Berisha 9 pritje, Tahirukaj 7 gola – Kreuzlingeni kthehet te fitorja

Kreuzlingeni, ku paraqiten katër reprezentues të Kosovës, i është kthyer fitores në Ligën B të Zvicrës. Të shtunën mbrëma, Kreuzlingeni fitoi 35:28 ndaj skuadrës BSV Stans. Portieri Haris Berisha ka bërë 9 pritje në kët takim. Ai ndali 33 për qind të gjuajtjve. U dallua majtaku Drenit Tahirukaj, që shënoi 7 gola nga 10 tentime. […]

Istogu fiton derbin me gol në minutën e fundit

Istogut i ka takuar derbi i javës së dytë të Superligës së hendbollisteve. Të shtunën mbrëma në palestrën e qytetit në Istog, skuadra vendase shënoi fitore ndaj Prishtinës me rezultat 29:28. Madje golin e fitores, Istogu e ka shënuar në minutën e fundit të takimit. Ishte Esma Muratoviq që shënoi për rezultatin përfundimtar, 29:28. Muratoviq […]

Trepça fiton derbin në Ferizaj, Llapi ndal pikët nga ndeshja me Deçanin

Trepça e ka fituar duelin e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të shtunën mbrëma në Ferizaj, mitrovicasit fituan ndaj Kastriotit me tri gola dallim, 29:26. Ndeshja i takoi javës së dytë të Superligës së hendbollistëve. Te fitorja, Trepça erdhi në pjesën e dytë. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 15:13 për Kastriotin. Por në […]