Prishtina mposhtet nga Vardari në Shkup

KHF Prishtina e ka humbur edhe ndeshjen e dytë nga Vardari i Shkupit. Kështu skuadra prishtinase është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane në hendboll. Në Prishtinë, ndeshja e parë e luajtur të shtunën e kaluar përfundoi me 39:35 për Vardarin. Skuadra nga Shkupi fitoi ndeshjen e dytë, të shtunën, me rezultat 32:27. […]

Derbi për lakmi në Mitrovicë, Prishtina fiton me një gol dallim

Një derbi dramatik është luajtur të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Në praninë e rreth 200 shikuesve dhe në atmosferë tipike për derbi, Prishtina e ka mposhtur Trepçën vendase me rezultat 24:23. Për mitrovicasit ishte humbja e parë këtë edicion, pas pesë fitoreve rresht. Ndërkohë Prishtina ka shënuar fitoren e pestë dhe tani […]

Deçanaset me fitore të madhe në Gjakovë

Jusuf Gërvalla e ka mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë në ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja e luajtur të shtunën përfundoi me fitoren 29:27 të skuadrës deçanase. Pas pjesës së parë Jusuf Gërvalla udhëhoqi me rezultat 15:14. Erjona Gecaj ishte më efikasja te Jusuf Gërvalla me 13 gola. Pesë […]

Ferizaj mposhtet në Holandë

KHF Ferizaj e ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Hendbollistet ferizajase janë përballur me skuadrën nga Holanda, JuRo Unirek VZV. Skuadra holandeze fitoi me rezultat 35:14.Ndeshja është luajtur në ‘t Veld të Holandës.Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:8 për skuadrën vendase. Ferizaj dhe Unirek janë pajtuar […]

Besa Famgas e vendosur për ta kaluar Borcin në Kupën Evropiane

Kamionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është e gatshme për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane.Të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas takohet me Borcin e Banjallukës. Ndeshjen e parë të luajtur të dielën e kaluar në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës, Besa e humbi me rezultat […]