Kosova U20 humb ndeshjen e parë në Evropian

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Varna të Bullgarisë. Djemtë tanë u takuan me Rumaninë, ndërsa kanë humbur me rezultat 39:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:9. Kombëtarja jonë, sidomos në periudha të caktuara në pjesën […]

Afat shumë i pasur kalimtar

Lëvizje të shumta të lojtarëve janë realizuar në afatin e rregullt veror kalimtar në hendbollin kosovar. Afati ishte i hapur prej 1 deri më 15 korrik, ndërsa disa skuadra kanë realizuar përforcime të shumta. Te hendbollistët shquhen Vushtrria e Rahoveci, që pos lojtarëve të shumtë vendorë, kanë angazhuar edhe lojtarë të huaj. Ndërkohë edhe Drita […]

Kosova U20 e gatshme për ndeshjen e parë në Evropian

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll është vendosur dje në Varna të Bullgarisë, ku zhvillohet Kampionati Evropian i Divizionit B.Hendbollistët tanë kanë zhvilluar në Varna stërvitje nën urdhërat e kryetrajnerit Taib Kabashi dhe janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në ndeshjet e Evropianit. Ndeshja e parë e Kosovës U20 është sot prej orës 19:00. […]

Hendbollistët e UP-së kualifikohen në finale

Hendbollistët e Universitetit të Prishtinës janë kualifikuar në finale të Kupës Botërore Universitare.Të premten mbrëma hendbollistët tanë fituan në gjysmëfinale ndaj Universitetit të Malit të Zi me rezultat të lartë, 43:30. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:15. Arbios Mushkolaj ishte më efikasi me 11 gola. Lulzim Shabani i realizoi 6 gola, ndërsa nga 4 […]