Stinori nis me derbin e madh

Stinori pranveror i Superligës së Kosovës në hendboll fillon me ndeshjet e xhiros së 15-të që luhen këtë fundjavë.Stinori nis në mënyrën më të mirë të mundshme – me derbin e madh në mes të Besa Famgas dhe Prishtinës. Dy skuadrat e para në tabelë takohen të shtunën nga ora 17:00 në palestrën “Karagaçi” në […]

Jupa: E kam pritur çmimin e më të mirit

Kastriot Jupa për herë të gjashtë është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë. Jupa gjatë vitit 2020 ka pasur suksese me Besa Famgas e po ashtu me Kombëtaren e Kosovës. Pivoti i Besës ka pritur që të shpallet më i miri. Të them të drejtën ky çmim është i pritshëm për mua, […]

Çmimi e motivon Albinën për suksese edhe më të mëdha

Albina Rugova për herë të parë është shpallur hendbollistja më e mirë e vitit në Kosovë. Aloja e Istogut dhe Kombëtares së Kosovës, gjatë vitit 2020 është shquar me paraqitje të mira dhe me efikasitet. Asaj pos çmimit të hendbollistes më të mirë të vitit 2020 i ka takuar edhe çmimi i golashënueses më të […]

Fjalimi i Presidentit Eugen Saraçini në Kuvendin Zgjedhor të FHK-së

Përshëndetje të nderuar kuvendarë, bashkëpunëtorë, njerëz të hendbollit, që për dekada jepni kontribut të jashtëzakonshëm për sportin tonë të dashur. Jemi mbledhur këtu në një kohë vërtetë sfiduese, kur e gjithë bota po vuan pasojat e pandemisë COVID-19. Jemi mbledhur për një punë të rëndësishme për federatën tonë, hendbollin dhe sportin në përgjithësi. Jemi këtu […]

Eugen Saraçini edhe një mandat në krye të FHK-së

Eugen Saraçini do ta udhëheq edhe për një mandat katërvjeçar Federatën e Hendbollit të Kosovës. Në Kuvendin e rregullt Zgjedhor të FHK-së, të mbajtur të premten në Sheshin 21 në Prishtinë, Saraçini mori përkrahje absolute. Për mandatin e tretë si president i FHK-së, Saraçini u zgjodh me shumicë absolute të votave. Ai është në krye […]

Kastriot Jupa e Albina Rugova më të mirët e vitit 2020

Të premten në Sheshin 21 në Prishtinë është mbajtur manifestimi “Laureatët e Vitit 2020”. Federata e Hendbollit e Kosovës ka shpallur më të mirët e vitit të kaluar, që ishte i vështirë për shkak të pandemisë, por edhe i suksesshëm për hendbollin kosovar. Çmimet kryesore i kanë fituar Kastriot Jupa dhe Albina Rugova. Pivoti i […]