Besa fiton edhe në Ferizaj, kalon në finale

Lojtari po vrapon me top në dorë pas tij është edhe një bashkëlojtar.

Besa Famgas është finalistja e parë e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadra pejane të martën fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit dhe kaloi në finale. Besa të shtunën në Pejë kishte fituar bindshëm, kurse të martën në Ferizaj fitoi me rezultat 33:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:9 në të mirë […]

Istogu në finale të plejofit

Istogu është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Pasi e kishte fituar bindshëm ndeshjen e parë në Prishtinë, Istogu të martën fitoi thellë edhe si vendas ndaj Prishtinës. Me dy fitore të larta, Istogu kaloi në finale ku takohet me Vushtrrinë apo Ferizajn. Kampioni aktual, Istogu, […]

Kosova në grup me Suedinë, Malin e Zi e Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në hendboll do të luajë në grupin e tetë në eliminatoret e rregullta për “Euro 2022”. Shorti është duke u tërhequr tani, ndërsa Kosova ka rënë në të njëjtin grup me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Synim i Kosovës do të jetë kualifikimi në Evropian, për herë […]