kosova e kishte humbur thellë atë ndeshje, por ka marrë mësimet e nevojshme prej saj. Me Gjermaninë ishte paraqitur dukshëm më mirë, ndërsa ndaj Izraelit në prill kombëtarja jonë arriti […]