Istogu fillon me fitore mbrojtjen e titullit

KHF Istogu ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Istogu të shtunën në Vushtrri e mposhti Samadrexhën me rezultat 34:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:11 për istogaset. Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së parë, që ishte shtyrë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të Istogut. […]