Istogu kthehet në vend të parë, Vushtrria fiton para një numri të madh shikuesish

Në foto shihet një lojtare e cila tashmë ka gjuajtur topin, kurse mbrapa saj janë pesë lojtare të ekipit kundërshtar dhe dy bashkëlojtare të saj.

Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, janë luajtur të dielen. Nuk ka pasur befasi. Ashtu si është pritur kampioni aktual, Istogu ka fituar ndaj Shqiponjës. Rezultati në fund ishte 32:9 në të mirë të Istogut. Ndeshja është luajtur në Banjë, ndërsa pas pjesës […]

Samadrexha befason Ferizajn

Në foto shihet një lojtare me top në dorë e cila është hedhur lartë për të shënuar në portë, mbrapa saj është një bashkëlojtare dhe dy lojtare të ekipit kundërshtar.

Samadrexha ka shkaktuar befasi të madhe në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Samadrexha të shtunën e ka mposhtur liderin e deritashëm, Ferizajn, me rezultat 28:27, në kuadër të javës së 13-të. Për Ferizajn ishte vetëm humbja e dytë këtë edicion. Skuadra ferizajase ka rënë në vend të dytë me 22 pikë. […]

Besa nuk ndalet as në Ferizaj, me pikë maksimale vazhdon në Superligën A

Në foto shihet një lojtar me top në dorë i cili është hedhur lartë për të gjuajtur në portën e kundërshtarit.

Besa Famgas ka fituar bindshëm ndaj Kastriotit në Ferizaj për të përfunduar stinorin e rregullt me pikë maksimale. Të shtunën në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), Besa fitoi ndaj Kastriotit me rezultatin 34:26. Është kjo xhiroja e fundit e stinorit të rregullt. Tani gjashtë skuadrat e para në […]