Fitore për Istogun e Vushtrrinë
Nuk ka pasur befasi në ndeshjet e së dielës në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kampioni aktual dhe lider i klasifikimit, Istogu, ka fituar 41:21 ndaj skuadrës deçanase Jusuf Gërvalla.Arlinda Dinarica i shënoi nëntë gola për Istogun, ndërsa shtatë i kishte Tainara Luna Goncalves. Nga gjashtë gola i shënuan Yllka Shatri e Dajana Milaniq. […]
Java e Kombëtares së Kosovës
Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës tashmë kanë nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Euro 2024. Kjo javë i takon Kombëtares së Kosovës. Të enjten prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është ndeshja Kosova – Mali i Zi. Ndërsa të dielen prej orës 18:00 është takimi Sllovenia […]