Në Gjakovë çerekfinalja kryesore te hendbollistët

Vëllaznimi – Trepça pritet të jetë çerekfinalja më interesante e Kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve. Këto dy skuadra takohen të enjten nga ora 18:00 në palestrën në Gjakovë. Në ndeshjet e Vëllaznimit me Trepçën në këtë edicion ka pasur rivalitet. Të gjitha përballjet mes tyre janë vendosur në aksionet e fundit. […]

Në Vushtrri ndeshja më interesante e çerekfinales

Një lojtare me top në dorë është hedhur lartë për të shënuar gol, përballë ka portieren e ekipit kundërshtar e cila po qëndron e gatshme që t’a ndalojë gjuajtjen e saj, kurse mbrapa lojtares janë disa hendbolliste të ekipit kundërshtar dhe disa bashkëlojtare të saj.

Dy skuadrat që synojnë trofe këtë edicion, KHF Vushtrria e KHF Ferizaj, takohen të mërkurën (nesër) nga ora 18:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Ndeshja Vushtrria – Ferizaj i takon çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Pritet ndeshje e fortë e cilësore e po ashtu […]