Vushtrria e motivuar për ndeshje të fortë

Në foto shihen lojtaret e klubit të 'Vushtrrisë' bashkë me trajnerët e tyre.

Vushtrria ka nisur javën e kaluar përgatitjet për derbin me Istogun, që zhvillohet të shtunën nga ora 17:30. Ndeshja që luhet në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, i takon xhiros së 12-të të Superligës së hendbollisteve. Istogu e Vushtrria janë në mesin e katër skuadrave që luftojnë për titull të kampionit këtë edicion. […]