Fitore me dhjetë gola dallim e Istogut në Vushtrri

Istogu e ka fituar bindshëm derbin e javës së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të enjten istogaset fituan në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 34:24. Pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë, por në minutat e fundit mysafiret u shkëputën në tre gola, 15:12. Një seri e mirë në […]

U mbajt Kuvendi i Punës i FHK-së

Të enjten pasdite në Prishtinë është mbajtur Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Punimet e Kuvendit i ka udhëhequr presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, ndërsa pjesëmarrës ishin 29 nga 43 delegatë sa numëron Kuvendi i Federatës tonë. Nga delegatët ka pasur diskutime konstruktive që i kanë shërbyer mbarëvajtjes së punimeve, […]

Edhe një fitore për Besa Famgas

Besa Famgas ka shënuar fitoren e radhës, përkatësisht të 25-tën nga 25 ndeshje të luajtura në kampionatin e Kosovës në hendboll.Në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës A, ekipi pejan e mposhti Prishtinën në kryeqytet me rezultat 37:32. Ishte një prej derbive të kësaj xhiroje.Besa që në nismë krijoi epërsi prej disa golash, kurse […]

Vëllaznimi shfaq vlera, mposht Rahovecin në shtëpi

Vëllaznimi ka shënuar fitore me peshë në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 25-të, ekipi gjakovar e mposhti Rahovecin në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.Vëllaznimi fitoi me rezultatin 31:27, kurse te fitorja erdhi në pjesën e dytë.Pjesa e parë ishte e barabartë ndërsa në epërsi ishte herë […]

Kastrioti konfirmon formën, fiton ndaj Trepçës në Mitrovicë

Portieri Liridon Esati mbylli portën në pjesën e dytë për ta udhëhequr Kastriotin ndaj fitores në Mitrovicë. Esati bëri shumë pritje, ndërsa Kastrioti i Ferizajt e mposhti Trepçën me rezultatin 25:22. Ishte ky derbi i xhiros së 25-të të Superligës A, ndërsa u luajt të mërkurën mbrëma.Kastrioti falë mbrojtjes së fortë, në pjesën e dytë […]