Nënshkruhet memorandumi i FHK-së me MKRS-në

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Në emër të Federatës së Hendbollit të Kosovës memorandumin e ka nënshkruar presidenti Eugen Saraçini, ndërsa në emër të MKRS-së, ministri Çeku.Përmes memorandumit përcaktohet përkrahja financiare e MKRS-së […]

Besa Famgas për të vazhduar dominimin, Prishtina për befasi

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Në finale takohen dy skuadrat më të mira të edicionit të rregullt, Besa Famgas e Prishtina. Të dy skuadrat kanë pasur shumë lojtarë në Kombëtare, ndërsa gjatë kësaj jave janë përgatitur për ndeshjen e parë […]

Skuadrat e Istogut dhe Vushtrrisë të gatshme për finalen e parë

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Nga ora 18:30 në palestrën në Istog përballen Istogu e Vushtrria.Istogu në gjysmëfinale e eliminoi Ferizajn, ndërsa Vushtrria pas dy ndeshjeve ishte më e suksesshme se Prishtina. Kthimi i Burneta Ramës ka rritur besimin te vushtrriaset, […]

Trepça – Besa Famgas dhe Prishtina – Kastrioti janë çiftet gjysmëfinale të Kupës

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Shorti i tërhequr të premten nga Komesari i Garave, Istref Sadriu, ka përcaktuar që në gjysmëfinalen e parë të takohen Trepça e Besa Famgas. Ndërsa gjysmëfinalja e dytë është në […]

Vushtrria – Istogu dhe Ferizaj – Prishtina, gjysmëfinalet e Kupës te hendbollistet

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Shorti është tërhequr të premten nga Komesari i Garave, Istref Sadriu. Turneu final i Kupës organizohet në Istog më 21 e 22 maj. Vushtrria e Istogu takohen edhe në finale të plejofit, ndërkohë që në […]