Vëllaznimi merr pikët në Drenas

Drenica e Drenasit nuk ka arritur të shfrytëzojë terrenin vendas në ndeshjen ndaj Vëllaznimit. Ndeshja e javës së 27-të të Superligës A mes Drenicës dhe Vëllaznimit u fitua nga skuadra gjakovare me rezultat 43:26. Mali Luzha ishte më efikasi te Vëllaznimi me 14 gola kurse Ardi Halilaj realizoi 10 gola. Te Drenica, Endrit Hamza shënoi […]

Istogu shënon fitoren e 20-të rresht, triumfon edhe Ferizaj

Kapitenia Albina Rugova ka shënuar 11 gola dhe ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës. Istogu të dielën fitoi 47:16 ndaj Vjosës së Shtimes. Për istogaset ishte fitorja e 20-të rresht në këtë edicion. Skuadra e Istogut udhëheq në tabelë me 40 pikë. Vjosa është e 11-ta me vetëm 6 pikë. […]